Edi Rama nuk e ka vendosur akoma ku do të mbytet, në Adriatik apo në Jon

Nga Lorenc Goga

“I mbyturi, të mbyt”, thotë një shprehje e urtë shqiptare!

Edi Rama nuk e ka vendosur akoma nëse mbytja do t’i rezultojë më e ëmbël në detin Adriatik, apo në detin Jon, por një gjë ka të sigurtë, që socialistët e vërtetë do të zgjedhin mos të mbyten me të! Socialistët e vërtetë do të zgjedhin rrugën e ndryshimit për një Shqipëri europiane, socialistët e vërtetë nuk do të gënjehen më nga mashtrimet e propagandës fugiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa opozita fiton terren drejt arritjes së objektivit të mbi 1 milion votave të shpresës, Rama humb një e nga një të gjithë njerëzit që ka pasur më afër deri sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama tenton të marrë me vete, në tentativën për mbytjen e kombit, të gjithë opozitën e nesërme, vendos në listat humbëse të gjithë emrat problematikë për të vetmen arsye që t’i rrjepë atyre paratë e inceneratorëve, krimit dhe drogës, duke i detyruar t’i shpenzojnë deri në qindarkën e fundit për blerjen e votave.

Më 25 prill, Edi Rama, i mbyturi që ecën, do të jetë një kujtim i hidhur në memorien e shqiptarëve dhe do të jetë një shembull i mirë se si nuk duhet qeverisur një shtet me ambicie të thella dhe të drejta Perëndimore.

Shqipëria nuk do të mbytet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?