Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Erozioni i pasurisë kombëtare dhe plani i rimëkëmbjes ekonomike

Forum E premte, 8 Maj 2020 12:24
Erozioni i pasurisë kombëtare dhe plani i rimëkëmbjes ekonomike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Majlind Lazimi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Erozioni i pasurisë kombëtare dhe plani i rimëkëmbjes ekonomike

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

…………………………………………………………………..

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas 30 vitesh tranzicioni kaotik dhe zhgënjyes, Shqipëria akoma po vuan nga sëmundja që ekonomistët e quajnë “mallkimi i resurseve natyrore”. Pra jemi një vend i pasur me burimeve natyrore dhe nëntokësore, por fatkeqësisht një nga popujt më të varfër të Europës. Nuk ka nevojë të përmendim Sierra Leonen, vendin më të varfër në botë por me rezervat më të mëdha të diamantëve. Mjafton të shkojmë në Bulqizën e kromit apo Ballshin e naftës, për të parë realitetin e trishtueshëm, ku njerëz të varfër jetojnë mjerisht mbi tokën e pasur.

Fill pas rënies së komunizmit, mëkati ynë fillestar dhe fatal ishte euforizmi ideologjik ndaj kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut.Shqipëria, si asnjë vend tjetër post-komunist i Europës Qëndrore dhe Lindore për nga mënyra sesi u aplikua “terapia e shockut” dhe dalldia kolektive e “çekut të bardhë”, u kthye në vendin e parë demokratik që shkatërroi kapitalin ekzistues fizik vetëm për faktin se fabrikat dhe uzinat ish-komuniste ishin me “tulla të kuqe”.

Gjatë 3 dekadave kemi “kanibalizuar” babëzisht pasuritë tona kombëtare. Fatkeqësia më e madhe nuk është se në cilët duar kanë përfunduar këto asete, por fakti se vlera e tyre ka degraduar për shkak të keqmenaxhimit të atyre që abuzivisht i kanë përvetësuar. Sot, jo vetëm konçesionojmë asetet që kanë mbetur por edhe pasurinë e brezave që do të vijnë. Ne nuk po bëjmë asgjë përballë faktit se po vuajmë pasojat shumë vjeçare të erozionit të dhimbshëm të kapitalit natyror, fizik dhe atij njerëzor.

Nëse në vitet e para të tranzicionit, emigracioni apo “eksporti i krahut të punës” ishte zgjidhja e vetme dhe burimi i kryesor i të ardhurave për familjet e varfërva shqiptare, në vitet e fundit “hemoragjia e trurit”, sidomos mes të rinjve dhe profesionistëve, është kostoja më e lartë që po paguajmë.

Fatkeqësisht, “de-industrializimi” i ekonomisë përshpejtoi dhe “de-intelektualizimin” e shoqërisë shqiptare, duke deformuar elitën politike dhe ekonomike të vendit.

Aktualisht, karshi “stuhisë” ekonomike globale të pandemisë së koronavirusit ne po mundohemi të mbrohemi me “çadër”. Sasia e parave që po injektojmë në ekonomi është njëlloj sikur të nisesh me makinë nga Tirana në Sarandë dhe të shpresosh që të mberrish atje edhe pse makina të ka ndezur llampën e kuqe qysh në Tiranë.

Institucionet ndërkombëtare parashikojnë një kontraktim deri në 7% të ekonomisë shqiptare, pra një rënie ekonomike rreth 1 miliard euro. Vetem në 2 muajt e parë të pandemisë kemi zyrtarisht rreth 60 mijë të papunë, ndërsa shifra reale bashkë edhe me të papunët në sektorin informal mund të kapërcejë 100 mijë.

