FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Facebook kaloi 1 miliardë përdorues

 

Facebook kalon numrin e 1 miliard përdoruesve Facebook kaloi në datën 24 gusht për herë të parë, murin e një miliard personave në kohë reale. Ishte hera e parë që ndodhte në shkallë botërore, e kjo përbën padyshim një rezultat spektakolar për rrjetin sociale më popullor të globit. Një në shtatë persona që popullojnë Tokën sot, pati akses në facebook. Mark Zukerberg, themelues i Facebook deklaroi me këtë rast se sot po jetojmë në një botë më të mirë, pasi ndodhemi në një botë të ndërlidhur. Ai shtoi se ky është vetëm fillimi, drejt një bote e cila do të jetë këtej e tutje e ndërlidhur. Deklaratat e tij shkaktuan dyshime dhe polemikë, pasi erdhën pak pas ngjarjes së Virxhinias, ku një gazetar vrau në transmetim direkt dy kolegë të tij. Vrasësi i shpërndau fotot dhe videot e ngjarjes makabre nëpërmjet Facebook dhe Twitter. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?