Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fryma erdhi, pse nuk e përmendin?

Forum E diel, 21 Mars 2021 17:24
Fryma erdhi, pse nuk e përmendin?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Vehap Kola –

Ndërsa fushata e Ramës ka rënë në menynë standarde “1 premtim, 2 sharje të kundërshtarit”, e konsumuar çdo 4 vite në 30 vite e fundit dhe e ngjashme me fushatat e këqija njësoj si një Trude në gjerdanin e qyteteve uniforme të Italo Calvinos, fushata e opozitës ka ndezur.

Pyetja insistuese e gazetarëve dhe spindoktorëve të pushtetit se pse opozita nuk po krijon dot frymë është zhdukur nga qarkullimi. Arsyeja qëndron në faktin se fryma është krijuar dhe si një ortek po rrit njëkohësisht masën dhe shpejtësinë e saj. Për fatin e keq të pushtetit, orteku nuk ndalet dot as me akuza, as me mallkime.

Pritjet nga turmat entuziaste të liderit të opozitës në çdo qytet ku ai shkon ditë pas dite, qëndrimi pranues e hera herës mikpritës i vetë mbështetësve të Partisë Socialiste edhe në ato që njihen si bastionet e saj i kanë vënë vulën frymës së ndryshimit.

Se si u krijua kjo frymë është po ashtu e kuptueshme sot. Që nga tërmeti, Basha është një hap përpara Ramës. Basha propozon, rekomandon, nxit Ramën të veprojë. Ky i fundit fillimisht injoron, përqesh propozimet e kundërshtarit të tij, heziton dhe në fund detyrohet që sipërfaqësisht t’i adoptojë rekomandimet e opozitës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prej disa muajsh, Partia Demokratike ka prezantuar gradualisht programin e saj. Plane të mira pune janë hartuar nga ekspertët e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit, bujqësisë, anti-korrupsionit, sipërmarrjes, rinisë dhe çështjeve sociale. Një pjesë e angazhimeve të opozitës janë kritikuar, një pjesë janë mbështetur, një pjesë janë lëvduar. Por i gjithë debati është zhvilluar rreth programit të opozitës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I gjendur përpara një opozite me alternativë serioze, Rama ka vrapuar të kopjojë disa nga angazhimet e listës dhe t’i arnojë me premtime nga muzeu i premtimeve të pambajtura që nga viti 2013. Në shumicën e herëve pa dhënë asnjë shpjegim se pse po risjell premtimet e vitit 2013, ai duket se i ka varur shpresat tek shanset që opozita të mos ia bëjë publike dështimet. Ky rulet rus, duhet thënë, nuk i ka funksionuar.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Megjithatë, për programin e tij nuk ka debat. Askush nuk e kritikon. Siç duket, askush nuk e beson dhe nuk pret që të ketë fatin të zbatohet. I dëshpëruar nga mungesa e vëmendjes, Rama është hedhur në kënetën e skandaleve, gjuhës së shthurur dhe parakalimeve të të fortëve. Por kjo vetëm ia ka përjeqësuar diagnozën.

Pas 8 vitesh në pushtet dhe përballë një opozite që ngjall shpresë, Rama është shfaqur nervoz, eksperimentues deri në vetëfundosje, është kacavjerrur pas miteve të diskutueshme dhe të diskreditueshme të disa kandidateve nga menaxhimi problematik i tërmetit dhe pandemisë. Megjithatë, as kjo nuk e ka ndalur ortekun opozitar të rritet dhe të shtojë shpejtësinë.

E vetmja armë që i ka mbetur është të bëjë gabimin që është e detyruar të bëjë çdo qeveri që e ka humbur mbështetjen e qytetarëve: t’i kërkojë administratës t’i dalë përpara ortekut dhe ta ndalë me duar. Rama më mirë se çdokush e di se kjo nuk do të ndodhë. Duart e ngritura formalisht të administratës do të tërhiqen në momentin e fundit dhe Rama do të përballet vetëm me furinë e opozitës.

Në kampin kundërshtar, Basha duket se po e shijon këtë sezon optimizmi dhe nuk ka lëvizur të bëjë ndonjë listë të gjatë premtimesh radikale. Ai ka ofruar një qeveri normale – një emër i ri për qeverinë e vogël – dhe më shumë fokus tek problemet e ekonomisë, krizës demografike dhe integrimit.

Kjo është fryma për mungesën e të cilës spindoktorët e pushtetit akuzonin opozitën. Është koha që për krijimin e saj t’ia njohin meritat opozitës dhe përgjegjësinë regjimit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.