Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:55 Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026 Dashi Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke sjellë mundësi të shkëlqyera. Pranojeni këtë periudhë tranzicioni ku ndoshta keni një rol më pak…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E nesërmja është vetëm në dorën tonë. Ju lutem rrini në shtëpi

Forum E shtunë, 21 Mars 2020 14:36
E nesërmja është vetëm në dorën tonë. Ju lutem rrini në shtëpi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Haris Vongli –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ditën që lash pas Pekinin e boshatisur prej ditësh, në mbremjen e 23 janarit, u izolua edhe gjithë Wuhan-i, qendra e provincës Hubei, aty ku nisi e gjitha kjo që sot është kthyer në pandemi botërore, duke mos patur mundësi që askush të dilte nga shtëpitë, të futej apo të dilte nga zonat e bllokuara. Ky ishte urdhër që respektohej me rigorozitet.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 14 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 15 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 20 orësh

Sipas studimeve, nëse Wuahn-i do të izolohej më datë 22 janar, pra 24 orë më parë nga koha që autoritetet urdhëruan izolimin e tij, do të kishte 40% më pak të infektuar dhe për rrjedhojë shumë herë më pak viktima. Pra, e përsëris, 24 orë më herët izolim, do të thotë 40% më pak të infektuar. Dhe sigurisht që ngjitja e “Coronavirus” ka jo vetëm një shpejtësi marramendëse, por edhe shenjat i jep më vonë. Mund të jemi të infektuar, duke infektuar edhe të tjerët, edhe kur ndihemi në formë të mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, Kina po e merr veten pikërisht nga izolimi absolut. Izolimi u bë jo vetëm në bindje të urdhrave të autoriteteve përkatëse por edhe sepse ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi i popullit kinez është ndër më të lartët që kam njohur ndonjëherë, prandaj dhe jetesa ime në atë vend, për disa vite, më ka bërë të vlerësojë edhe më shumë disiplinën dhe mungesën e egoizmit të sëmurë. Të veprosh duke mos menduar vetëm për veten, por edhe për tjetrin me të cilin bashkëjeton në komunitet; është minimumi i njerzillëkut dhe përgjegjësisë kolektive.
Nuk bëhet karshillik me shëndetin e një komuniteti, qyteti, shteti të tërë dhe përtej.

Në Itali, shumë njerëz të infektuar me COVID 19 kanë dhënë shpirt në shtëpitë e tyre, duke mos patur as mundësinë të shkojnë në spital, apo të arrijnë të kapin të lira linjat telefonike të vëna në dispozicion, si puna e 127-ës tonë.

Italia fqinje është gjunjëzuar, të dashur shqiptar që në ditë të thjeshta shaheni, rriheni e vriteni me njëri tjetrin e në ditët më të vështira si këto dilni krah më krah. E dini pse Italia, e vogël sa një provincë e vetme e Kinës, ka lënë pas edhe këtë të fundit për nga numri i vdekjeve? Sepse izolimi për ta përbënte sakrificë të madhe, ishte një luftë e hapur ndaj pasionit të tyre për jetën sociale. E gjithë kjo erdhi si pasojë e socializimit në masë, nga moskarantinimi, nga grumbullimet masive, njësoj si këto tuajat në qendër e në periferi të qyteteve, gjatë orareve të lejuara për të dalë për ndonjë emergjencë dhe jo për të vënë në lëvizje muskujt e “fjetur” prej një jave. Nuk do shumë mënd, që ne të mos shuhemi nga një për çdo 16 minuta, si në Lombardinë të cilën shumë prej nesh e kanë vizituar gati çdo muaj se ja ku është, NE DUHET TË RRIMË NË SHTËPI.

OBSH-ja tha se çdo shtet duhet të testojë, të testojë, të testojë sa më shumë raste të dyshuara me coronavirus. Ne nuk i kemi kapacitetet, ne nuk do ia dalim dot nëse ju nuk rrini në shtëpi. Po edhe nëse vijnë miliona tamponë testues, dhe lokalizojmë të gjithë pacientët, ne përsëri nuk kemi shtretër dhe asnjë kapacitet spitalor për të përballuar ndonjë katastrofë si kjo e Italisë ku numri i të vdekurve kalon 4 mijë. Brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 627 persona.

Mendoj se gjëja më e mirë për të bërë është të qëndrojmë në shtëpi. Të rrish në shtëpi nuk është sakrificë, sakrificë është puna e mjekëve të cilët po u infektuan në masë ne nuk ka kush të na shërbejë. Daaa!

E nesërmja është vetëm në dorën tonë. Ju lutem rrini në shtëpi.

Mos hani karkaleca këto ditë, do ia dilni mbanë edhe me ndonjë pjatë makarona me salcë domate të freskët, borzilok e pak djath sipër. Dhe pini çaj, kujdesuni për prindërit, lexoni libra e shihni filma, lahuni në dush e këndoni me krëhër para pasqyrës, dhe më e rëndësishmja keni mundësinë të doni më shumë fëmijët, burrat e gratë tuaja. Jemi ankuar gjithmonë se s’kemi kohë të merremi me veten dhe familjet. Ja erdhi ajo kohë, merruni tani.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 1 minute

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 3 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.