Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 06:47 Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij Presidenti Donald Trump ka bërë shaka se pagesat prej 5,000 dollarësh, të cilat ai u ka premtuar të rriturve amerikanë, do të blinin pak…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Është mirë kur kryetari i bërtet partisë dhe jo prokurorisë

Forum E hënë, 4 Shtator 2023 21:02
Është mirë kur kryetari i bërtet partisë dhe jo prokurorisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Skënder Minxhozi

Edi Rama po e rimodelon qeverisjen e tij të re konform ndryshimeve dhe të rejave më të fundit në skenën shqiptare. Dhe të rejat më të fundit lidhen padyshim me dy realitete që nuk ishin aty deri në pranverë të këtij viti. E reja më e parë është që Rama nuk harxhon më asnjë minutë kohë për të reflektuar, vepruar apo për t’u organizuar në funksion të opozitës politike që ka përballë. E mundi thellë në 14 maj dhe nuk gëzoi asnjë sekondë për fitoren më të bujshme numerike të karrierës së tij si kryetar i PS që nga viti 2005. E dëshmojnë dy mbledhjet e Asamblesë socialiste, ajo e korrikut dhe kjo e sotmja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 18 orësh
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 18 orësh
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Para 19 orësh

E reja e dytë, e cila shkon në kah të kundërt me të parën është se kryeministri njohu dhe legjitimoi realitetin e ri të krijuar pas goditjeve që drejtësia e re ka dhënë në drejtim të kupolës drejtuese të maxhorancës aktuale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me nuhatje dhe zgjuarsi Edi Rama ka kuptuar se tashmë nuk i duhet më të harxhojë energji për të mundur Sali Berishën dhe Ilir Metën, por i duhet riformatim i qeverisë dhe partisë që drejton, për të përballur sfidën e ligjit. Në fushën e lojës ka zbritur SPAK, një sigël e re krahas PD, PS apo PL, e cila po i sfidon të gjitha siglat bashkë. Elita politike duhet të shohë përtej imunitetit të pakufizuar, që ka sjellë “në pajë” në 30 vitet e fundit karriera politike.

Ka rënë gradualisht zjarri i luftës politike, po ngrihet pluhuri i stuhisë penale. Një stuhi që i ngërthen të gjithë, paçka se duket sikur ka futur në krizë vetëm njërën palë. Ky është nënteksti i fjalimit të gjatë të Ramës në Asamble, i cili bëri de facto më shumë lajm sesa emërim-shkarkimet, të cilat nuk e ndryshojnë esencialisht pendulin e qeverisjes.

Përtej emrave që ikën apo erdhën, paralajmërimi i Ramës ndaj krerëve socialistë për atë që i pret nëse mbi ta bie lapsi i SPAK, shënon epiqendrën e mbledhjes më të fundit të forumit socialist. Eshtë mirë kur kryetari i qeverisë i bërtet partisë së tij, e jo prokurorisë, kur kjo e fundit nis e fut në burg zyrtarët e forcës së tij politike.

Jo fort larg nga momenti që jetojmë, paraardhësit e Edi Ramës në qeveri fshiheshin në shtëpira apo bodrume qeverie për t’i shpëtuar fletë-arresteve të prokurorëve. Sa më parë të kthehet kjo faqe, sa më herët elita politike ta kuptojë se po hyjmë ngadalë në një epokë të re ndëshkimi ligjor, aq më shpejt ky vend do të shpëtojë nga tranzicioni me gjithë krizat e tij të vjetra dhe të reja.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 1 minute

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 9 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 9 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 9 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.