Dylgjeri zbulon mesazhin e Ramës për investitorët e huaj që duan të vijnë në Shqipëri
Nga Ylli Dylgjeri
Mediabacterium shkatëron aparatin tretës…
Të gjithë investitorëve të huaj që duan të vinë
në shqipëri kryeministri ynë u dha dje një këshillë të prerë: Mos takoni median se ju shkatēron aparatin tretës! Keshtu tha.
Duke qenë se mbaj kontakte me investitoret e huaj, per të mos u ndodhur gafil, googëllova dhe krijova një bindje më të qendrueshme lidhur me këtë sëmundje tuberkulare që ka përfshirë median e vendit tim.
Sipas Wikipedias, ndryshe nga Wikiliksi shkaktari kryesor i këtij tuberkulozit është një bakter i klasës së mikrobakterieve dhe quhet Mediabacterium Tuberculosis. Ai është i aftë të mbijetojë në temperatura të larta dhe në ditë me shi. Pa u ushqyer dhe pa orar.
Mund të mbijetojë në mbi 40 gradë me ditë të tëra. Mbijeton gjatë para dhe brenda dyerve të institucioneve shtetrore e publike, Partive politike, Kuvendit te Shqiperise, Drejtesi, në FB,
ne Portale e Redaksi lajmesh etj. Kudo ku bëhen politika për shtetin e qytetarin. Këtu ka një perjashtim, ky mikrob nuk infekton vetëm Qytetarin Digital.
Po ashtu Mediabacteriumi është një organizëm që paraqet një metabolizëm të bazuar mbi oksigjenin dhe në mungesë të tij nuk rritet.
Kjo është arsyeja edhe pse tuberkulozi godet vetëm organet që përdorin më shumë oksigjen siç janë mushkërite, stomaku, zorrën e holle dhe në fund në zorrën e trashë. Bakteri nuk është rezistent ndaj drogave e alkoolit. Herë pas here personat e kapur nga ky lloj tuberkulozi urinojnë në mënyrë të pa vullnetshme, por jo deri ne piken e fundit. Pika e fundit dallon se hapet në pantallona. Këshillohen veshja e tutave të trasha për të mbuluar pikën e rrjedhur çurk. Kjo është një karakteristikë ku bazohet edhe identifikimi i te infektuarit.
Më pak fjalë i gjithë dëmi që vjen është nga organizmi në tentativën që bën për ta thithur këtë bakter, prandaj nuk duhet kontakte dhe bashkebisedime me punonjësit e këtyre mediave deri në zhdukjen e plote të ketij
bakteri të pushtetshëm.
Duhet të kemi parasysh që infeksioni i parë i tuberkulozit nga Mediabacterium në përgjithësi dominohet nga sistemi imunitar i organizmit por është infeksioni i dytë që shkakton dëmet më të mëdha si pasojë e memories që mban organizmi rreth këtij bakteri që të dërgon përfundimisht në gjendje të çekulibruar deri te të folura me vete dhe për veten në publik.