Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gazmend Kapllani: Greqia po rreshket në fashizëm, shqiptarët të bëjnë kujdes

Forum E enjte, 16 Shtator 2021 16:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazmend Kapllani një nga shqiptarët më të njohur në Greqi, për shkak se ishte njëri prej shumë pak shqiptarëve të përfshirë në jetën kulturore greke, si gazetar, publicist dhe shkrimtar, pas 25 vjetëve në Athinë, e la Greqinë, për të jetuar dhe punuar në Amerikë.

Pas ikjes së tij, nga Greqia, që në fakt ishte një atdhe i dytë për të, shumë intelektualë grekë shkruajtën se qe e pafalshme për Greqinë që nuk mundi të mbajë një intelektual si Gazmend Kapllani.

Mund t'ju interesojë

BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

BEN BLUSHI: PSE PO PROTESTOJNË FËMIJËT

18 Tetor 2026, 09:39
Për një dorëheqje të përgjegjshme kundër kaosit të Ramës!

Për një dorëheqje të përgjegjshme kundër kaosit të Ramës!

17 Tetor 2026, 16:35
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41

Në këtë intervistë për “Dritare me Rudinën”, Gazmend Kapllani shprehet hapur për çfarë po ndodh në Greqi, duke i vënë emrin fashizëm.

“Greqia po kalon një periudhë shumë të vështirë në këtë moment, dhe ato që po ndodhin, ngjarjet e fundit,  më bënë të ngre zërin, një lloj kambane alarmi që kjo që po ndodh, është diçka e re.

Shqipërisë i intereson që Greqia të jetë një vend demokratik, një vend i hapur, ku të mbizotërojnë forcat paqedashëse, që duan miqësinë me shqiptarët, ata që duan paqe në Ballkan, por kam shumë frikë, që në Greqi, në këtë moment, janë forcuar jashtëzakonisht elementët ekstremistë.

Jam i shokuar sepse unë kam punuar në median greke, kam qenë pjesë e medias greke, dhe një nga gjërat që bëra tani, ishte një letër e hapur ndaj ish-kolegëve të mi grekë, të cilët filluan një fushatë disinformacioni të paparë. Nuk kisha parë diçka të tillë për Shqipërinë dhe kjo vazhdon akoma, kjo fushatë disinformacioni që sigurisht ndjell urretje.

Shqiptarët dhe grekët janë kushërinj të parë që nuk honepsin njeri-tjetrin. Dhe fatkeqësisht problemi është i grekëve, në këtë rast nuk është i shqiptarëve. Shqiptarët nuk i bezdis ngjashmeria me grekët. Grekët për arsye historike dhe kulturore i bezdis jashtëzakonisht farefisnia dhe ngjashmëria me shqiptarët dhe është kjo lloj nevoje për ta fshehur që krijon paranojën.

Më vjen shumë keq kur vij në Shqipëri edhe shoh turistë, francezë, gjermanë, zviceranë që vijnë të njohin vendin, dhe ia them edhe miqve të mi grekë, ka pak grekë që kanë ardhur në Shqipëri të na njohin. Ka një lloj mohimi për ta njohur.

Përveç kësaj në këtë moment elementët radikalë dhe ekstremistë në Greqi janë forcuar shumë dhe me të vërtetë mund ta shtyjnë Greqinë drejt vetshkatërrimit. Kam frikë se kjo mund t’i bëjë të shkatërrojnë edhe vende të tjera.

Bëhet fjalë për fashizëm të hapur. Fashizmi do luftë jashtë kufijve, dhe kam jashtëzakonisht frikë që për ta, Shqipëria është objekti ideal për të ushtruar ekstremizmin e tyre.

Prandaj duhet shumë kujdes, njohje. Një gjë e zakonshme që ndodh mes grekëve dhe shqiptarëve, është që asnjëherë nuk kanë qenë kaq afër dy popujt, por në të njëjtën kohë mentaliteti ka ngelur ai i shekullit 19-20 martohen me njëri-tjetrin, bashkëjetojnë me njëri-tjetrin për shkak të dokumentacionit, por mentaliteti ka ngelur po i njëjti.

Nuk dua t’u bëj qejfin shqiptarëve, por grekët kanë një problem të madh, shumë, shumë serioz, me ideologjinë, me fanatizmin fetar”, tha Gazmend Kapllani./dritare.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 5 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 9 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 5 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

3 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 12 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

4 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 23 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 9 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 8 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 14 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.