Për fatin tonë të keq, kemi një koktejl faktorësh që po godasin njëkohësisht negativisht ekonominë. Qartazi, konsumi është “viktima” e parë e kësaj pandemie. Investimet e huaja dhe remitancat e emigrantëve shqiptarë potencialisht do të përgjysmohen. Të njëtin fat do të kenë edhe eksportet shqiptare, sidomos industria tekstile (fason) dhe ajo e hidrokarbureve. Kjo e fundit po vuan një spirale të rrezikshme të konjekturës së tregjeve ndërkombëtare. Çmimi negativ i naftës bruto po rishkruan ligjet e ekonomisë, ku praktikisht shitësi paguan blerësin për të marrë mallin.

Sa i përket turizmit, humbjet e fluksit vjetor prej 2 miliard euro të ardhura nga turistët e huaj në rastin më të mirë mund të kompensohen deri në 50%, duke llogaritur edhe turizmin “patriotik. Pra, po të vlerësojmë efektin kumulativ të të gjithë faktorëve së bashku në skenarin më realist, ekonomia shqiptare do të ketë një goditje prej rreth 2 miliard euro për 2020, gjë e cila do të ndikojë edhe në zhvlerësimin e pashmangshëm të lekut deri në fund të vitit.

Përballë kësaj fature të kripur a duhet të kemi një plan integral të rimëkëmbjes ekonomike?

A duhet të kemi edhe një konsensus politik për krijimin e një komiteti teknik edhe për shpëtimin e ekonomisë shqiptare nga “armiku” i përbashkët?

Plani i rimëkëmbjes së ekonomisë kërkon të paktën një paketë financiare në vlerë të përafërt me goditjen e pritshme të ekonomisë, pra rreth 2 miliard euro, deri në fund të 2020. Tre nga masat kryesore mund të ishin:

1. Fondi i papunësisë së përkohëshme dhe Programi Kombëtar i Ri-kualifikimit. Papunësia është zemra e krizës. Përveç subvencionimit të pagave do të duhet që të shtohen fondet për skemat e asistencës sociale, ndihmës ekonomike dhe pagesës së papunësisë. Të gjitha këto transferta financiare për qytetarët e papunë duhet të kushtëzohen me një program kombëtar masiv të riaftësimit profesional të tyre në sektorët më produktiv të ekonomisë, duke ju përshtatur realitetit të ri ekonomik post-Covid-19.

2. Skema e kredive me interes 0%, me një fond garancie sovrane prej rreth 1 miliard euro, kryesisht për aktivitetet prodhuese dhe eksportuese në sektorin e agro-industrisë, turizmit, manifakturës, dhe shërbimeve.

3. Ristrukturimi i borxhit privat. Qeveria duhet të negociojë me bankat e nivelit të dytë për ristrukturimin dhe riskedulimin e kredive për bizneset dhe individët. Edhe bankat duhet të sakrifikojnë nga fitimet e tyre për ta kapërcyer këtë krizë ekonomike. Në finale, është edhe interesi i bankave që klientet e tyre mos të falimentojnë.

Krizat e mëdha sjellin dhe oportunitete të mëdha, nëse elitat politike kuptojnë nevojën e një paradigme të re ekonomike, duke korrigjuar difektet strukturore të kapitalizmit primitiv që kemi ndërtuar në këto 30 vite.

Ekonomia konsumeriste, ku gjysma e njerëzve bëjnë kafe dhe gjysma tjetër pijnë kafe nuk mund të rezistojë për shumë kohë. Paradoksalisht, suksesi dhe fitimi i gjysmës së parë varet nga niveli i papunësisë së gjysmës së dytë…

Më shumë sesa një krizë konsumi apo likujditeti, kjo është një krizë e thellë e kapitalit social. Plani i rimëkëmbjes së ekonomisë nuk mund të jetë një paketë ekonomiko-sociale me slloganin “të presim dhe të shohim”. Nëse bizneset kanë frikë të investojnë se nuk kanë garanci për klimën e biznesit, nëse qytetaret nuk shpenzojnë se nuk kanë garanci për të ardhurat e tyre, atëhere e vetmja që nuk ka luksin të jetë e frikësuar është qeveria. Përkundrazi, ajo nuk duhet të presë por duhet të kalojë “kaluçin”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.