Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E gjetëm edhe tradhtarin, po më tej?

Forum E shtunë, 21 Nëntor 2020 22:49
E gjetëm edhe tradhtarin, po më tej?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Levonja –
Si përfundim, tani që Lulzim Basha u shpall ”tradhtar” i UÇK-ës, a ja ulëm vlerën borxhit publik. A e ulëm shifrën 84% në 64%, aq sa e kishim në vitin 2013? A na i fali arbitrazhi në Washington (2019) detyrimet kontraktore të anulluara nga kjo qeveri, si gjoja korruptive nga qeveria e mëparshme. 110 milion euro, jo pak. Borxh i detyrueshëm publik. A u rregullua statusi publik i nëpunësit civil, pasi edhe këtu ka një firo të konsiderueshme rrjedhje parash nga buxheti, për ata që humbin vendin e punës në administratë nga ndryshimi i pushtetit? Një postulat që u rri shqiptarëve si laku i kërpit rreth qafës, aman mos më merr në qafë se kam kalamaj për të ushqyer. Mezi e rregullova këtë vend pune. Pagova sa qimet e kokës. E ropa djalin në Gjermani. Ku di unë, i shkreti. U ngritën pensionet e mjeruara? Po nga përkrahja, a u hoq pyetja se kush ka dush e televizor, nuk i takon gjë. Duhet të jesh i vobektë që të japin 15 mijë lekë. Madje mish me dy sy, ku të ketë mundësi lal legeni dhe Ed shallvarexhiu, të vi me kamerat e ERTV e tu japi ndonjë thes miell. Tu flasi për ”tradhtarin” Lul hollandezin. Tani që e sqaruam se figura morale e kandidadit të ardhshëm për kryeministër është bizarre. Dhe se nuk ia vlen për kryeministër të ardhshëm, a u futëm në Europë? U hapën negociatat apo jo? Se kemi kaq vjet me gërrvërre se kush na fut në Europë, apo jo? Dhe e kaluam refuzimin e para dy ditëve, refuzimin e njëmbëdhjetë, ashtu si pa gajle. Studiot vlonin…, Luli, Luli, UNMIK, UÇK, tradhtari, ka qënë përkthyes apo oficer legal? Europa na refuzoi rishtas, na tha sysh, gjeni gjuhën e bashkëpunimit, vini gjykatat në funksion, por ne kemi hallin se sa i pastër është moralisht kryeministri i ardhshëm. Tani që gjetëm dhe atë që një ish futbollist i kombëtarës, një çfarë të them, ”tradhtar”, ”armik”, një garip që i duket vetja se çfarë ka qënë etj. A e fituam betejën me covidin? A i përmisuam spitalet? I ulëm numrat e infektimit? I shtuam testimet ditore, me qëllim izolimin e vatrave? Po humbim njëri-tjetrin sikur nuk kemi qënë kurrë. Dhe as që po na dhëmb fare. Nuk po kemi kohë të qajmë sikur një minutë, të kuptojmë që jemi njerëz. Nuk e kemi më një familjar, një të afërm, një mik me të cilin ndanim jetën. Jemi bërë grerëza, shifra, gumëzhimë, sende. Nga që nuk na lënë Edi Rama, Lali Eri, Ilir Meta apo ”tradhtari” Lul Basha. Ka qënë apo nuk ka qënë futbollist i madh Andi Lila? Pika neve… nuk po i shkojmë dot në varrim shoqi-shoqit. Nuk po i gjëndemi dot njëri-tjetrit, të ndajmë atë kafen e hidhur, tymin e duhanit, këtej çirremi për futbollistë e artistë. Të gjitha këtyre figurave, si majtas dhe djathtas, se e drejta e Zotit e do t’i drejtohesh njësoj si këtij Lilës edhe Eli Farës, ndryshe ecim mënjanë. U duhet thënë shkoqur…, ose më mirë juve se ata kanë strategji karriere. Të fashmën i bëri adhurimi jonë, jo plateja e politkës. Që domethënë, nëse je sportist i famshëm falu asaj bukurie fyti e sysh me mijra në shkallët e stadiumit, asaj që të adhuron, që çirret për ty. E nëse je artist i famshëm, falu asaj gjindje që të duartroket se ata të bënë ky që je. Nuk të bëri politika. Boll me poza krah lali Erit apo lali Verit. Ne e dimë që sportisti a artisti është më i madh se Zoti, mos na rrëzoni adhurimin. Se po na mbushni mendjen që jeni të përdorueshëm si prezervativi. Eshtë e dhimbshme. Shenjtëria vjen nga poshtë, jo nga lart. Vëllezër ua kanë futur thellë. Aq thellë ua kanë futur aq sa jeni imunizuar kokë e këmbë. Nuk po ndjeni më asgjë. Jeni bërë engjuj të ndërgjegjshëm të djallit. Mashtroni me ndërgjegje të plotë, pa pikë turpi a sedre, pa pikë përgjegjësie për ato mut titujsh që mbani si medaljone. Madje ju rrofshin hekurosja, kollarja, apo klasi shtresë e ngritur. Eshtë e pabesueshme të dëgjosh në 2020 në një emison televiziv se akoma uji është me orar të kufizuar. Si mund të merresh me tradhtinë e një personi që ka çelsat e kashtës. Eshtë absurd kolektiv. Eshtë budallepsje. Se je akoma me depozita. Dhe për më keq, i pa përdorueshëm, i pistë dhe me mbetje të zeza. Merruni me tradhtinë e Lulit, ju të tredhurit dhe tradhtuarit njëmijë herë.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 18 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.