Dy fjalë për shoqatat dhe shoqërinë civile që hesht para një vrasje…
Nga Artan Manushaqe-
Dy fjale per keto OJF “qe mbrojne lirite e te drejtat qytetare ” Meqense sot, 10 Dhjetori eshte Dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut!
Dje ne proteste u pa se pothuajse asnje nga keto organizata nuk ishte prezente apo te merte pjese ne nje reagim qytetar per jeten e Klodianit te mare nga plumbi i ketij pushteti.
Kush me thote mua qe kjo ishte rastesi, une i them qe jo, nuk eshte rastesi, por pasoje e pritshme logjike dhe faktike e nje shkaku ne vazhdueshmeri e ne rritje keto vitet e fundit me qellim kontrollin e OJF nga pushteti dhe rilindja, ne funksion te asaj qe e ka emrin Dhune e Represion Policor, me regji qendrore nga ky pushtet kriminal e tradhetar.
Sot pothuajse asnje OJF edhe nga keto qe dalin per kategori te ceshtjeve qe lidhen me Lirite e te Drejtat e Njeriut, “diskriminimin”, nuk u pane asgjekundi, nuk u ndien, nuk e prishen rehatine e xhepit te ngrohte nga pushteti dhe Kimetja!
Une personalisht s’kam pasur asnje dyshim per menyren e te vepruarit te tyre, pasi kam kaq vite dhe i njoh shume mire, por sot, keto OJF, treguan qe nuk kane asnje moral njerezor e kur s’ke moral njerezor per nje djale 25 vjecar te vrare nga plumbi i pushtetit ne kryeqytet nuk ke se si mund te kesh moral atdhetar.
Ju jeni disa njerez me moral fiktiv dhe te peshtire, ju jeni frikacaker, jeni paraziter ne shoqeri, qe pervecese me servilitet ju nuk mbijetoni dot si qenie fizike se moralisht jeni inceneruar nga ky pushtet antikombetar.
Me ju e pa ju, Ne Shqiperine do ta clirojme edhe per Ju.