Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Ndikimi i madh i propagandës ruse. “Skizofrenia” e shoqërisë në Serbi

Forum E diel, 27 Gusht 2023 08:53
DW: Ndikimi i madh i propagandës ruse. “Skizofrenia” e shoqërisë në Serbi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të luftës në Ukrainë, qytetarët e Serbisë ende mendojnë se Rusia nuk është fajtore për fillimin e saj.

Rreth 66 për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se Perëndimi është përgjegjës për luftën në Ukrainë, ndërsa vetëm 21 për qind e fajësojnë Rusinë dhe Putinin për luftën. Ndërkohë që vetëm pak më shumë se tre për qind e shohin si fajtore Ukrainën. Të tjerët “nuk e dinë”. Kështu thuhet në sondazhin e fundit në Serbi me titull “Orientimi i Serbisë në Politikën e Jashtme” i publikuar në fillim të muajit prill nga organizata joqeveritare serbe “Rruga e Tretë e Re”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 14 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 17 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 19 orësh

Sipas këtij sondazhi, 47,5 për qind e të anketuarve besojnë se Rusia është partneri më i rëndësishëm politik i Serbisë. Vetëm 30 për qind thonë se ai është Bashkimi Evropian, ndërsa 19 për qind janë të bindur se është Kina.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e popullsisë e sheh BE-në si një mbështetëse më të rëndësishme ekonomike për të ardhmen, ndërsa vetëm 21 për qind besojnë se mbështetja e tyre kryesore ekonomike vjen nga Rusia. Më në fund Kinën si mbështetësin kryesor e shohin 26 për qind e qytetarëve të Serbisë.

Të dhënat reale ekonomike tregojnë shumë qartë gjendjen faktike. BE-ja ka qenë lider në investimet e huaja direkte në Serbi për vite me radhë. Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Serbisë, të disponueshme për gjashtë muajt e parë të vitit 2022, investimet nga vendet e Bashkimit Evropian përbënin një të tretën e totalit të investimeve në vend.

“Skizofrenia” e shoqërisë në Serbi

Bëhet fjalë për “skizofreninë” e një pjese të madhe të publikut në Serbi dhe në ato pjesë të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët, siç është, për shembull, Republika Srpska në Bosnjë-Hercegovinë, thotë Thomas Brey, ish-drejtues i seksionit të Deutsche Presse Agentur (dpa) për Ballkanin dhe autor i studimit “Mediat ruse në Ballkan dhe roli i tyre në luftën agresive kundër Ukrainës”, të bërë për Fondacionin Friedrich Naumann.

“Kur diçka i prek ata personalisht, njerëzit në Serbi nuk kërkojnë punë në Rusi, dhe nuk shkojnë në Kinë për të studiuar, por në Perëndim. Ndërsa kur bëhet fjalë për politikën zyrtare, njerëzit janë të bindur se Rusia dhe Kina janë të mirat, e Perëndimi është negativ është kundër Serbisë dhe i do të keqen Serbisë”, shpjegon Brey në një intervistë për DW. Sipas Brey, media propagandistike ruse RT (ish-Russia Today) dhe Sputnik luajnë një rol kyç në përhapjen e asaj narrative për Serbinë si viktimë e ndonjë komploti perëndimor – që është identik me narrativën e politikës zyrtare ruse.

Ato kanë redaksi të pajisura mirë në Beograd dhe përhapin propagandë ruse çdo ditë, e kjo gjen një tokë pjellore në Serbi. “Ka një lidhje tradicionale mes Rusisë dhe Serbisë. Që nga koha e luftërave ballkanike, deri në luftërat e fundit jugosllave, Rusia u paraqit si vendi vëlla i Serbisë. Kjo, natyrisht, përfshin edhe pikat kulturore të kontaktit, si gjuha sllave apo feja ortodokse”, thotë Brey.

Ai vë në dukje se një nga fokuset kryesore të propagandës ruse është nxitja e tensioneve ndëretnike në Ballkan, duke nënvizuar gjithmonë se “Rusia qëndron pa rezerva në anën e Sebisë në çdo mosmarrëveshje, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën”.

Elita politike e mbështet konceptin rus

Por ndikimi i mediave ruse në Serbi do të kufizohej nëse nuk do të kishin mbështetjen e madhe të elitës politike në Serbi të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Ai e sheh Putinin dhe modelin e tij të menaxhimit të shtetit si një model të mirë, si një baba të kombit që lufton për të ruajtur vlerat tradicionale dhe është një pengesë për tendencat moderne, liberale si respekti për lëvizjen LGBT ose përpjekjet për të zbehur dhe shtypur roli i fesë në shoqëri që vijnë nga Perëndimi, thotë Brey. Pa mbështetjen e elitës politike, mediat në Serbi nuk do të mund të transmetonin dezinformata ruse.

