Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 11:22 United bën gati revolucionin në janar, Pochettino synon 7 futbollistë Manchester United ka nisur të hartojë planet për merkaton e janarit, me drejtuesit e klubit që synojnë të përforcojnë tre reparte të rëndësishme të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatos Klosi: Do ketë arrestime politikanësh të lartë

Forum E diel, 12 Mars 2017 12:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për “Sot”, Fatos Klosi, ish-kreu i SHIK, ka deklaruar se gjyqtarët dhe prokurorët kanë fshehur paratë e korrupsionit jashtë vendit nga frika e Vettingut, ndërsa ka paralajmëruar arrestime politikanësh.

Ish-kreu i SHISH shpreson që arrestimet të nisin nga peshqit e mëdhenj, pasi në rast të kundërt, reforma e ka humbur qëllimin e saj. Klosi është shprehur se opozita i trembet Vettingut dhe se me bojkotin dhe protestën kërkon të justifikojë humbjen në 18 qershor.

-Kuvendi të hënën shtyu zbatimin e vetingut. A është një dëshmi e radhës se klasa politike nuk e do reformën në drejtësi?

Klasa politike përbëhet nga parti të ndryshme. Partitë që nuk e duan reformën, janë ato parti që nuk vijnë në Parlament, nuk shkojnë për të votuar, diskutuar dhe nuk janë të interesuara për reformën. Procesi i reformës në drejtësi është i gjatë, dhe mendoj se duhen diskutuar gjërat dhe pastaj të shkohet në votim. Ato forca politike që nuk shkojnë në Kuvend emër të disa gjërave të tjerave, po i shmangen reformës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

-Duket se reforma ka hyrë në dy ngërçe: Nga njëra anë është opozita me kërkesën e saj për qeveri teknike, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca shtyu afatet për kandidatët për vetingun. Si duhet të zgjidhet kjo situatë kaotike?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Forcat politike e dinë shumë mirë se reforma në drejtësi dhe zbatimi i vetingut kanë lidhje të drejtpërdrejtë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nëse do gabojnë te reforma në drejtësi, do të thotë që nuk plotësojnë kushtin kryesor që Europa i ka vënë Shqipërisë. Synimi i forcave politike është që ta bëjnë Shqipërinë pjesë të Europës. Unë shpresoj që, duke parë dhe këmbënguljen e botës, të aleatëve kryesorë, gjërat do zgjidhen. Politika ka dy vjet që po merret me këtë punë, dhe tani që erdhi fundi do të duhet ta votojnë. Sa i takon bojkotit të opozitës, kjo është e vështirë sepse ajo i ka thënë pikëpamjet e veta. Opozita thotë që ta aprovojmë legjislaturën tjetër, kur të bëhen zgjedhjet.

Mund t'ju interesojë

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin me Çamërinë

Kreshnik Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë bashkimin ...

Para 2 orësh
Filip Çakuli: Na duhet edhe policia e gjuhës

Filip Çakuli: Na duhet edhe policia e gjuhës

Para 20 orësh
Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 22 orësh

-Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar ndjekjen e shembullit kroat dhe rumun për arrestimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar. Sa i lehtë do jetë ky proces në Shqipëri?

Vërtetë në Kroaci dhe në Rumani është bërë ndonjë arrestim i rëndësishëm, por nuk është bërë ndonjë reformë e madhe në drejtësi. Ata kanë goditur rastet skandaloze, që kanë çuar në arrestimin e pushtetarëve. Një nga qëllimet kryesore të mbështetjes që po jep bota për reformën tonë, është shpresa që kjo reformë të jetë shembull për të gjitha vendet e Lindjes. Asnjë vend i Lindjes nuk ka bërë reformë të kësaj natyre. Shqipëria, duke qenë një vend i vogël me të gjitha problemet e mëdha që ka, duket se është konsideruar që reforma mund të eksperimentohet më kollaj dhe do shërbejë si shembull për të gjitha këto vende që kanë probleme si me korrupsionin dhe krimin.

Nga kjo vjen dhe shpresa ime që, qoftë amerikanët dhe qoftë europianët këmbëngulin që reforma te ne të përfundojë. Ndërkombëtarët kanë investuar shumë jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për shembullin që do japë Shqipëria. E quaj primare reformën, në raport me disa arrestime. Politikanët nëse kanë përfituar nga paratë e popullit, besoj se do arrestohen. Për mua më e rëndësishme është reforma se sa arrestimet. A do t’ia dalin? Nëse do të bëhet reforma, po. Nëse do të kapen vetëm disa peshq të vegjël dhe jo të mëdhenjtë, atëherë reforma nuk e ka bërë detyrën e saj.

-Pak ditë më parë, Drejtoria e Pastrimit të Parave deklaroi se ka pasur rritje të transaksioneve jashtë vendit për 2016. A kanë tentuar gjyqtarët dhe prokurorët të fshehin pasuritë e vëna në rrugë korruptive?

