Gati arrestet VIP/ Prokuroria njeriun e Ramës, policia të Berishës

Tani nuk ndalon më turravrapi i sherrit dhe i arrestimeve. Edi Rama i zënë keq dhe mat nga skandali i ish-ministrit të tij më të rëndësishëm dhe mik, i ka dhënë urdhër të prerë mbrëmë Haki Çakos, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, që dua një “peshk të madh” nga sofra e Sali Berishës.

-Dua një peshk të madh, Haki! Nëse nuk e kap dot, je i pushuar dhe do shkosh te ish-ministri jot i brendshëm!- mësohet ti ketë bërtitur mbrëmë në zyrën e tij, kryeministri Rama.

-Po një “peshk” ka Saliu, por e ka me hala të forta!- ka thënë Haki Çako, duke e parë në sy kryeministrin, por duke e ditur se mundet nesër prapë, Edi me Saliun të merren vesh dhe e ha, ai, Hakiu.

-E dua pa hala, ore Haki!- ka insistuar Rama- Me hala vetëm Saliu është.

-Po sikur të sjellë ndonjë dash nga malet, afër Beratit?- ka pyetur me gojëhapur Haki Çako.

-Jojojo! Janë me brirë të fortë ato dhe me sakatojnë!-i është përgjigjur kryeministri.

-Po “peshk me hala” nuk do, “desh me brirë të fortë” i ke frikë; po ç’të sjellë?- i është lutur Haki Çako.

Ndërkohë dikush e merr në telefon Hakiun.

-Po, si? Pse? Ç’kam bërë unë?! Jojo! Ato punë i ka drejtuar dhe menaxhuar ish-ministri im. Unë jo!-fliste dhe nuk pushonte Çako.

-Kush është?- pyeste dhe ia bënte me shenja kryeministri Rama.

-Ishin ato të prokurorisë së krimeve të rënda- foli tërë siklet Haki Çako-Lëre lëre! Me thanë se po përgatisim dy fletëarreste VIP, një për një njeri tëndin, afër vetes. Më thanë një emër…

-Cilin?! Fol shpejt! Cilin të thashë?- ngriti zërin kryeministri.

-Një me emër Don … Më thanë punon afër kryeministrit …- foli duke iu marrë zëri Hakiu

-Fol! Për cilin të thanë?

-Ç’të them!

Dhe prapë ra telefoni. Prokuroria e Krimëve të Rënda. Dhe sirenat e policisë që nuk ndalonin. Dy ministra që kishin ardhur për të takuar kryeministrin, sa dëgjuan sirenat e policisë, ikën me vrap. E lanë vetëm kryeministrin. Vrapi i tyre i ngjante Usain Bolt, kampionit olimpik botëror. Kaluan kryeministrinë dhe u futën në një ashensor për te një biznesmen në një kat të lartë, ku shikon edhe stadiumin e ri që po ndërtohet. Por biznesmeni u tha se “nuk iu kam parë ndonjëherë, ndaj dilni, ikni!”.

Ku të shkonin? Vrapuan ministrat për te një pronar media të madhe. I kishin bërë ndere tenderimesh dhe privatizimesh. Edhe ai ua mbylli portën.

U kthyen prapë te kryeministri. “Më mirë me fatin e tij!”. Morën prapë shkallët e kryeministrisë. Në krye të shkallës roja i kryeministrit u tha se “nuk keni vend këtu!”.

Stinë arrestimesh. Fatmir Xhafa ka shumë punë këto muaj. Edhe Krimet e Rënda…

S.P.

SHKARKO APP