Dritan Hila, Ramës: Je ortak i kazanëve mediatikë
Analisti Dritan Hila ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama pas akuzave të këtij të fundit ndaj gazetarëve dhe mediave. Në një postim në rrjetet sociale, Hila shkruan se kazanët mediatikë janë krijuar dhe ndihmuar edhe me ndihmën e kreut të qeverisë.
“Sir, ka 20 vjet që nuk i rrahin më gazetarët. Kështu që mos na e shit si meritë dhe qytetari Tuajën. Nuk i ngordhin më në hu, por i ngordhin për bukë. E ca më keq kur është buka e kalamajve, se të zhburrëron. Dhe kjo shpesh i detyron të futen në kazanë; kazanë të cilet ju i keni ndihmuar të prodhohen dhe je ortak. Mos bej sikur nuk e di. Apo je vertet kaq jashtë realitetit?!”, shkruan Hila.