FAZLLIÇËT

 

 

Nga Irfan Rama

Tashmë Damir Fazliç ka shtegtuar “përmoskthim” drejt vendit të tij ku edhe ka punët e tija. Në SHBA, Serbi, Madrid, Sidnej, Sahara, Maldive, Mozambikik, Somali apo Çinimaçin vektorialisht si shpërhapje, rezisht si gjysmëhije pemësh ku dendurinat gjethore janë mbi 90% e normales, me fenotipi faktorish reçensivë (të fshehtë) që sërish shpërfaqen si balenat apo shark-et që pasi sigurohen se kanë fundet oksigjenike nxjerrin kokën për frymim e kanosje brenda apo ndërllojike. Ai erdhi në 2007 me valixhe dipolimatike i ngjashëm me ndihmësat valixhembajtës të Harri Kizinkerit, por jo si ai që i shërbente botës edhe pas lënies me nder të detyrës së tij si sekretar i shtetit të SHBA vijonte të ndihmonte politikat e jashtme amerikane drejt dritëzimit demokratik të botës dhe strehonte qetësim e zgjidhje në vendet ku shkelte dhe nuk përfitonte asgjë. Nuk mbushte valixhet me dollarë, marka, franga apo peseta si shpërblim për punët e mëdha që bënte, por në shumëçkaherë ato frymoheshin me mirënjohje shtetesh.

Damir Fazliç u përcoll në jetën shqiptare si një tip “gangsteri” modern me syze të zeza, kollare të qielltë e kostume të zinj e të detë. Si një serbo-boshnjak nëse nuk gabohem në 2007 mbërriti në Shqipëri si të ishte shpëtimtari i shqiptarëve dhe e pritën me temenara të mëdha i gjithë spektri politik – qeverisës i së djathtës. “God help You” (Zoti ju ndihmoftë) po e perifrazoj vetë të thënat e kreut të qeverisjes zotit Berisha që ja ka transmetuar me aq reveranca madje me një lloj “Boëing” (përshëndetje me përkulje të kokës e gjysëm trupit) boshjako – serbit me “honore” universitare në Amerikë. Që ndoshta as Jef Rogoff – it ekonomistit nobelist amerikan të famshëm që merret me shëndoshjen e ekonomive botërore mund ose ndoshta nuk do t’ia kishte lulosur aq shumë. Dhe ai hynte e dilte nëpër Shqipëri me ndere nga farefisnia e djathtë që nuk ja kishin bërë në asnjë toponim vendor qytetas apo rural në shtete edhe më të varfra sa Shqipëria!

Çfarë bëri në Shqipëri Fazliçi? Askush nuk di asgjë, pavarësisht që çdo shtet demokratik është i detyruar para popullit të bëjë transparencat ordinere për bëmat më të mëdha të një qeverie apo grupet ekonomike që vinë për të bërë punë nëpër Shqipëri. Sepse për hir të fenomenisë së përgjetjes së punëve për njerzit zyrat e Berishës, Nanos apo E.Ramës tani duhet tja transferojnë të papunëve vendet e punës që do të pajtojnë në Shqipëri. Ndonëse edhe për ta politikanët, deputetët, ministrat, kryeministrat e deri tek disa drejtorë bashkish – se kryetarët e pangopshëm për para të bashkive shqiptare po se po – duan të fusin atje ku ka rroga të mëdha farefisnitë e tyre e miqve të një feje “Vjelljes së Parave”. Se politikanët e djathtë këlthasin se na i hoqën njezrit tanë “profesionistë” – njoh boll në digastere madje janë bërë drejtorë tani (se e bija ka qenë në një organizatë me x apo y ministër)njerëz të paaftë e pa pikë vizioni për ekonominë, turizmin arsimin, sportin etj. Madje që të turpërojnë edhe me të huajt si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Edhe tani.

Fazliçi mori 20 hektarë tokë me një euro mu në zonën më të mirë të Durrësit në Porto Romano, një perlë e Adriatikut shqiptar. Ish-Pronarët e shkretë nuk kompensohen dhe ai zotnia nga… ku ta di unë vjen e merr 20 hektarë tokë me 200 mijë euro gjithsej! Oh çfarë “pushtimi”?! Ohhh çfarë grabitjeje?!!! Merr edhe 3.3 milion euro kredi në një bankë të nivelit të dytë dhe ajo nuk pipëtin nga frika e qeverisë së shkuar – se ato të bënin gjëmën – dhe vetëm tani hap gojën si “qenush” i dalë nga stela (kolibja) për të kërkuar 3 milion eurot e kredisë së pa paguar nga ky “Dog – Fish” (peshkaqen) apo “bos” i madh i “kompanive të mëdha”. Ky llojtar biznesmeni e të tjerë shqiptarë e të huaj bën që kreditë e këqia të shtohen më shumë në bankat që janë porcione falimenti nëse bëhen shumë manjakë të tillë që pasurohen në kurriz të popullit të mjerë shqiptar. Që ka këto soj politikanësh të cilët mendojnë vetëm për xhepat e tyre thellë që kalojnë shalët e gishtat e këmbëve! Desht të ndërtojë një TEC, kur ai i Vlorës i ri që kushtoi sa qimet e kokës nuk “gëlon” akoma! Por se lanë ambjentalistët e hekurt shqiptarë. Dhe ai u mor me disa “tregtira” e pas 2013 nuk u pa më në Shqipëri(?!). Dhe askujt nuk i futet një gjëmb supërhollak në këmbë! Sa punësoi? Askënd!!!

Fazlliçët e djeshëm e të sotëm vijojnë të mashtrojnë shqiptarët e të pasurojnë fiset qeveritare dhe qeveritë lokale. Madje qeveriatarë lokalë e qëndrorë sjellin deri ish-kryetarë shtetesh për të inaguruar edhe rrugë fshatrash me një shtresë zifti, se shtresat ziftore të tjera i këmbejnë në para për xhepat e tyre dhe atyre që vinë. Historitë e fazlliçëve rikombinohen dhe ripërsëriten nga e kaluara 25 vjeçare. Arsidistët, druarristët, bankeristët e naftave shqiptare e “biznesmenë” të tjerë ku përfshihen edhe shumë “studio arkitektonike” të huaja dhe shqiptare grabisin paratë e njerëzve të varfër shqiptarë. Tani dëgjova në një televizion, në një debat televiziv se na qenka bërë ligji i Turizmit dhe se zhvillimi i tij do na u bëka duke i dhënë sërish biznesmenëve e kompanive të huaja e shqiptare me nga 1 euro toka të tëra të bregdetit?! “Kush na siguron – tha një specialist i turizmit – se këto toka 1 euro kompanitë e huaja e shqiptare nuk i kthejnë në pallate si tek Gjiri i Lalësit e jo sipas projekteve të fshatrave turistikë? .“Jo nuk do ti lejojë dikasteri, pushteti lokal, qeveria e parlamenti se e kanë ato në ligj” – u përgjigjën një grua dikasteri e një drejtor agjencie turizmi. I njëjti mentalitet ekziston në njësitë parlamentare, dikasteriale, lokale e tjerë si më parë. Fazliçët gjahtarë shqiptarë e të huaj janë në pritje për gjahtim se ky popull është “Budall”!   

SHKARKO APP