Europa dhe ballafaqimi me qytetërimin oriental, në faza dramatike

Nga: Gjet Ndoji

Në situatën e krijuar nga dyndjet e refugjatëve nga Lindja drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe qëndrimeve refrektare që po demonstrojnë gjithnjë e më shumë qeveritë e ndikuar nga e djathta (që po fuqizohet me shpejtësi në Europë), lindin disa pyetje , përgjigjja e të cilave do të na ndihmonte më shumë të kuptonim se çfarë po ndodh në kohën që po jetojmë:

-Mos vallë Europa po pushtohet nga Aziatikët dhe Afrikanët si dikur Roma e Bizanti nga “dyndjet barbare” dhe Arabët e Turqit e Azisë Mesme?

-Ç’po ndodh dhe ç’përfaqësojnë refugjatët që lëvizin nga Afrika e Azia drejt Europës ?

-Pse po konsiderohet vërshimi i pandërprerë i turmave të refugjatëve që vijnë nga Lindja si “pushtim i butë” për Europën?

-Pse Europa dhe Amerika ka filluar të trembet duke reaguar ndaj këtij vërshimi?

-Mos vallë ringjallja dhe fuqizimi i të djathtës në Europë është një reflektim dhe reagim i popujve të vendeve europiane për tu mbrojtur nga “pushtimi i butë”?

-Sa është ndikuar qytetërimi Iliro-Arbnor dhe sa mund të ndikohen sot shqiptarët nga “pushtimi i butë”?

-Cili është dhe duhet të jetë qëndrimi i shqiptarëve ndaj këtij fenomeni që tashmë është në fokusin kryesorë të shoqërive euro-atlantike?

Në fakt emigracioni nga Azia dhe Afrika drejt Europës, në përmasa gjithnjë e më të mëdha nuk është një çështje thjeshtë social-ekonomike dhe humane. Kjo dukuri, për sa i përket pasojave ngjason me dyndjet barbare në periudha të mëparshme historike  (nga Antikitetit të vonë e deri në Mesjetë) dhe që e shkatërruan Romën e Bizantin (Europën e Vjetër). Madje këto lëvizje përfaqësojnë ballafaqime dhe përplasje qytetërimore. Për të kuptuar më mirë rëndësinë e kësaj që po ndodh sot, duke u dhënë përgjigje edhe pyetjeve të shtruara më sipër, është e nevojshme ta kundrojmë këtë situatë duke e vështruar shumë shkurt në planin historik deri në kohët moderne.

I-konteksti historik i përplasjes dhe i ballafaqimit të barbarëve me qytetërimin europian

Koncepti “barbar” u përcaktua nga grekët e vjetër. Ata i konsideronin të gjithë popujt rreth tyre barbarë, në kuptimin më të prapambetur se grekët, si në fushën social- kulturore, ekonomike, politike,etj. Në fakt vlerat qytetërimore të Greqisë së Lashte i vendosnin greket mbi popujt e tjerë, madje dhe më lart se fiset Dorike e Jonimët, Ilirët, Maqedonët e Trakët,(që janë të njohur për nivelin e lartë të kulturës dhe ekonomisë së tyre). Ndërsa fiset gjermanike e sllave më vonë mongolët dhe turqit e Azisë Mesme ishin primitivë dhe shumë larg këtyre civilizimeve antike.

Vetëm për kujtesë dhe si ilustrim të idesë që po shtjellojmë, po përmendim shumë pak periudhat e dyndjeve që orientohen drejt Europës:

1-Periudha e dyndjes së popujve nga shek. VI-shek XII)

