Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hidrocentrali i Skavicës “po” apo “jo”?

Forum E diel, 21 Mars 2021 13:06
Hidrocentrali i Skavicës “po” apo “jo”?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Alban Daci –

Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, pa dyshim është çështje kombëtare, por më parë është çështje e Lumës dhe Dibrës. Madje, më pak e Lumës e më shumë e Dibrës.

Ndërtimi i këtij hidrocentrali është një çështje mjaft e rëndësishme, sepse praktikisht ndryshon në pjesën më të madhe hartën e Dibrës duke zhdukur e mbuluar me uji shumë fshatra e zona.

Sigurisht ky hidrocentral ka efekte afektive, sepse dibranët shquhen për lidhjen që kanë më territorin. Bashkë me këto fshatra do të mbulohen me uji edhe varrezat e të parëve, e kaluara dhe pse jo edhe një pjesë e rëndësishme e traditës, kostumeve, zakoneve që lidhen me këto zona që do të mbulohen njëherë e përgjithmonë nga uji.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe vetë lugina e Drinit të Zi, nuk do të jetë më ajo që jemi mësuar ta dimë nga historia, gojëdhenat e po ashtu nuk do të jetë më ashtu jemi mësuar ta shikojmë me sytë tanë.

Lugina e Drinit të Zi, njihet edhe si hambari i Dibrës për shkak të prodhimeve të bollshme bujqësore. Duhet theksuar, se Dibra e Potshme, e cila do të mbulohet me ujin e hidrocentralit është kryesisht vendi malor dhe pjesa e vetme më pjellore e saj është zona e luginës së Drinit dhe të zonave për rreth.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërtimi i këtij hidrocentrali, përveç faktit, se do të zhduk nga historia fshatra, qendra banimi e zona të tëra, bashkë me ta do të zhduk historinë, kulturën, traditën, dialektet folklorin që janë pjesë e rëndësishme e mozaikut kombëtar, ai do të krijo “muhaxherr” të rinj, si ranë të rinj, emigrant l, përsëri pa tokë e pa “atdhe”.

Dibra është goditur vazhdimisht nga eksode për shkak të luftrave, por në rastin e ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës do të ndodh eksodin më i madh i dibranëve. Ky hidrocentral do të ketë efekt të madh e të jashtëzakonshëm në klimën dhe mjedisin e kësaj zone. Kjo çështje kaq shumë e rëndësishme duhet të kishte hapur një debat të madh publik mes dibranëve, por siç duket edhe në këtë histori, frika nga pushteti, interesat për politikën e kanë bërë që ndërtimi i këtij hidrocentrali të konsiderohet si një çështje e vogël dhe e parëndësishme.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Unë, nuk jam për “jo” të prerë, por as për “po” pa kushte! Ndërtimi i këtij hidrocentrali është studiuar si opsion që në kohën e regjimit dhe thuhet se vlen për të rregulluar urat e kasadave të Drinit! Para se të them “jo” janë disa pyetje që duan pergjigje:
1. Ky hidrocentral është interes ekonomik i oligarkëve apo është interes kombëtar?
2. Ndërtimi i këtij hidrocentrali është opsioni i vetëm?
3. Çfarë do të ndodh me banorët e këtyre zonave dhe me varrezat e të parëve?
4. Çfarë efektesh ka dhe do të ketë për klimën dhe mjedisin e zonave përreth?
5. Pse duhet të sakrifikohen dibranët e lumjanët për ndërtimin e këtij hidrocentrali?

Gjithashtu që të them “po”, përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të më bindin dhe të jenë sa më të sinqerta ose sa më afër sinqeritetit!
Nuk duhet të harrojmë faktin se lumenjtë dhe ujërat janë pasuri e të gjithëve dhe janë pasuri e të gjithë brezave që do të vijnë. Reagimi ose sjellja jonë do të jenë ose një qëndrim burrëror ose një njollë turpi që do të kujtohet përgjithmonë.

Ka një histori interesante që mund të merret si shembull ose mund të interpretohet si model. Një kompani fitoi garën për të ndërtuar një dig të madhe mbi lumin Yangtze në Kinë. Disa fshatra të vogla në numër banorësh, por të vendosura kundërshtuan këtë projekt. Projekti po avanconte edhe pse banorët ishin kundër, atëherë një grup i vogël marrin peng për disa ditë inxhinierin kryesor.

Autoritetet ndërmjetësojnë me banorët dhe arrihet marrëveshja: banorët do e lëshonin të lirë inxhinierin dhe autoritete kineze do të bënin një referendum, nëse shumica e banorëve të prekur nga ndërtimi i hidrocentralit do të shpreheshin kundër, atëherë projekti do të ndalohej! Ashtu siç pritej, banorët votuan kundër, projekti u anullua dhe banorët shpëtuan tokat dhe gabimet e tyre. Tani jemi në prag të zgjedhjeve dhe ndërtimi i Skavicës duhet të jetë një argument që duhet të trajtohet nga kandidatët për deputet të Dibrës që jo vetëm duhet të prononcohem personalisht në lidhje me ndërtimin e këtij hidrocentrali, por edhe duhet të japin zotimet e tyre personale. Kandidatët e sotëm dhe deputetët e mundshëm nesër, duhet të luftojnë e të insistojnë të mbrojnë më shumë të drejtat kontratuale të banorëve që do të preken nga ndërtimi i hidrocentralit.

Kandidatët e maxhorancës kuptohet se e kanë të vështirë të mbajnë qëndrime personale si dibran e kjo ndodh se:
1. Së pari nuk kanë statur dhe personalitet të mbajnë qëndrime;
2. Së dyti, janë prodhim i listave të mbyllura dhe të Kryetarit të Partisë dhe ky i fundit ka avancuar më tej për ndërtimin e këtij hidrocentrali.

Gjithashtu, kandidatët për deputet në Dibër pjesë të premtimeve e po ashtu program elektoral dhe qeverisës duhet të ketë çështjet që dalin dhe lindin nga realizimi i hidrocentralit.
Kultura e referendumeve, dihet se është histori e keqe e pluralizmit tonë, por mendoj se zgjidhja e vetme për ndërtimin e hidrocentralit duhet të ishte një referendum i zonave që preken drejtpërdrejtë nga ndërtimi i këtij hidrocentrali!

Etiketat e lidhura

Alban Daci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.