Gazetarja me shami: Z. Nano, të tregoj se cilat janë vajzat me b***

Nga Nada DOSTI

Kjo vajza që shihni në foto jam unë. Jam në të 30-at dhe jam gazetare, po ashtu si Masih Alinejad, vetëm se me ca vite mbi supe më pak. Nuk kam shkruar ende një libër, por së shpejti po mendoj ta bëj (le ta shohim). Librin do e kisha titulluar “Mjaft u treguat femrave se çfarë të veshin: frymëzuar nga nisma “Stop Telling ëomen ëhat To ëear”.

Ndryshe nga Alinejad, unë nuk kam lindur në një vend ku mbulesa është e detyrueshme, madje e kundërta është e vërtetë. Kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri, në një shoqëri paragjykuese ku sundon mentaliteti shtypës e partiarkal, ku njerëzit të imponojnë njëtrajtshmërinë dhe të paragjykojnë nëse guxon të jesh ndryshe; të vishesh ndryshe.

Pikërisht në këtë shoqëri të mbyllur e paragjykuese, ku ka plot seksizëm e ku femra shikohet si objekt dhe jo si individ me intelekt, unë pata b*** t’i them JO presionit shoqëror e të vë mbulesën islame. Pata b*** të sfidoj patriarkalizmin dhe seksizmin e një shoqërie, e cila edhe guximin e një femre e mat me organet e mashkullit.

Por ashtu si unë, edhe shumë mikesha të mia që kanë zgjedhur vetë të veshin hijabin, janë përballur me të njëjtën mendësi: me raste edhe duke përfunduar në spital nga dhuna e ushtruar nga të afërmit për të hequr hijabin. Ka pasur raste kur për shkak të shamisë janë përzënë nga shtëpia e janë mohuar si fëmijë.

E për çfarë?

Vetëm pse patëm guximin të jemi ndryshe. E sikur kjo të mos mjaftonte, femrat me shami janë përballuar edhe me ligje diskriminuese, me përjashtime nga shkolla, me heqje nga puna, me ofendime në rrugë. Pra me një shoqëri, e cila jua ka mbyllur të gjitha shtigjet e që kërkon të na izolojë në çdo aspekt.

Më thoni ju tani, a nuk duhet b*** të zgjedhësh të sakrifikosh çdo gjë për hir të lirisë tënde dhe vullnetit për ta jetuar jetën ashtu siç do ti? A nuk duhet b*** të përballesh më dhunën e familjes dhe presionin e shoqërisë vetëm pse ti dëshiron të vishesh ndryshe?

Të akuzosh femrat muslimane se nuk kanë b*** është sikur të pohosh se një malësor është frikacak për nga natyra dhe se shqiptari është i pabesë në origjinë.

SHKARKO APP