Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Enton Abilekaj: Përrallat tragjike të Edi Ramës

Forum E enjte, 18 Shkurt 2021 16:49
Enton Abilekaj: Përrallat tragjike të Edi Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Enton Abilekaj –
Dje, pas 45 ditësh, u pa qartë se jo vetëm nuk ka plan vaksinimi, por edhe planifikimet ditore ndryshojnë sipas humorit të Kryeministrit. Jo vetëm se nuk ka vaksinim, sepse nuk ka vaksina për të nisur një plan vaksinimi, por edhe se historia e vaksinës u bë një tjetër rast që Edi Rama të gënjejë për vota.
Ndërkohë që situata e pandemisë ka dalë totalisht nga kontrolli, kur fatalitetet raportohen në rritje, ndërsa numri i të infektuarve fluturon pa asnjë limit, Kryeministri i fton shqiptarët të fantazojnë. Me një foto nga ato të laboratorit 3D, mundohej të na çonte 7 vjet më parë, kur, sipas tij do bëhej qameti. Nuk ka asnjë rast të vetëm në botë, nga Mianmari deri në Afrikën e thellë, që të ndodhë diçka e ngjashme. Është fyerje e turpshme kur njeriu përgjegjës për menaxhimin, pasi dështon në mënyrë spektakolare, të fton të mendosh se si do të ishte situata nën një menaxhim tjetër.
Një njeri i paaftë që e ka shndërruar edhe luftën me vdekjen në biznes personal për mandatin e tretë, që sajon spektakle vaksinimi me delet televizive që i shkojnë nga mbrapa si dashit që i varen, që sulmon kundërshtarët në vend të pranojë përgjegjësinë, tani po fyen edhe atë pak dinjitet qe i ka mbetur këtij vendi të mjerë. Që në muajin janar, prej 45 ditësh, jo mediat, jo opozita, por Ambasadori i Bashkimi Europian, Luigi Soreca i ka kërkuar qeverisë planin e vaksinimit, me qëllimin e mirë që të shihen hapësirat e ndihmës. Që atëherë, Kryeministri që fajësonte BE dhe sekretarët që përdor ca si ministra ca si Komitet Teknik, deklaronin se plani i vaksinimit është gati. Dje, pas 45 ditësh, u pa qartë se jo vetëm nuk ka plan vaksinimi, por edhe planifikimet ditore ndryshojnë sipas humorit të Kryeministrit.
U shpik termi “vaksinim i personaliteteve“, për të përdorur në mënyrë elektorale ato qese vaksinash që vijnë në mënyrë klandestine për të na bërë turpin e Botës. A kishte një plan vaksinimi? Çfarë parashikohej në plan për personalitetet? Sigurisht që nuk kishte asnjë plan dhe nuk ka asnjë plan. Jo vetëm se nuk ka vaksinim, sepse nuk ka vaksina për të nisur një plan vaksinimi, por edhe se historia e vaksinës u bë një tjetër rast që Edi Rama të gënjejë për vota. Pasi dështoi për herë të disatë të sjellë vaksinat e Pfizer, siguron qese qesharake vaksinash dhe i shpërndan pas asnjë masë dhe kriter aty ky mendon ai. Nuk ka asnjë listë paraprake që ato thërrime të kenë efektin që duhet. Të mërkurën në Top Channel fliste, pasi bëri vaksinën, një i moshuar që sapo e kishte kaluar Covid 19. E njëjta gjë më 2 gra, personel mjekësor. Në të gjithë botën, edhe në vendet më anormale, ka një plan ku ata që e kanë kaluar, renditen të fundit në vaksinim. Mbreti i lypësve ka arritur të marrë vetëm 9 mijë vaksina nga 40 mijë që premtoi dhe, në vend që të heshtë, kapardiset nëpër qendra vaksinimi, të vendosura në pallate sporti, që i ka bërë aq të mëdha sa duket sikur vaksinohen 7 mijë në ditë, kur në fakte, me këto ritme mund të vaksinoheshin edhe tek qendrat shëndetësore të lagjeve.
Ndoshta e hutuar nga infrastruktura, një gazetare e pyeti ministren sa është kapaciteti i vaksinimit dhe ajo me seriozitet i tha një numër që i erdhi ndërmend. Sepse si në çdo përrallë të drejtën e numrave e ka rrëfyesi. Po të ishte vaksina përralla e vetme me të cilën Edi Rama do të vëre në gjumë shqiptarët që lëngojnë të sëmurë, të braktisur dhe të tallur, do të kishte një justifikim për shkak të krizës që ka gjithë Europa. Përralla e spitaleve Covid është akoma më tragjike. Ndërsa të gjitha spitalet rajonale janë mbushur me pacientë covid prej disa javësh, 3 ditë më parë u shpallën të tillë Durrësi dhe Shkodra. Ndërkohë që në Lushnjë i gjithë kati i tretë është Covid, në Elbasan nuk ka më vende dhe as kapacitete, në Korçë prej kohësh shtrohen me mik. Personeli mjekësor nuk e përballon dot as me veshje, ndërsa qeveria njofton se në dy spitalet e reja, mund të shtrohen nga i gjithë vendi. Gazetari i Abc news në Durrës njoftonte se nga 70 shtretër që ka spitali rajonal, 63 janë ndërkohë të zëna. Me logjikën e ministres, 7 vendet bosh do plotësojnë nevojat e vendit. Përralla e testeve është po aq tragjike. Me 28 për qind pozitivitet, zëmë vendin e parë në botë për përqindje infektimi dhe të fundit për testim dhe gjurmim. Me gjithë futjen e klinikave dhe spitaleve private në proces, numri i testeve është akoma shumë i ulët. Brenda përrallës së testeve është ai i laboratorëve shtetërorë, që në kulmin e pandemisë u mbyllën për t’ja dhënë privatit me koncesion. Një nga mjekët më me eksperiencë në vend, Genc Sulçebe, beri thirrje që koncesioni të shtyhej pas pandemisë, por babëzia nuk e la. Ndërkohë që Maqedonia shtoi 2 laboratorë shtetërorë sa filloi pandemia, Shqipëria i mbylli të gjithë për t’ja falur privatit që do ia quajë edhe investim në grabitjen, që nuk është e para, por është më skandalozja se po bëhet në kurriz të jetës së qytetarëve. Përralla e rimbursimit të kurimit, ajo e masave që nuk merren se nuk ka lekë për kompensimin e dëmit, duken thjesht si drama të vogla personale të atyre që po mbeten pa ushqim në këtë krizë. Një krizë e shkaktuar nga pandemia në bashkëpunim të ngushtë me Kryeministrin më të paaftë dhe më çnjerëzor të 30 viteve tranzicion.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 18 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 22 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.