Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 14:35 Përplasje te Ministria e Arsimit, i vihet flaka kazanëve të mbeturinave, gurë drejt godinës Protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan te Ministria e Arsimit, aty ku u njoftuar edhe një protestë e studentëve. Disa hapa larg forcave të FNSH…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

‘Gracka e Ramës me Ushtrinë në Rinas, si ja la fajin kinezëve të ngratë. Opozita s’duhet të harxhojë…’

Forum E premte, 24 Shtator 2021 13:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj –
Në aeroportin e Rinasit Edi Rama po ndërton grackën e re të propogandës ! Ai ka interes të flitet sa më pak për ngjarjen e bujshme që u bë lajm në të gjithë boten siç që grabitja e milionave euro brenda në avion!

Ai s’do të flasë për policinë që ka vdekur, por për ushtaret që marshojnë !

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 5 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 22 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 23 orësh

Hera e dytë që i ndodh gjema atje, në pak vite, ndonëse kësaj here ku e ku më e sofistikuar në cilësi, befasi e sasi bash atje ku konsiderohej zona me e sigurte e Shqipërisë! Përsëri fajin ja lanë edhe kësaj here Mao Ce Dunit dhe Çu En Lait!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurrë nuk kemi patur një qeveri kaq fytyrë shollë e kaq kurajoze në të gënjyer! Pasi është shkallmuar çdo perimetër sigurie, jo vetëm në Rinas po kudo një operacion i ri për të spostuar vëmendjen ka nisur!

Ajo e dërgimit të Forcave Ushtarake për të marrë kontrollin e sigurisë! Edi Rama siç di ai më mirë se kushdo ta bëje atë adet e ka filluar me foto të Londrës, Parisit, Neë Jorkut ku duken ushtaret që patrullojnë kudo një mase kjo tanimë e njohur dhe e pranuar si domosdoshmëri kundër terrorizmit që ka kërcënuar këto vende!

Po kaq për efekte spektakli nxjerr dritat e makinave ushtarake që mësyjne aty pari a thua se ditën nuk shkojnë dot paçka se janë vetëm 500 metra larg nga pista! Por kontrasti drita, natë dhe alarm është i duhuri për të tërhequr vëmendjen në një fakt të ri që duhet të eklipsoje të parin-grabitjen, paaftësinë totale në mos bashkëpunimin e policisë së shtetit me kriminelet qe bënë grabitjen e shekullit tek ne! Kryeministri i cili policinë e përdor vetëm kunder grave dhe fëmijëve shtazërisht siç e demostroi “beteja” në breg të lumit në Tiranë, me urrejtje kundër opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u vene prangat me dhjetra protestuesve pa llogaritur qerasjen bujare me gazlotësjelles për të gjithë kudo tjetër e ka lëshuar territorin në administrim të krimit të cilin e ka aleat në çdo proces elektoral !

Për kaq i duhet atij policia për ti mbrojtur zyrën, parlamentin tanimë qesharak e monist dhe opozitën e “re” duke tentuar të tërheqë në një beteje fallco atë të “vjetrën” siç është kjo që po ndodh tek aeroporti “Nënë Tereza”! Shumë personazhe të profilit të lartë duke filluar me Sali Berishën po merren me atë që e quajnë puç kushtetues, pra dërgimin e ushtrisë rrëzë balonave ! Ky term po përdoret kaq shpesh vitet e fundit sa është zor ta besh dallimin kur Rama e kryen në të vërtetë atë! Ai fajin paturpësisht për rënien e shtetit të tij, jua la kinëzve të ngratë ndërsa dërgimin e ushtrisë një akt i pastër populist ky po e shet si ngjarjen e madhe të javës që varet prej tij ! Ai po thotë e shihni se çfarë bëj unë kur varet prej meje?! Çoj ushtrinë dhe e bej krimin tërbiet pastaj e ilustron me foto e ngjyra, kamera e intervista mediatike ku përpiqet të shfaqet si shpëtimtari i një anije të mbytur ne direkun e se cilës rri vetëm kolltuku i tij mbi ujë! Shumica e qytetarëve përton ti lexoje ligjet, ka bezdi te merret me kushtetutën, lodhet te beje analiza dhe e gëlltit lajmin e gatshëm e me gjase ndihet me i sigurte kur e sheh ushtrinë në Rinas!

Ndaj Opozita nuk duhet të harxhojë shume energji duke u marrë me ushtrinë atje edhe pse mund të ketë të drejtë ! Asaj duhet ti mjaftojë ngjarja e parë, grabitja që ndodh prej paaftësisë së qeverisë nëse ajo vete( shteti) nuk është i përfshire në të! Opozita duhet t’u prezantoje qytetarëve rrezikun që i kanoset gjithsecilit si në Shkodër apo Elbasan ! Ajo nuk duhet të lodhet për të liruar 52 te burgosurit e saj politik te muajit të fundit nga një polici që nuk është e shtetit por e pushtetit! Se puç Edi Rama ka bërë me të mëdhenj se ketë, ai ka lënë vendin pa gjykate kushtetuese dhe të lartë dhe kjo u bë normalitet! Sistemi e Drejtësisë e ka krejt te vetin, institucionet që do duhej të ishin të pavarura po ashtu dhe çdo qytetari kur ti teket ai i bën letrat gati !

Dërgimi i ushtarëve në Rinas ngjan një delikatese nga ato masa populiste që marrin mbështetje ! Opozita s’ ka arsye t’i japë Kryeministrit betejë në fushën e tij ! Ajo le ta vazhdoje atë ( betejën ) aty ku ai ka dorëzuar armët dhe lënë shqiptaret në dorën e krimit brenda dhe jashtë telave me gjemba të Rinasit të cilëve çdo hajdut i ngeshëm u bëri munë para se të shkojnë ushtarët! Policia që duam, Ushtria që duam, Rinasi që duam dhe Shqipëria që duam janë në lartësinë e Edi Rames qe kemi.

Botuar në gazetën Panorama

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përplasje te Ministria e Arsimit, i vihet flaka kazanëve të mbeturinave, gurë drejt godinës
Tani

Përplasje te Ministria e Arsimit, i vihet flaka kazanëve të mbeturinave, gurë drejt godinës

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet
Para 3 minutash

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 50 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 1 ore

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 17 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 20 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.