Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Do qash dy orë! Majmunëria e “social media” në një film!

Forum E premte, 10 Prill 2020 20:14
Do qash dy orë!  Majmunëria e “social media” në një film!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zirina Llambro –
Ditët e fundit në karantinë, në dhjetra profile në instagram, qarkulloi një film turk, si një “must” për t’u parë. “Do qash dy orë”, “Nuk do të ndalojnë lotët”, ishin diçiturat me fotot cover të filmit dhe mes dilemash, për të qarë këto ditë, apo për të mos qarë, vendosa ta shoh. Filmi ishte interesant, por shqetësimi im nisi të shtohej, kur nuk po arrija të qaja dot si 1818 njerëzit e tjerë të cilët e sugjeronin. Aq sa në një moment u ndjeva në faj, kur më pyetën sërish : A kisha qarë shumë? Dhe u përgjigja : Jo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më tej, vendosa ta them hapur se impresioni mbi këtë film nuk kishte qenë aq i madh dhe çuditërisht ashtu sikurse dhe unë, shumë të tjerë nuk kishin qarë aspak. Pra nuk kisha qenë vetëm.Pra, ata persona publikë apo jo që mendojnë se edhe lotët na vërshojnëçurg, sipas oreksit dhe shijeve të tyre, bën vaki nuk para qajnë as vetë.Ose edhe kur qajnë nuk është se na duken më të ndjeshëm!

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 11 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 12 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 17 orësh

Në të njëjtat ujra me çoi edhe fotoja apo videoja e famshme e shumëkujt me një tufë librash nga pas, bibolotekën e madhe në sfond, njësoj si “check in” në Jalë sapo nis gushti. Disa lexojnë vërtet dhe për këtë respekti është maksimal, ama të tjerë që ne i njohim dashurinë për librin e kanë të cungët dhe kjo u lexohet qartë e pastër sapo hapin gojën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pastaj Tik-Tok, trendi më i famshëm i instagramit, për të cilin nuk kam fjalë se as nuk arrij ta kuptoj pse është trend. Të më ndjeni për injorancën e thellë. Fenomen i majmunërisë në Social Media, sigurisht qënuk është shqiptar dhe të kuptohemi drejt, askush nuk po merr përsipër të bëjë ciniken apo kritiken sepse në fund të ditës jemi njerëz të lirë, por tek të gjithë ne ku më shumë e ku më pak, “majmunëria e rrjeteve sociale” ka qenë shumë më shumë e dukshme këto kohë karantine dhe në një shoqëri të vogël si jona efekti i disa të vetëshpallurve “Influencer”, me ndjekës të vetët apo të blerë, (pak rëndësi ka kjo), ka qenë sa stimulues aq edhe argëtues.

Pyetja që më lindi, kur nuk arrita të qaj dy orë, ishte cilët nga këto profile me qindra mijra ndjekës mund të jenë modele të deformuara, aspak për tu ndjekur, aspak frymëzues, për një brez qëështë më i ndikueshëm, për një nivel intelektual që “sapunin e ha për djathë”. Solla në mendje disa: Profilin e tipit që ka blerë shtëpi nga postimet e paguara në instagram, profilin e vajzës nga provinca që me shumë dhunë e insistim u fut në tregun mediatik, profilin e show-girl që po t’i bësh ndonjë koment negativ është gati të të nxjerri foton me një shkrim denigrues pse s’ke nderruar emrin,duke vjellë vrer në median e saj, profilin e vajzës së gjithanshme. E shumë e shumë profile bodox e tallava që kanë kapërcyer 1 milion ndjekës.

Pastaj mes tyre sheh vërtet sa spontane përshembull është një balerinë shqiptare në Itali, që të kënaq syrin kur e sheh se bën punët e shtëpisë edhe duke kërcyer, që bën sparkatën në xham, por ështëkaq origjinale dhe vetja. Profilin e ndonjë moderatoreje të re që fotot me maskë ja nxjerr edhe “Neë York times”, por ka një thjeshtësi qëçuditërisht të bën për vete. Profilin e ndonjë aktori të humorit që të bën vërtet për të qeshur, etj etj.

Mes këtyre mendimeve mu kujtua edhe një profesor i imi i cili kur thonte se :Media online është e ardhmja, ne të printit nuk e besonim. Por media online nuk mund të jetë “Majmunëria online” dhe kjo mjamunëri nuk mund të jetë ushqimi i vetëm për median. Mbase dalja nga karantina do të na shpëtojë disi prej saj, ndonëse nuk jam fort e sigurt, por promovimi i modeleve që nuk janë modele, por thjesht disa kopjacë jo të bukur që teksa njerëzit i ndjekin apo komentojnë pjesën më të madhe të postimeve e bëjnë kundrejt pagesave , e kërkojnë të influencojnë për diçka që nuk janë, është një problem shqetësuese që duhet ndjekur me më shumë vëmendje sesa filmi i famshëm që shumkënd nuk e bëri për të qarë.

Të shesësh është art dhe sigurisht që në të gjithë botën, ky lloj arti paguhet, por të ngresh një profil që nuk të ngjan aspak dhe të influencosh me të të tjerët, këtu pastaj fajtor janë të gjithë nga pak. Tani të kuptohemi, nuk është se do qajmë nga kjo, por mirë do ishte të kishim qarë nja dy orë, për t’u ndjerë më lehtë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.