Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 14:32 Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Menjëherë pas mbërritjes para ministrisë, ata kanë nisur të thyejnë dhe të shkulin pllakat e trotuareve, e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Grykësi që qesh me Elez Biberajn

Forum E premte, 24 Shtator 2021 11:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga: Andi Bushati

Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se kushdo, Edi Rama ndërmori të hënën një mision të pamundur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 5 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 22 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 23 orësh

Në formën e një letër përgjigjeje ai u përpoq të bindte publikun se drejtori legjendar i Zërit të Amerikës është një gazetar që nuk di të ndajë faktet nga opinionet, se ai flet me mendësinë e Saliut, se media që ai drejton i degradon standartet kur raporton për qeverinë e Rilindjes dhe në fund, se Biberaj i shkaktonte dhe të qeshura. Deri këtu, nuk do kishte asnjë çudi në krahasim me të folurin që dëgjojnë përherë shqiptarët, sikur Rama të mos të tentonte t’i hynte një sfide edhe më të vështirë: Debatit nëse është e provueshme apo jo hajdutëria e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me një vetësiguri për t’u admiruar ai citon frazën e Elez Biberajt: “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”, duke vijuar me pyetjen: “a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë”?!

Dhe duke nënvizuar hendekun e vjetër po aq sa profesioni i gazetarit, atë mes fakteve dhe opinioneve, Rama përpiqet t’i hedhë hi syve publikut se Biberaj nuk jep dot prova, se ai e ka përdorur në mënyrë të gabuar termin “i korruptuar” dhe se për këtë arsye, ai, ose ka shkelur në dërrasë të kalbur si profesionist, ose është përdorur si militant i kamufluar.

Pra, mesazhi që shefi i qeverisë do të përçojë është i qartë: Deri sa nuk ka një fakt se unë kam vjedhur, deri sa nuk ka një foto timen me para në dorë, asnjë filmim duke bërë korrupsion, asnjë dokument të parave të mia në parajsa fiskale, ai mund të më kritikojë sa të dojë politikisht, por nuk mund të shpifë për mua.

Me shpresën se kjo lojë me konceptet gazetareske do ta bindë publikun Edi Rama ka pranuar të quhet, arrogant apo autoritar, por kurrësesi hajdut.

Por edhe po të përpiqesh të ndjekësh logjikën e tij, kryeministri nuk del aspak i fituar. Sepse ndryshe nga sa pretendon ai, gazetari nuk e ka lëshuar epitetin “i korruptuar” pa e mbështetur askund. Nëse lexohet i plotë shkrimi i Biberajt, e argumenton plotësisht atë.

Sepse duke përmendur tenderat pa garë për kontratat qindra milionëshe që marrin klientët e qeverisë, marëdhëniet okulte me biznesmenët që deformojnë procesin vendimarrës, shkeljen e rregullave bazë të lojës duke prishur konkurencën në treg, Biberaj arrin në përfundimin se Rama është kreu i një regjimi kleptokratik.

A quhet “i korruptuar” njeriu që e gjen veten në majën e kësaj piramide?

Kjo është pyetja bazë që duhej ngritur pas shkrimit të drejtorit të VOA-së. Nëse do të ishte i pastër, me ndërgjegjje të qetë dhe i bindur në virgjërinë e tij morale, Rama nuk do të mbrohej pas alibisë se për të ende nuk ekzistojnë, prova, foto apo dokumenta me para në dorë. Po të ishte burrë, ai do përgënjeshtronte njëra pas tjetrës akuzat për tendera pa konkurencë, ato për dhjetë biznesmenë që ndikojnë qeverinë dhe fitojnë prej saj, ato për paranë publike që prokurohet sipas interesave të tyre, ato për shkeljen e rregullave të lojës, që të gjitha të thëna me dhjetra herë edhe prej institucioneve ndërkombëtare.

Edi Rama e ka të pamundur t’i mohojë këto të vërteta që e vizatojnë atë si një lider të korruptuar. Prandaj ai përpiqet të dredhojë dhe ta fusë publikun në debatin profesional, të hendekut që ndan faktet nga opinionet.

Por, këtu, është ai që të bën për të qeshur. Sepse çdokush që e njeh “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, po të lexonte portretin e mësipërm, do t’i kishte vënë liderit tonë epitetin që s’ia kurseu Elez Biberaj. Ai e meriton atë. Madje më shumë se “opinionet” autoritar dhe arrogant.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet
Para 2 minutash

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 49 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 1 ore

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 17 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 20 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.