Gjatë Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Herëshme (shek VJ e deri në Shek XII), kemi dyndjet barbare gjermanike (Gotët, Ostrogotëvt, Saksonëët, Frankët, Anglët etj) dhe ato Ovare –Sllave dukë shkatërruar Perandorinë Romake të Perëndimit dhe atë të Lindjes (Bizantin). Gjatë kësaj periudhe të rënies së Perandorive ndodhi shkatërrimi i qyteteve, dhe i kulturës, ashtu di kundër nga ana tjetër esenca dhe themelet e qytetërimit antik u ruajtën ( gjuha latine, kultura e arti, feja e krishterë etj). Natyrisht elementi gjuhësor dhe kultura anglosaksone do të bëheshin komplementare në Europën e Rilindur pas shekujve XV deri në shek XVII. Ndërsa përballë barbarëve sllavë, Bizanti ruajti pak kulturën Bizantine- Helene përballë gjuhëve sllave, ndërsa u ruajt krishtërimi duke u përqafuar nga barbarët që ishin deri në këtë kohë primitivë- politeistë. Kështu gjatë kësaj faze të ballafaqimit qytetërimiorë, barbarët shkatërruan, por popujt ju nënshtruan edhe asimilimit të ndërsjelltë, ku Kultura Antike Latine e Greko- Bizantine (themeli i qytetërimit Europian) mbijetuan duke e dominuar deri fiku kulturën e popujve të ardhur. Natyrisht Europa e Re (Europa e Rilindur), do të kishte pjesën e gjurmës dhe të ndikimit Anglo-Sakson, Ugrofin e Sllav. Kështu Europa e Re ka të gatuar në themelin e saj komponentë të kulturës antike Helene, Latine e Iliro-Pellazgjike, ashtu dhe kulturën Anglo-Saksone, Sllave dhe Ugrofine (Te gjithë popuj me gjuhë europiane dhe fe të besimit Krishterë(Katolik,Protestan, Ortodoks).

2-Periudha e pushtimeve Arabo- Aziatike (Shek.VII-XX).

Gjatë kësaj periudhe kemi dy faza të zhvillimit të këtij procesi pushtues e asimilues:

Së pari; gati në të njëjtën kohë kur ndodhën dyndjet ovare-sllave, gjatë shekujve VII- VIII Bizanti dhe Roma u vendosën në presionin e pushtimeve Arabe. Kështu në fillim (gjatë shek VII) u pushtuan vende të Azisë Perëndimore si: Gadishulli Arabik, Anadolli e Persia, vende të tjera si: Palestina e Siria (v.ti 634) etj, të gjitha këto pjesë e Perandorisë Bizantine. Më vonë në dorë të Kalifatit Arab ra edhe Afrika veriore deri në Gjibraltar. Në fillim të shek.VIII arbët pushtuan pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik si Spanjën, Portugalinë dhe ishujt e Mesdheut Maltë, Sicili e deri në Italinë Jugore (pjesë e Perandorisë Romake e cila në këtë kohë kishte mbërritur në fazën e degradimit të plotë). Kudo ku pushtonin arabët detyronin popujt të flitnin gjuhën arabe por dhe fenë islame. Mbi këtë bazë e në këto rrethana në hapësirat nga Gadishulli Arabik dhe vendet e Afrikës Veriore mori formë Kombi Arab, ku elementët themelorë të identitetit të tij ishte gjuha arabe dhe feja Islame.

Së dyti: Gjatë shekullit të XIV, me lindjen dhe konsolidimin e pushtetit Osman kemi një valë të re të pushtimit Osmano-Aziatik, këtë herë duke pushtuar Bizantin e mbetur Ballkanin (Beteja e Fushë Kosovës (1389), etj dhe Kryeqendrën e Tij, Kostandinapolin(1451) duke tentuar të pushtojë të gjithë Europën. Sulmi barbar Aziatik u ndal në fund të shek XVII kur Austriakët dhe hungarezët çliruan Budën dhe territore të tjera hungareze, një pjesë të madhe të Serbisë Veriore e Perëndimore. Ndërkohë që sulmi dërmues Austrohungarez mbi ushtritë osmane shkaktoj vrasjen e mijëra ushtarëve e komandantë turq, duke çrrënjosur përgjithmonë pretendimet Osmane për të përparuar më tej drejt Europës (1688-1690).

