Fatos Lubonja: Çfarë fshihet pas deklaratës së ambasadorit Lu për klanet mafioze

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot në studion e lajmeve në News 24, deklaratën e bërë nga ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu për klanet mafioze dhe familjet që sundojnë vendin.

Sipas Lubonjës, ambasadori i SHBA-ve duhet të ishte pak më i qartë në deklaratën e tij dhe duhet pyetur nëse ky reagim vjen pas informacioneve të reja që ai ka grumbulluar, apo jo.

“Ne kemi pritur prej kohësh që ambasodori të ishte skeptik për shumë gjëra që ndodhnin në Shqipëri. Pyetja e parë që i duhet drejtuar ambasadorit është nëse ka informacione të reja që reagoi kështu”,- tha Lubonja.

“Ne kemi qënë në një krizë kur PD hyri në çadër, ishte një lëvizje antisistem për arsye se pretendonte që s’mund të kishte zgjedhje të lira. Atëherë Lu dha mbështetje për institucionet, për zgjedhjet dhe tani e dëgjojmë në bisedë me studentët për të drejtën që ka populli të përmbysë qeverinë kur nuk përmbush pritshmëritë e tyre. Ambasadori Lu duhet të ishte më i qartë”,- shtoi Lubonja.

Analisti foli më tej për një diktaturë të krimit, e cila përmbyset vetëm nga dëshira dhe lufta e forcave të brendshme, jo atyre të jashtme.

“Duhet të ndryshojë diçka, ngjarje si ajo e Elbasnainit janë maja e ajsbergut dhe tregojnë se si krimi sundon këtë vend. Por, pa forca të ndershme që duan ta ndryshojnë vendin nga brenda unë mendoj se vështirë se ndryshon gjë. Megjithatë fjala e tij ishte një qëndrim skeptic, që duhet të ndihmojë lindjen e këtyre forcave. Ekonomia kriminale është ajo që ka kapur gjithë vendin, prandaj unë flas për diktaturën e krimit. Një pakicë ka kapur këtë vend të vogël. A kanë informacione më shumë amerikanët apo ka ndryshuar linja e qëndrimit në Ëashinguton këtë se dimë, por situata është alarmante”,- shtoi ai.

Pjesë nga fjala e ambasadorit Donald Lu:
Në këtë sallë ka dy grupe. Një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë. Vettingu fillon javën që vjen. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që larguan kriminelët nga Parlamenti. Ai i 2017 është më i mirë se i 2013.
Lufta kundër krimit të organizuar; derisa peshqit e mëdhenj të futen ne burg kanabisi do kthehet sërish. Kateë klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet kriminale.
Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale.
Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht. Klemend Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj.
Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri.

SHKARKO APP