Erion Braçe, replikë me Alba Malltezin

 

Ka shkaktuar shumë polemika një “incident” i ndodhur dje në Komisionin e Ekonomisë. Gazetari Klodian Tomori akuzoi Erjon Braçen se e kishte përzënë nga mbledhja. Braçe nga ana tjetër thotë se Tomori s’ka qenë fare në mbledhje dhe ka shkuar 30 minuta pasi ajo kishte filluar. Vetë Tomori e ka fshirë statusin ku akuzonte deputetin socialist. Për këtë rast reagoi edhe Unioni i Gazetarëve, që e akuzoi Braçen për fyerje dhe arrogancë. Edhe bashkëpronarja e shqiptare.com, Alba Malltezi, në një shkrim te gazeta e saj e ka akuzuar Braçen për arrogancë dhe se tani u jep përparësi dhe bashkëpunon me TV-të që punojnë për Sali Berishën.

Braçe iu është përgjigjur të gjithëve, duke thënë se e gjithë kjo është shpifje. Braçe thotë se do jetë në luftë me të gjithë, edhe me ata që i pëlqejnë Alba Malltezit.

Në luftë kam qenë, luftë do vijoj të bëj për të vërtetën dhe bindjet e mia.

Nuk ndryshoj, nuk bëj dot më sikur, as për politikë e as për përfitime të miat.

Edhe nje here per shpifjet e djeshme!!

Se pari,

Nuk ka ndodhur e nuk do te ndodhe qe une, ne cilesine e drejtuesit te nje komisioni parlamentar, te nxjerre nga salla e punes se tij ndonje gazetar, ta ndikoj apo deformoj ne punen e tij;

Se dyti,

Insistoj, deklarata e Unionit te Gazetareve eshte nje shpifje e ulet, tipari themelor i nje gazetarie te keqe; gazetari viktime e "sulmit" tim "nervoz dhe arrogant" ne mbledhjen e Komisionit te Ekonomise, nuk ka qene dje fare ne mbledhjen e ketij komisioni dhe as qe ka patur ndonje kontakt me mua ne ambjente qofte dhe te tjera te Kryesise se Kuvendit;

Se treti,

Edhe pas shpifjeve te tilla, nuk do ndryshoj asgje ne punen e Komisionit te Ekonomise;

mbledhjet nisin ne oren 10.00 per te gjithe, duke krijuar mundesine me te mire per ti ndjekur ato lirisht, per gjithkend qe ka deshire ti ndjeke; por puna ime eshte te shqyrtoj, debatoj dhe miratoj ose refuzoj ligje, kaq. Pjesa tjeter eshte etike qe vlen ne cdo Parlament te Botes.

Ne ane tjeter, dua të falenderoj pa masë Albën dhe gazetën shqiptarja.com.

Ju habiteni, por e kam nje arsye;

Nganjehere duhet te genjesh per te mbrojtur lirine e shprehjes!!

E gjitha qe keni bashkengjitur eshte nje genjeshter por me nje qellim fisnik: mbrojtjen e lirise se shprehjes.

Ndaj une e falenderoj.

Por nje gje ama dua ta them per Alben dhe gjithkend tjeter:

Nuk kam ndryshuar Albë, jo. Asfare. Unë nuk bëj dot më sikur.

Juve mund t’u pëlqejnë këta, por unë se bëj dot për një arsye.

Kur me thua (muaj me pare) se ne kete vend jeni ju te vetmit qe thoni te verteten, nderkohe qe politikanet (adresuar mua publikisht) se kane bere kurre kete, natyrisht qe nuk do me shohesh ne ekranin qe ti drejton.

Une nuk bej dot me sikur-insistoj. Nuk vi ne ekranin tend qe te them te paverteta! E thjeshte! E gjithe hapesira eshte e juaja per te thene te vertetat tuaja, sic kjo bashkelidhur.

Sic e sheh, une vijoj te mos e kerkoj median; nuk e kam bere as me heret.

Nuk di ckujton ti, por vijoj te kujtoj me dashuri se si gjerat e mia (hetime, fakte, dokumenta) kalonin me pare nga ju dhe media te tjera, perfshire dhe kete te "sulmuarin" prej meje, para se une ti artikuloja publikisht!!

E fundit;

Une ne biznes me Irfanin dhe Lulin?

Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha!!!

Ne lufte kam qene, luften per te verteten do vijoj te bej”, shkruan deputeti socialist./

SHKARKO APP