Megjithatë pushteti Osman Perandorak e ushtroi ndikimin e tij në të gjithë Europën Jug-Lindore deri në kufirin me Austrohungarinë në Veri-Perendim.Gjatë të gjithë këtij procesi që zgjati nga shek.XIV deri në shek. XX, u realizuan reformat ë mëdha që synonin administrimin afatgjatë të kësaj hapësire ku jetonin popuj europianë, ku nëpërmjet këtyre reformave (Reforma e Timarit dhe Reforma e Tanzimatit) u realizua paralelisht dje osmanizimi dhe islamizimi i këtyre popujve. Në thelb ky ishte një proces që përcaktonte asimilimin dhe deeuropianizimin e këtyre popujve me zakon e mënyrë jetese europiane e besim të krishterë. Rezultatet më efikase shkatërruese u shënuan tek shqiptarët, Boshnjakët, dhe tek Bullgarët.

II-Ku ngjajnë dhe ka dallojnë “dyndjet anglo-saksone” me “dyndjet arabo-aziatike” që pushtuan Europën?

A-E përbashkëta e pushtimeve barbare:

-Të dy vërshimet e këtyre popujve drejtohen ndaj një hapësire europiane brenda se cilës jetonin popuj shumë të qytetëruar dhe qëI takonin besimit të krishterë.

-Të dy vërshimet e popujve barbarë qenë të dhunshme dhe linin pas shkatërrimin e rrënim të gjithçkaje, si kala e kështjella, shtëpi e objekte, vrasje etj.

-Të dy këto valë pushtuese duke ushtuar trysni e ndryshuan Europën dhe “ndihmuan në krijimin e unitetit të saj”.

B-Ndryshimet sipas ndikimit dhe pasojave që sollën këto dyndje varet dh

përcaktohet nga përkatësia qytetërimore (mënyra e jetesës, gjuha, zakonet), fetare dhe racore. Duke e parë në këtë vështrim është e lehtë të kuptohet se:

1- Anglo-Saksonët dhe Sllavët ishin në nivelin primitive të besimit (politeist), ndërsa arabëberberët dhe turqit ishin të besimit Islam (monotheist).

Kështu anglosaksonët me nivelin primitive të fesë, aq më tepër që këtë fazë të besimit e kishin njohur dhe popujt latinë, Grekë , Ilirë, Galë, Trakë etj, nuk mundën të imponoheshin fesë së krishterë që ishte shumë më e përparuar. Madje barbarët e përqafuan fenë e popujve që gjetën në Perandorinë Romake të Perëndimit dhe atë të Lindjes. Ndërsa Arabo- Berberët dhe Turqit Osmanë nuk hoqën dorë nga përpjekjet e tyre për të imponuar fenë e tyre Islame kudo ku shkelën e pushtuan.

2- Anglo-Saksonët e Sllavët duke qenë shumë të prapambetur, pranuan mënyrën e organizimit të administratës, shkrimin dhe leximin e gjuhës, alfabetin latin e Helen të saj, duke ruajtur karakterin europian të kulturës. Ndërsa Arabët dhe Turqit Osmanë kishin një organizim administrativ- shtetëror me një traditë dhe që garantonte shfrytëzimin efikas të popujve të pushtuar e nënshtruar prej tyre. Përveç kësaj reformat osmanizuese e islamizuese ishin të mirëkoordinuara dhe në harmoni duke përmbushur maksimalisht objektivat afatgjata të pushtimit.

*Në përmbledhje të kësaj analize të shkurtër për të dy tipologjitë e “popujve barbarë” mund të themi:

A-Popujt sllavë dhe sidomos oto anglo- saksonë, duke qenë më “primitivë” në këto aspekte, më tepër u asimiluan se sa patën fuqinë për ta dominuar e shuar botën Latine, Helene e Pellazgjiko-Ilire. Në këtë rast, popujt e ardhur përvetësuan totalisht besimin e krishterë, po ashtu edhe tradita administrative e shtetërore.

