Është kohë e humbur të dëgjosh sot Fatos Nanon në rolin e zëdhënësit të Edi Ramës

Nga Arben Braçe –
Një rrëfim vërtet i “rrallë” i Fatos Nanos, sepse këtë radhë vinte në cilësinë e këshilltarit personal të Kryeministrit.
Kërë radhë, në ndryshim nga çdo herë tjetër, ish-Kryeministri Nano, në pozitat e këshilltarit vullnetar, fliste brenda enës së madhe të korrupsionit qeveritar duke avokatuar zhvillimin e gabuar dhe duke përligjur shkeljet makabre dhe korrupsionin, që po i marrin frymën shqiptarëve.
Të vetmin faj, që mund të gjehej mbas shumë kërkimesh, ishte pamundësia si e tij, por edhe e kryetarit të qeverisë që këshillon, ishte ajo e krijimit të një opozite bashkëkohore të cilën padyshim, që do të ishte shumë mirë të këshillonte thonj-gjatin, që ta japë me PPP, si një alternativë unike dhe avanguard e qeverisë shqiptare, të cilën mund ta ndjekin që nga miqtë Erdohan, Putin, por edhe vendet e tjera të lindjes, si një model interesant dhe zhvillues.
Edhe koncepti oligark , një fenomen dominant i jetës politike dhe ekonomike shqiptare, ishte një krijim mediatik, të cilin ai e njihte gjatë kohës që qeveriste vetë, ndërsa tani, ai paraqitej si një koncept fluid, që ekziston në mendjet e mbrapshta, të atyre që ofronë politikë të gabuar.
Natyrisht që qeveria “rilindase” si pa këshilltar Nanon, por edhe tashmë me praninë e tij, për tetë vjet me radhë na provoi që është një përfaqësuese e thjeshtë interesash të një pakice shumë të vogël, me të cilat, nuk mund të mbahet as një shtet, por edhe as një parti e aftë për politikë. Ky është produkti i vetëm politik që afroi qeveria “rilindase”
Secila parti, në cilindo cep të planetit, qoftë edhe ajo “rilindase”, që na afroi shëmbullin më të keq të përfaqësimit të interesave të një grushti të vogël njerzish, nëqoftëse duan të bëjnë politikë, në radhë të parë, duhet të përpiqen për koncepte që janë të volitshme për të mirën e përbashkët, të sa më shumë individëve e në rastin ideal, të të gjithë mjediseve, një politikë e majtë kjo, të cilën Nano, si këshilltar pa pagesë, duhet padyshim që t’ia sjellë në vemëndje qeverisë “rilindase” si një qeveri e ekstremit të djathtë tashmë, dalë na një parti e ekstremit të majtë.
Kohë e humbur në fakt, emisione shterpë, në momentet që shqiptarët presin gjëra të vërteta dhe kurajë të fortë civile, që duhet të vijë nga elita nga intelektualët e vërtetë, të cilëve ka kohë që iu është mekur zëri, i është zënë gryka me bifteqe Nystrehti, ose kanë rënë në enën e madhe të korrupsionit, kapakun e së cilës e shtypin duartë e pista të qeverisë.

SHKARKO APP