Gent Shkullaku realizon fotografinë që e mori CNN dhe mediat botërore
Pas revistës Time, edhe CNN ka postuar foto nga zjarri që ka përfshirë prej mbrëmë malin e Muzinës në Sarandë. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, siç mund të shihet edhe nga kjo foto e realizuar nga Gent Shkullaku dhe e publikuar edhe në faqen e CNN. Ndërhyrja gjatë natës ka qenë e pamundur, ndërsa prej mëngjesit kanë nisur operacionet e shuarjes edhe nga ajri.
Kjo foto është realizuar nga fotoreporteri më i mirë i rajonit të Ballkanit Perendimor, Gent Shkullaku.