Ikën Tahiri, ngjitet Veliaj në PS, kurse Xhafaj heq litarin

Tashmë është publik skandali Tahiri në dosjen e shumëpërfolur Habilaj. Përditë e me shumë del se skandali nuk ndalon me kaq. Mund ta marrë me vete edhe kryeministrin Edi Rama. PS-ja ka marrë goditje të madhe politike dhe ka rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Pra vertetohet se zgjedhjet janë blerë me paratë e drogës. Kjo është shumë e rëndë. Tani ka filluar parimi i rrëzimit të qeverisë si puna e tullave në seri. PD-LSI dhe krejt spektri politik shqiptar ka vendosur që të largohet Edi Rama si kryeministër pas këtij skandali të madh, vendi do shkojë drejt zgjedhjeve të reja në një moment të përshtatshëm si dhe krijimin e një QEVERIA ANTIMAFIA.

E gjitha kjo do të sjellë përplasje të madhe civile, nëse Edi Rama nuk reagon shpejt dhe fort për të rikuperuar aq sa mundet të rregullojë pas këtij supërskandali. Ky nuk është skandal seksi si Dibër me ish-kryebashkiakun e PS. Nuk është as përgjim për tenderime apo pazare lekësh. Ky është përgjim ku vertetohet se mafia dhe krimi zotëron pushtetin dhe është shumë i rrezikshëm.

Këtu nuk të falin amerikanët dhe gjermanët. Nuk fal asnjeri. Ndaj Edi Rama duhet të zjedhë shpejt; falje publike dhe zgjedhje të reja ose do të rrëzikojë që pas Tahirit të përfundojë edhe vetë në radhën e hetimit.

Skandali Tahiri ka zgjidhur përfundimisht edhe një gjë në PS: trashegimtarin e Edi Ramës në krye të PS. Nuk ka asnjë diskutim se do jetë Erion Veliaj. Por edhe në ministrinë e brendshme Fatmir Xhafaj do jetë me dorëlirë nga njerëzit e Tahirit që kanë pushtuar krejt policinë e shtetit. Ministri Xhafaj duhet të fillojë spastrimin e krimit nga radhët e policisë me dorë të hekurt. Shpejt dhe saktë. Pa mëshirë ndaj krimit.

Jeni në vëzhgim të rreptë amerikan zoti Edi Rama. Sa më shpejt aq më mirë për të ardhmen tuaj politike. Po vonove do jetë pakthim ikja jote nga politika.

G.U.

(marrë nga www.folshqip.al)

SHKARKO APP