Sigurisht që po! Një fjalë e urtë popullore thotë: Di të vjedhësh? Po, di; Di të fshehësh? Jo. Atëherë mos vidh! Jam i sigurt se të gjithë ata që bëjnë aktivitet të paligjshëm, politikanë në pushtet që marrin nga buxheti, nga tenderat, nga koncesionet, me reformën janë shtrënguar. Janë futur në mendime se si do t’ia bëjnë. Kjo tregon që reforma po bën efekt pa filluar dhe disa njerëz i ka trembur.

-Opozita ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet parlamentare. Nëse i shkon deri në fund këtij qëndrimi, mazhoranca, a duhet të futet në zgjedhje dhe a do të ishte legjitim rezultati zgjedhor?

Unë them po. Për mendimin tim nuk duhet të ketë koalicione; ato parti që duan të futen në zgjedhje, le të futen. Ato që deshën u futën, lanë fatin në dorën e popullit, morën votat…Unë nuk shoh absolutisht asnjë situatë të jashtëzakonshme. Nuk shoh asnjë situatë që të detyron të mos futesh në zgjedhje. Të gjitha janë broçkulla! Paratë e drogës, krimi, etj, nuk janë argumente që hajde të bëjmë një qeveri teknike. Do ishte precedent i gabuar për mua. Sa herë që një parti politike e ndjen veten keq, del me një çadër në mes të sheshit, vë ca kushte dhe thotë se unë nuk marrë pjesë në zgjedhje…s’ka sens! Me sa di unë në KQZ janë ndarë përgjysmë vendet; diku një më shumë se gjysma e kanë të majtët, diku të djathtët. Ligji të dyja palët i vë në kondita të barabarta. Nëse ata kujtojnë që se si u bë Basha kryetar bashkie, të njëjtën praktikë do ndjekë dhe e majta, e kanë gabim. Nuk bën të tilla gjëra e majta siç u bë në atë kohë në KQZ, në 2011. Dëgjoj se do ketë gjullurdia, por jo besoj se situata do jetë tepër e qetë.

-Nëse PS bashkë me partitë e tjera të majta hyn në zgjedhje pa opozitën, a do ta njihnin ndërkombëtarët rezultatin zgjedhor?

Nuk ka ndonjë rregull të shkruar. Çfarë bëhet kur një parti nuk hyn në zgjedhje? Asgjë. Ndërkombëtarët duhet t’ia mbushin mendjen opozitës ashtu siç kanë bërë dhe herë të tjera. Kush ka dhënë shenja të tilla qoftë socialistët apo demokratët, ndërkombëtarët ua kanë mbushur mendjen që të respektojnë standardet e demokracisë. Opozita duhet t’i bëjë të gjitha detyrimet si forcë politike. Opozita bëhet në Parlament, bëhet dhe përpara popullit.

-Opozita kërkon që të shkohet në qeveri teknike, por Ministrinë e Brendshme ta marrë një forcë tjetër politike. A është kjo një tentativë për të kapur zgjedhjet?

Ata janë aq keq, saqë nuk kanë çfarë të kapin! Ata thjesht duan të justifikojnë humbjen. Nuk kanë asnjë alternativë, ndërsa Luli vetëm trash zërin. Ka qenë 8 vjet në pushtet dhe nuk ka se si të na tregojë përralla se si të ulë taksat, do ngrejë rrogat, pensionet!! Është thjesht një farsë! Ai ka arritur që t’ia mbushë mendjen dhe aleatëve. Ata janë të trembur, sepse PD nuk ka alternativë. Ata ishin 8 vjet në pushtet dhe e lanë Shqipërinë ashtu siç e lanë. Të gjitha këto premtimet për ulje taksash, rritje rrogash dhe pensionesh janë broçkulla që nuk i beson kush. Njerëzit janë ngopur me të tilla gjëra.

-Sali Berisha vijon thirrjet për luftë. A ka njerëz si në ’96-’97-’98 që i shkojnë nga mbrapa politikanëve për trazira?

Nuk shkon njeri nga mbrapa që të bëhet Lul Basha kryeministër. Njerëzit do votojnë se kanë opinione të përgjithshme. Thirrjet e Berishës nuk dëgjohen. Ai, sa herë e ndjen veten keq kërkon ndihmën e popullit. Unë çuditem, pse kundërshtarit e tij nuk e çojnë në gjyq?!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United bën gati revolucionin në janar, Pochettino synon 7 futbollistë
Para 7 minutash

United bën gati revolucionin në janar, Pochettino synon 7 futbollistë

Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj: Nuk kërkoj as botoks, as mbjellje flokësh
Para 10 minutash

Sot gjyqi në GJKKO, Veliaj: Nuk kërkoj as botoks, as mbjellje flokësh

Shpërthim bërthamor në hapësirë: çfarë rrezikojnë satelitët
Para 16 minutash

Shpërthim bërthamor në hapësirë: çfarë rrezikojnë satelitët

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund
Para 20 minutash

Champions League rikthehet me 9 sfida, spikat dueli Arsenal-Dortmund

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 14 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

3 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 16 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 13 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.