E si duket në praktikë kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, Brey tregon në studimin e tij shembuj të shumtë nga mediat serbe. Titujt, si nga koha para luftës në Ukrainë ashtu edhe pas pushtimit rus, duken sikur janë nga ndonjë univers paralel dhe i shkruar drejtpërdrejt në Kremlin: “Fillon rendi i ri botëror – Putini mundi BE-në dhe NATO-n” (Srpski telegraf, 15.11.2016.); “Blickrig – Një uragan rus ka zbritur në Ukrainë: Putin arriti në Kiev brenda një dite” (Alo, 25/02/2022); “Goditja ruse si përgjigje ndaj kërcënimeve të NATO-s” (Veçernje Novosti, 25/02/2022); “Ukraina sulmoi Rusinë!” (Informer, 22.02.2022); “Fashistët po gjuajnë serbët – ndërsa Evropa hesht dhe shikon” (Informer, 16.01.2023 – tema: Kosovë); “Lufta e pistë e BE-së kundër Serbisë” (Informer, 7 tetor 2022); “Amerikanët dhe britanikët pranuan: Putini e fitoi luftën!” (Srpski Telegraf, 7.4.2022); “Putin: Rënia e hegjemonisë perëndimore është e pakthyeshme” (Peçat, 7 tetor 2022)

Një politikë e suksesshme e lëkundjes

Në të njëjtën kohë, Vuçiçi, i cili sipas Brey, ka kontroll të plotë mbi mediat më me ndikim në vend, zyrtarisht mbron një politikë miqësore ndaj BE-së. Ai thekson se Serbia është ende kandidate për anëtarësim në BE dhe po përpiqet të tërheqë sa më shumë investime evropiane në vend.

Brey e quan këtë si “politika e lëkundjes”, e cila e ka origjinën në bllokun e të painkuadruarve nga koha e Titos, e që u vazhdua në Serbi më vonë, për shembull, në kohën e presidentit Boris Tadiq. “Ky manovrim ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit është një mjet me të cilin Vuçiç dhe njerëzit përreth tij sigurojnë që të qëndrojnë në pushtet. Ai nuk e shpiku, por e përsosi këtë sistem. Duke zënë një pozicion mes këtyre dy blloqeve, Vuçiç po përpiqet të pozicionohet si një partner interesant për të dy. “Serbia është një vend i vogël, si për nga popullsia ashtu edhe për nga fuqia ekonomike. Por ka një rol shumë më të madh në skenën ndërkombëtare sesa do të kishte normalisht”, thotë Brey.

Vuçiç me politikën e tij është shumë i suksesshëm dhe nuk ka interes të ndryshojë asgjë. Çdo reformë serioze, çdo përpjekje për të shtypur korrupsionin do të kërcënonte pozitën e pushtetit të Vuçiçit. Prandaj, sipas Brey, nuk është realiste të pritet që vetë qeveria të mund të ndryshojë politikën aktuale.

Nga këndvështrimi i Perëndimit, Brey thekson në studimin e tij, konceptin e bashkëpunimit të pakushtëzuar me të ashtuquajturit “stabilokratë” në Ballkan, që vazhdon prej vitesh, është një gabim i rëndë. Përveç Vuçiçit në Serbi, të tillë për shembull kanë qenë edhe Milo Gjukanoviq në Mal të Zi, Bakir Izetbegoviq dhe Dragan Çoviq në B-H ose Nikola Gruevski në Maqedoninë e Veriut. Tolerimi i modeleve autokratike të qeverisjes nuk i afroi këto vende me Perëndimin, për sa i përket pranimit të vlerave themelore të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vullnetit për kompromis. Në vend të kësaj, ata kopjuan llojin e qeverisjes së krijuar nga Putini në Rusi. Futën kontrollin e mediave dhe gjyqësorit, gjithëfuqinë e shërbimeve sekrete dhe policisë, si dhe eliminimin e konkurrentëve politikë.

Po tani, çfarë duhet bërë?

Brey është i bindur se ndryshimi i kësaj narrative dominuese është i mundur vetëm duke rritur ndërgjegjësimin e të rinjve. Prandaj, ai angazhohet për krijimin dhe zgjerimin e një programi shkëmbimi mes të rinjve nga Serbia dhe bashkëmoshatarëve të tyre nga vendet perëndimore.

Përveç kësaj, është e nevojshme të diskutohen në mënyrë kritike tekstet shkollore, mbi të gjitha ato të historisë, për të kundërshtuar paraqitjen e njëanshme dhe të pavërtetë të ngjarjeve nga e kaluara dhe rrjedhimisht indoktrinimin e të rinjve.

Roli kryesor, megjithatë, i takon medias. Brey këtu mbron idenë e ndihmës në edukimin e gazetarëve të rinj dhe ofrimin e mbështetjes financiare dhe teknike për mediat e pavarura dhe kritike.

Së fundi, BE-ja ka edhe instrumente konkrete presioni ndaj autoriteteve në Serbi: “Duke qenë se BE-ja është deri tani investitori më i madh dhe partneri kryesor tregtar dhe financiar i Serbisë, duhet të krijohet një lidhje ndërmjet transferimit të madh të parave të BE-së dhe zbatimit të reformave të dakorduara tashmë në parim në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias”.

Se si mund të funksionojë kjo, mund të shihet edhe brenda BE-së në shembullin e Polonisë dhe Hungarisë. “Ajo që është të paktën pjesërisht e mundur të arrihet për kërcënimeve me sanksione financiare me këta anëtarë të BE, do të duhej të funksiononte edhe më mirë kur bëhet fjalë për një vend kandidat, siç është Serbia”, është i bindur eksperti gjerman për çështjet ballkanike, Thomas Brey.

Etiketat e lidhura

propaganda ruse në Serbi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 9 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.