Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fuqitë e mëdha në kurs konfrontimi: Kina dhe SHBA

Forum E shtunë, 31 Korrik 2021 00:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Grindja e fundit tregare midis Pekinit dhe Uashingtonit tregon vetëm një aspekt të marrëdhënieve të tensionuara midis një superfuqie të konsoliduar dhe një tjetre në ekspansion. Të shtënat e para janë shkrehur në një konflikt që mund të kthehet në një luftë të vërtetë tregtare midis dy ekonomive kombëtare më të mëdha të botës. Ndaj vendosjes së taksave ndëshkuese amerikane në shuma miliardëshe, Pekini reagoi po me kërcënimin për të vendosur taksa ndëshkuese – dhe me vërejtjen se ai nuk ka frikë nga një luftë tregtare.

Kjo në një kohë kur ekonomitë kombëtare të të dyja palëve janë të ndërthurura ngushtë: Kina gjeneron në tregti me SHBA teprica gjigande. Në vitin 2016, me një vëllim tregtar prej thuajse 700 miliardë dollarë dhe me një tepricë prej rreth 400 miliardë dollarësh. Me një pjesë të konsiderueshme të kësaj shume Kina blen hua shtetërore të SHBA dhe financon me to buxhetin e SHBA.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 8 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 11 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 13 orësh

Me këtë konflikt, të dyja palët dëmtojnë veten, thekson Thomas Eder i firmës së Berlinit Instituti Kërkimor-Kina Merics: “Kur tani të shkon mendja në dogana ndaj produkteve agrare amerikane si fasulet e sojës, melekuqja, mishi i derrit – kjo do të çonte në një inflacion në Kinë, në kosto më të larta për konsumatorët kinezë.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Marrëdhëniet më të rëndësishme bilaterale të botës

Krisjet shihen me sy në marrëdhëniet midis superfuqisë së konsoliduar SHBA dhe Kinës ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht gjithnjë e më të rëndësishme. Krisja është aq e qartë, sa thuajse asnjë vështrim i marrëdhënieve kinezo-amerikane nuk bëhet pa përmendur strategun dhe historianin grek Tykididin. Që 2500 vjet më parë ai deklaroi duke pasur parasysh rivalët e atëhershëm Athinë dhe Spartë: “Kur një fuqi e re kërcënon që të zëvendësojë një fuqi të konsoliduar lufta është e pashmangshme”. Por ende ajo që mbizotëron aktualisht është që Pekini dhe Uashingtoni t’i shmangen të ashtuquajturit kurth Tykididian.

USA Washington - Donald Trump verhängt Strafzölle gegen China (Reuters/J. Ernst)Donald Trupm vendos doganat ndëshkuese (22.03.2018)

Megjithatë rivaliteti është i dukshëm: Strategjia e Sigurisë Kombëtare e qeverisë së SHBA e publikuar në dhjetor flet për një kthim të “konkurrencës së fuqive të mëdha”. Madje edhe në këtë dokument strategjik paraqitet argumentimi për taksat ndëshkuese të SHBA: vjedhja masive e pronësisë intelektuale të SHBA. Por shqetësimet janë të një natyre shumë më të thellë: që në faqen e dytë, dokumenti strategjik arrin në përfundimin: “Kina dhe Rusia e sfidojnë pushtetin, ndikimin dhe interesat e Amerikës. Ato përpiqen të gërryejnë sigurinë dhe mirëqënien e SHBA”.

Rreziku kryesor për 2018-ën dhe konkurrenca e sistemeve

Kryetari i shtetit dhe i partisë i Kinës Xi Jinping e shpalli që para kongresit të 19-të të partisë vjeshtën e kaluar ambicien e tij, për ta bërë Kinën para vitit 2050 fuqinë e parë botërore socialiste. “Politikisht, kulturalisht, etikisht, nga pikëpamja sociale dhe ekologjike”. Njëkohësisht Xi u rekomandoi shteteve të tjera që ta imitojnë “modelin kinez”. Konkurrenca e sistemit midis rendeve liberale demokratike të Perëndimit dhe kapitalizmit shtetëror të Kinës ka nisur plotësisht. Dhe kjo në një kohë kur SHBA nën Presidentin e tyre Donald Trump tërhiqen të paktën pjesërisht nga politika botërore. Përparësia në simpati e SHBA përballë Kinës në vitet e fundit është pakësuar në mbarë botën. Në disa shtete kryesore të Lindjes së Mesme, të Amerikës Latine e edhe të  vetë Evropës, sipas një studimi të PEW që prej gushtit 2017 Kina është shumë më popullore se SHBA.

China Containerschiff (picture alliance/AP Images/CHINATOPIX)ANije konteniere kineze

Kina në nivelin e fuqisë së saj

“Kina ndodhet në nivelin e fuqisë së saj në kohën moderne”, konstaton Michael Kovrig i Crisis Group në intervistë me DW. Zgjerimi masiv i forcave të armatosura kineze si dhe sjellja luftarake e Kinës në rajon i shqetëson fqinjët e Kinës. Sipas ish-diplomatit Kovrig synimi i Kinës nuk është që ta përmbysë sistemin ndërkombëtar, por që të lërë më fort gjurmët e saj në të.

Udha e mëndafshtë në drejtim të dominimit

Fuqi gravitacionale ekonomike do të shpalosë edhe “iniciativa e rrugës së mëndafshtë”, e njohur edhe si One-Belt-Road ose shkurt OBOR. Masa gjigande infrastrukturore në mjedisin e afërt dhe të largët të Kinës synojnë të hapin rrugën për më shumë tregti dhe shkëmbim ekonomik. Për Kovrigun ky është një instrument tjetër i Kinës për ta zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme dominimin e saj në rajon. Dhe si Solomoni ish-diplomati thotë: “gjithçka varet nga ajo se si sillen lojtarët e ndryshëm dhe si reagojnë ata ndaj njëri-tjetrit”./dw/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 7 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.