Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Enkel Demi: Surroi, nazizmi, Rilindja

Forum E shtunë, 28 Nëntor 2020 18:38
Enkel Demi: Surroi, nazizmi, Rilindja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enkel Demi –

Ai e mban maskën të varur si gushare dhe me gjasë që nuk ka lexuar një rresht të vetëm nga Veton Surroi. Jo, se nuk do, por se nuk di. Atij ia kanë thënë të flasë kështu, të veprojë kështu. Ai që ia ka thënë padyshim që e ka lexuar Veton Surroin, prandaj i janë ngritur nervat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 18 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

At Zef Pëllumbi në librin “Rrno për me tregue” rrëfen se si klerikët po i çonin nga Kuvendi Françeskan deri tek kinemaja, ku do i bënin gjyqin dhe njerëzia që kishin mbledhur komunistët kishin krijuar një mesore, në të cilën ata kalonin. I gjuanin, i shtynin, i pështynin, i përqeshnin. At Zefi, më i riu mes tyre shkruan: “…Si një popull i vogël si shqiptarët ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça?”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Janë të njëjtët, por me një ndryshim; Edi Rama u dha pushtet, i ka bërë të parët e vendit. Kurkush prejt tyre nuk përfaqësojnë qytetarët, lokalitetin apo vlerat e krahinave. Ata erdhën në pushtet pas do zgjedhjeve, ku nuk mori pjesë as 8 për qind e popullsisë, sepse përndryshe nuk do kishte asnjë mundësi që të ngjiteshin aq lart.

Kukësi është qyteti i Havzi Nelës, prandaj biri që mendon se ka e patur babën në anën e duhur të historisë, veç kështu do të hakmerrej duke u vënë Safet Gjicin kryetar. Është një shpagë që më pas e mori ndaj Veton Surroit dhe një dreq e di sa të gjatë e ka listën. I ngjan një kapo tribuje që i sulet presë. Rilindja e tij vepron sipas ligjësive tribale.

Një regjim që u sulet shkrimtarëve nuk ndryshon aspak nga nazizmi. Tek “Bota e djeshme” Stefan Zweig nuk e fsheh çudinë se si e persekutuan, sak atë që ishte i mirënjohur, jo vetëm në Austri e Gjermani, por në mbarë botën. Ai vuante ta kuptonte përse një njeri i këtillë pa ndërgjegje etnike (Zweig e konsideronte veten austriak, jo hebre) duhet të merrte rrugët si refugjat e të linte pas emrin e tij, pasurinë, rrënjët familjare deri tek koleksioni i çmuar.

Dje, mu kujtua, kur Safet Gjici thërriste me gushën e mbuluar nga gojaca bërtiste: “Çfarë nderi i qarkut është ky?”.

Çfarë nderi i kishte bërë Stefan Zweig vendit të tij? Asnjë nder, sepse ishte hebre, ishte kundër nazistëve. Sak dhe Veton Surroi nuk ka ç’nder t’i bëjë Rilindjes, sepse është formimi i tij, historia e tij, familja e tij që do e pengojë përherë ta bëjë këtë nder.

… dhe ashtu si në dramën e Bertold Breht “Arturo Ui (Ngjitja elastike e Arturo Ui)” personazhi kryesor pasi bën të pabërën shpërthen në elegji marroke që më shumë se sa gënjeshtrën na rrëfen delirin, në të cilin jeton. Edi Rama po dje shpërtheu, tek tha: “Lajthitje kolektive!”.

Nuk u bë qesharak, por mjeran Safet Gjici, kur vetëm pak orë pasi bëri cubin gëlltiti: “Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut, lidhur me vendimmarrjen për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!”. Pra, fajin ua la luftëtarëve, UÇK-së, trustit të lulelakrës do të shkruante Breht.

Veton Surroi me siguri ka shkuar në shtëpinë e tij në Qerret të Kavajës e nuk do qe çudi të shkruante rreshtat e parë të një romani të ri, i cili mund t’i ngjajë “Doktor Gjilpërës” së Faik Konicës që mbeti në gjysëm. Uroj ta çojë deri në fund, ani se Safeti kurrë nuk do ta lëçisë, kurse Edi Rama do të vlojë nga smira e atij që dyshon në taletin e tij artistik, tëpkë si Adolf Hitler-i, kur qëndronte para telajos.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.