Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Emri i tradhëtisë së Ramës

Forum E hënë, 27 Shtator 2021 03:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sokol Shameti –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk e di nëse e ka vënë re dikush, por ajo që shumica qeveritare këmbëngul si mushka ta quajë “fushatë”, po zhvillohet në mungesë të plotë të infrastrukturës së marketingut.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 15 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 16 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 16 orësh

Për herë të parë në një fushatë zgjedhore në Shqipëri prej tri dekadash, asnjë poster kandidati apo subjekti partiak nuk u ngjit në muret e qyteteve e fshatrave tona. Asnjë billboard nuk u detyrua të zëvendësojë reklamat e pijeve freskuese apo ofertave bankare me slogane elektorale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përveç spoteve të KQZ-së me shpjegime për procedurën e votimit, asnjë spot i vetëm kandidati nuk zuri hapësirë televizive apo radiofonike. Madje, madje, hiq këmishat e pushtetarëve të stampuara sipas formatit të kopjuar nga revista e dikurshme “Fatosi” asnjë logo nuk u tentua të ngulitet me anë të insistimit pamor në mendjet e votuesve.

Me pak fjalë, është gati-gati e qartë se edhe vetë ithtarët në dukje të flaktë të votimit me çdo kusht më 30 qershor, e dinë që kjo fushatë nuk është me të vërtetë një fushatë e mirëfilltë.

Të merr gazi të dëgjosh çfarë flitet në takimet elektorale të kandidatëve që luajnë bashkiash e të cilëve shpesh u bashkohet edhe lidershipi politik nga qendra.

Në thelbin e vet, e gjithë retorika “elektorale” e një pushteti politikisht të harxhuar e moralisht të shpartalluar nga publikimet gjermane të electiongate, është një konglomerat shfaqjesh arrogante mbi plotfuqishmërinë e vet, demonstrimi të shpërpjesëtuar force, kriminalizimi frenetik të kundërshtarit dhe ripërtypje premtimesh të vjetra të kthyera mbrapsht tri-katër herë me radhë e të tradhtuara rëndshëm me kohë e vakt.

Është e qartë se pushteti ka ngërç për t’u folur njerëzve. Sepse ç’t’u thuash atyre që besuan se po votonin një parti që do ishte nga ana e të pafuqishmëve dhe të varfërve por që sot qëndron në fronin e pushtetit pikërisht si një kampione e të fortëve dhe të pasurve.

Po ashtu, është bërë fare i dukshëm sikleti dhe pamundësia e pushtetit për të artikuluar ndonjë lloj narrative që përligj autoritarizmin fillimisht brenda organizatës së vet politike e më pas edhe në zbatimin e vet qeveritar.

E habitshme ta thuash, por në mënyrë të qetë por sistematike, opozita e Bashës e ka lënë pushtetin pa tekst. Ajo e ka “zhveshur” atë me durim dhe efikasitet nga çdo lloj argumenti, qoftë ky një argument ideologjik, argument moral apo edhe argument procedural.

Përballë realitetit që ka krijuar pushteti i tyre, socialistët duket se kanë humbur koherencën me parimet që ata vetë i shtruan vetes ditën e parë të pushtetit.

Tashmë ai që betohej se “së bashku duhet ta bëjmë realitet, pa harruar në asnjë hap se duhet të jetë gjithëpërfshirja dhe jo përjashtimi i pakicës, shpirti i kompromisit, që mund të rilindë Shqipërinë si anëtare të denjë të familjes evropiane…”, duket se s’ka asnjë lidhje me të njëjtin person që kërcënon se “30 qershori do të jetë dita e zgjedhjeve, duan apo s’duan ata”.

Njeriu që dikur paralajmëronte se “në demokraci të pazhvilluara si e jona…pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu…”, duket se ironikisht ka bërë në avancë identikitin karikaturesk të vetvetes së sotme.

Çfarë të përbashkëte ka fjalia e vjetër: “tani që zgjedhjet përfunduan, dua ta bëj shumë të qartë se vullneti im është që t’u shërbej me përkushtim të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që votuan për fituesin” me këtë tjetrën, të freskëtën: “Ata kanë një problem, janë pak, ne kemi një avantazh jemi shumë. Ata janë dembelë, dhe të paaftë për të drejtuar, ne jemi punëtorë e të përkushtuar në drejtim”.

Po ashtu, a ka mbetur ndonjë nam e nishan besueshmërie në premtimin se:

“asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndihet keq, asnjë rrogëtar që i shërben këtij shteti falë meritës së tij, të mos ndihet i kërcënuar, asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit të mos ndihet i rrezikuar” përballë dëshmive të publikuara me zë e figurë të kërcënimit të mësuesve për t’u marrë votën, rreshtimit të policëve për t’i shërbyer pushtetit partiak dhe përçmimit skandaloz si “kazan” të çdo mediumi që nuk u bën jehonë fitoreve imagjinare të pushtetit.

“Detyra do jetë imja, pushteti do jetë i juaji. Unë s’do ta harroj këtë, por ju lutem, mos e harroni as ju!”, kërkonte me përunjësi pushtetari në ditën zero të pushtetit. Ndërsa sot, atyre që ende nuk e kanë harruar këtë kërkesë të tij dhe ia kujtojnë, u rezervohet kurrgjë më pak se stigmatizimi dhe përndjekja politike në nivel që shkon deri në papunësimin privat.

Përballë këtij diskreditimi që është tashmë e pamundur të maskohet me asnjë lloj forme pi ari, kemi arritur ndërkohë në momentin kur – e çuditshme por – retorika e opozitës befas bën sens në realitetin e miliona shqiptarëve që janë të ndërgjegjshëm se i përkasin një klase të ndryshme nga ajo e milionerëve që jetojnë në resorte.

U përsërit shpesh ditën e publikimit të përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër, se nëse dikush nuk do ta dinte se personat që po flisnin në telefon ishin pushtetarë, ai do të besonte se po dëgjonte biseda midis disa banditëve ordinerë.

Të njëjtën ditë, kreu i opozitës mbajti një fjalim në orët e mbrëmjes. Sfida ime është kjo: harrojeni për një moment se kush është ai që po e lexon atë tekst. Do të mendoni se po dëgjoni një manifest që thërret për drejtësi sociale dhe fund të pabarazisë kriminale që i ka gjunjëzuar shqiptarët. Një manifest, mbi të vërtetën për të cilën ky vend ka aq shumë nevojë.

Dhe meritori kryesor që ia arritëm ditës që trashëgimtarët e antifashizmit të tingëllojnë si bandë kriminale, ndërsa kreu i së djathtës të ngjajë si tribun i të varfërve e të shtypurve, nuk ka thjesht emrin e një njeriu. Ai ka emrin e një tradhtie të madhe.
Mapo.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.