Ndërsa aspekte të tjera të kulturës si: gjuha, tradita e veçoritë etnologjike, arti, përvoja të tjera jetësore, etj u ballafaquan me njëra tjetrën duke sjellë njëfarë asimilimi të ndërsjelltë. Kështu vërtetë fisi gjerman Frankëve e pushtoi provincën romake të Galisë, por këta ruajtën rregullat dhe mënyrën e administrimit, gjuhën latine të përdorur, deri diku mënyrën e jetesës etj. Ndërsa ndërruan vetëm emrin nga Galia në Francë, duke vënë emrin e tyre.

Edhe në Britani ndodhi asimilimi i ndërsjelltë…, ku mbijetuan keltët (Irlandë) , britët e skocezët në Ishullin e Britanisë Madhe. Edhe këtu emrin e vendosi fisi gjerman, Anglët. Edhe gjuha e Anglezëve u përshtat shume me gjuhën e vendasve, mjafton të përmendim faktin se gjuha angleze vërtetë konsiderohet si gjuhë gjermanike, por në pikëpamjen gramatikore rreth 70% e fjalëve kanë bazë e rrënjë latine.

Në Gadishullin Iberik e Italik u ruaj gjuha latine, Edhe në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), ndodhi asimilimi ndërsjellët mes “sllavëve barbarë” dhe popullsisë vendase . Kështu gjatë trysnisë dhe procesit të tkurrjes në trojet e tyre etnike, Ilirët evoluan në Arbër, kultura, gjuha, feja e krishterë dhe tradita e tyre ka mbërritur deri në ditët tona. Kjo kulturë mishërohet tek shqiptarët, në Ballkanin Perëndimor, Arvanitët, Arbanasit në Dalmaci, arbëreshët në Itali etj.

Më në lindje ka mbijetuar kultura Trako- Arumune etj. Grekët në jug i kanë mbijetuar dhe ata këtyre dyndjeve, madje duke i ndikuar popujt e ardhur në drejtim të fesë së krishterë dhe alfabetiti në disa prej gjuhëve sllave. Duhet përmendur se gjatë procesit të gjatë të asimilimit të ndërsjellët sllavo-Bullgarët kanë mbizotëruar në hapësirën Ballkanike, duke zënë pjesën dërmuese të territoreve në kurriz të popullsisë autoktone.

Gjithsesi në fund të këtij procesi mbi në hapësirën e Perandorisë Romake të Perëndimit dhe atë Romake të Lindjes (Bizantit) kemi krijimin e një Europe të Re e gjitha e krishterë ku bëjnë pjesë:

-Popujt latinë si Italianët, Spanjollët, Portugezët, Francezët, Belgët, Rumunët etj.

-Anglosaksonët si: Gjermanët e Austriakët, Anglezët, Holandezët, Danezët, suedezët, Norvegjezët, Islandezët etj;

-Në familjen e popujve sllavë janë: Rusët, Ukrainasit, Polakët, Sllavët e Jugut, Cekët e Sllovakët, Bullgarët;

-Popujt Ugrofibë: Hungarezët, Finlandezët, Republikat Baltike;

-Grekët janë të vetëm.

-Shqiptarët janë të vetëm

Duhët të theksojmë se në këtë realitet të ri arritën të mbijetojnë, të paktën thjeshtë si dëshmi fragmentare e “Europës së Vjetër”: Baskët e Katalonasit në Spanjë, Keltët në Irlandë (rreth ¼ e popullsisë në Irlandë flasin gjuhën e vjetër keltisht), galët (popullsia indigjene e Zvicrës), ndërsa populli që mbijetoi më me sukses këtij asimilimi nga sllavët janë shqiptarët, gjuha e të cilëve është vazhduese e Iliro-pellazgjishtes.

