Fjalimi që rrëqethi Majlinda Bregun: Nuk mbarokan kurrë krimbat …!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka kujtuar shkrimtarin e njohur, Teodor Keko, i cili u nda nga jeta sot 15 vite më parë.

Në rrjetet sociale, ish-deputetja Bregu shkruan se nuk e ka njohur Teodor Kekon dhe nuk e ka pasur shok, por kjo nuk e ka penguar ta dojë si dhe shumë poetë të tjerë.

Më tej, ajo publikon fjalimin e fundit të Kekos në Parlament, ku tepër e prekur shton se është një fjalim i sinqertë, i mend, i dhimbshëm, sa i pafat aq edhe ulëritës i një prej të paktën intelektualëve të vërtetë të djathtë, i zhgënjyer herët nga politika e zgërqit.

Reagimi i plotë:

Nuk e kam njohur Teodor Kekon. Por kjo nuk më ka penguar ta dua si dhe shumë poetë të tjerë, të cilët nën lëkurë të hyjnë pa të marrë lejë e pa e vrarë mendjen për formalitetet e prezantimit të zakonshëm njerëzor.

Ndaj as Andi Bejtja dhe as Xhuli të mos tremben se nuk e kam patur shok Dorin:).

Më grishi e më rrënqethi sot fjalimi i tij i fundit në Parlament.

Një fjalim i sinqertë, i mend, i dhimbshëm, sa i pafat aq edhe ulëritës i një prej të paktëve intelektuale të vërtëtë të djathtë, i zhgënjyer herët nga politika e zgëqit.

Edhe rebelim edhe qëndresë, edhe zhgënjim edhe vendim, dhe në fund të atij kumti, si qëllim të tejmë të betejës mes vetes së ngatërruar që shpreson të jetë gabim dhe lukunisë qyqare të injorantëve politike, ikja,-si i vetmi ngushëllim!

Ikja me indinjatë prej gurgulesë të cilës i kërkonte ta kuptonte e ta “konsideronte mik”.

Ka lënë padashur një testament të hidhur me atë fjalim që ngjan si rrëfim i njëriut në përpjekje për të mos humbur shpirtin: Të vërtetat që mohohen, pastaj kapërdihen, pastaj shtyhen mënjanë që të mos duken kurrë si të vërteta, nuk zhduken kurrë.

Sic nuk mbarokan kurrë në asnjë kohë, krimbat që duan të bëhen flutura. Por edhe po t’i vendosësh flatra krimbit, prap krimb ngelet.

SHKARKO APP