B-Ndryshe qëndron argument për “popujt barbarë” që vinin nga Aia:

-Besimi tek Islami, gjuha osmane me alfabet arab e përdorur në të gjithë administratën perandorake,favoret ndaj individëve që e pranonin dhe kontribuonin në favor të pushtetit osman, arti e muzika orientale etj, do të garantonte asimilimin dhe nënshtrimin kulturor e kombëtar të popujve, duke përjetësuar influencën dhe sundimin osman të tyre. Tipologjia e një njeriu ballkanik (Shqiptar, serb, bullgar, arumun, apo dhe grek, përcaktohet nga disa tipare që e diferencojnë shumë me individin (qytetarin) europian (anglezë, italian, gjerman francez, nordikët- skandinavë, madje edhe me sllavët që kanë bashkëjetuar në kuadrin e Perandorisë Austrohungareze, por jashtë Perandorisë Osmane).

-Kështu p.sh.: një ballkanas nuk e vlerëson punën si mënyra më dinjitoze për të bërë një jetë më të pasur e të qetë në çdo kuptim, madje njerëzit që bëjnë punë të thjeshta janë “të rëndomtë” , ndërsa dikush që pasurohet shpejt e me rrugë të tjera (korrupsioni, trafiqet, grabitjet) janë të zotë dhe gëzojnë njëfarë simpatie paradoksalisht e gëzojnë këtë simpati edhe tek të varfrit. Sepse kështu ishte ndarë shoqëria gjatë zbatimit të reformave osmanizuese e islamizuese, ku u krijuan dhe shtresat: fisniket ishin agallarë e pashallarë që i shërbenin Perandorisë (tradhtisë që i bënin popullit të tyre) dhe merrnin privilegje mbi këtë bazë dhe jo mbi meritën e kontributit për shoqërinë të cilës i përkitnin. Pjesa tjetër e popullsisë ndikohej nga privilegjet e vogla (thërrimet) që i jepte “aristokracia” e vendit, ndërsa të fundit ishin njerëzit në nivelin Raja, më të varfrit dhe më të përbuzurit. Këta të fundit ishin kryesisht njerëzit që nuk pranuan të ndryshonin fenë për tu bërë muhamedanë (krishterët) dhe pikërisht për këtë arsye bënin punët më të rënda, jetën më të vështirë dhe përjetonin diskriminim e përbuzje prej pushtetit barbar osman.

Krejt ndryshe është mentaliteti i qytetarit europian, ku puna është rruga më e sigurt, rruga më normale për të jetuar bukur me dinjitet jetën, për të ndërtuar një jetë të pasur në çdo kuptim. Sistemi demokratik në thelbin e tij tregon se liria respektohet deri aty ku shkelet liria e tjetrit” çka përkon dhe me doktrinën e krishterë ku thuhet: “mos ja bëj tjetrit atë që s’don të ta bëjnë ty”.

Përveç qëndrimit ndaj punës, dallimi është shumëplanësh e i shumllojtë: Ballkanasit nuk janë korrekt e të sinqertë për atë që thonë e bëjnë. Djallëzia për të treguar gjithmonë atë që ti mendon se është e mirë për ty dhe jo atë që ka brenda ndërgjegjes së tij, është tipar i shumicës së këtyre njerëzve.  Egoizmi për pushtet e pasuri, shpirti jo human I ballkanasve, fitimi e pasurimi me çdo kusht e me çdo mjet, elitat që trashëgojnë këto tipare tj, të gjitha këto nuk I lejojnë shoqëritë e këtij rajoni të ecin përpara. Në konkluzion të gjithë sa thamë duke u bazuar tek argumentet në fillim të këtij shkrimi theksojmë se: Lidhja e këtyre popujve do të përbënte themelin e një qytetërimi modern, më të zhvilluar se kudo tjetër në Planetin Tonë.

Ndërsa hapësirat europiane që ishin të pushtuara nga Turko –Arabët (Ballkani), duket qartë prapambetja ekonomike, kulturore, mënyra orientale e të menduarit dhe e jetesës, korrupsioni, që nuk ka të ngjarë aspak me Europën, pjesë e ndritur e të cilës ishim dikur(veçanërisht Ballkani Perëndimor- Arbëria).

(Vijon në numrin e ardhshëm me temën: “Pushtimi i butë” në Europë dhe fillimi i reagimit”)

SHKARKO APP