Skandal/Imami i Tiranës: Skenderbeu, ky mercenar, nuk është heroi im!
Ndërkohë që Komiteti Mysliman Shqiptar bëri sqarime dje se nuk kishte patur asnjë keqdashje me mbulimin e një pjese të bustit të Gjergj Kastriot-Skenderbeut, gjatë ceremonisë së Kurban Bajramit në sheshin Skenderbej, sot Imami Armand Aliu hedh deklarata të forta për Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Eshtë e padëgjuar çka ky Imam shkruan për Heroin Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skenderbeun.
Imami Aliu thotë se falja e namazit aty është një gabim trashanik i KMSH i cili nuk duhet të ndodhte, pasi është e gabuar që myslimanët të falin namaz duke pasur përballë në drejtimin e kibles një idhull, bust apo pikturë të diçkaje me shpirt qoftë ajo e një njeriu, shpendi apo kafshe.
Ai shkruan se atij i vjen turp që ka për hero kombëtar, një njeri hero mercenar që luftonte për të fituar flori, ndërsa ata që reaguan kundër mbulimit pseudo-nacionalistë.
“Per disa vite rresht muslimanet e falnin Bajramin ne Bulevard ndersa Skënder Beut te gjithe sebashku i kthenin menderen.
Eshte e gabuar fetarisht qe muslimanet te falin namaz duke pasur perballe ne drejtimin e kibles nje idhull, bust apo pikture te diçkaje me shpirt qofte ajo e nje njeriu, shpendi apo kafshe.
Falja e namazit aty eshte nje gabim trashanik i KMSH i cili nuk duhet te ndodhte. Por duke qene se akoma deri sot frenat dhe timonin e KMSH e kane ne dore gylenistet e FETO, nuk pritet ndonje miresi e madhe qe ti vije Islamit dhe muslimaneve. Mua personalisht me vjen rëndë qe te kem per hero nje mercenar qe luftonte per flori ne hesap te kryqezatave te krishtera”, shkruan ai.
SHKRIMI I PLOTË I IMAM ARMAND ALIAU:
Shume potere per hiçgjë më detyroi edhe mua t’i shkruaj dy rreshta me zero nga pas. Nuk mund te degjosh te flasin disa pseudo-nacionalistet te cilet jane te gatshem ta shesin atdheun e tyre per axhendat e Vatikanit, te Athines apo per te ringjallur nga varri Enver Hoxhën e te qendrosh heshtur.
Per disa vite rresht muslimanet e falnin Bajramin ne Bulevard ndersa Skënder Beut te gjithe sebashku i kthenin menderen. Disa mijera muslimane rregullisht dy here ne vit gjate festave te Bajramit i kane kthyer menderen bustit te heroit kombetar te Shqiperise e megjithate askush nuk ka reaguar e nuk eshte ndier keq nga pseudo-nacionalistet. Per kete fakt nuk kemi degjuar asnjehere Artan Lamen, as Agron Gjekmarkaj, as Vangjel Dulen, as Eduart Ndocajn, Bajram Peçin e as ndonje femër qe te flasin asnje gjysem llafi te vetem.
Tani qe muslimanet dolen ta falin Bajramin ne sheshin kryesor te Tiranes, keta pseudo-nacionalist qenkan irrituar sepse nje ekran i madh ishte vendosur para kalit te Skender Beut.
Ne rastin konkret keta pseudo-nacionalist te lobit greko-katolik ne Shqiperi duhet te ishin treguar te kenaqur dhe do ishte me e udhes qe te thoshin njesoj sic u tha ne Bajramin e Fitrit se muslimanet po i luteshin Skender Beut qe mos tu priste kokat apo diçka e ngjashme. Por ne vend te kesaj irritohen se Skenderit ju bllokua pamja e kalit. Kjo eshte idiotesia me e madhe qe kam degjuar.
Eshte e gabuar fetarisht qe muslimanet te falin namaz duke pasur perballe ne drejtimin e kibles nje idhull, bust apo pikture te diçkaje me shpirt qofte ajo e nje njeriu, shpendi apo kafshe. Madje edhe sikur profetit sal lAllahu alejhi ue sel lem ti ishte ndertuar ndonje bust aty, nuk do te lejohej qe te falej namazi. Falja e namazit aty eshte nje gabim trashanik i KMSH i cili nuk duhet te ndodhte. Por duke qene se akoma deri sot frenat dhe timonin e KMSH e kane ne dore gylenistet e FETO, nuk pritet ndonje miresi e madhe qe ti vije Islamit dhe muslimaneve. Madje une mendoj se shperngulja e vendit te faljes nga bulevardi per tek sheshi i Skender Beut ka qene e qellimshme per te treguar tolerancen dhe harmonine nderfetare qe per gylenistet eshte me paresore sesa Islami dhe besimi tek Allahu.
Dihet fare mire gjykimi islam mbi bustet e ndryshme. Profeti sal lAllahu alejhi ue sel lem kish urdheruar qe cdo bust ose varr i ngritur mbi siperfaqen e tokes te rrafshohej dhe shembej. Kjo ska te beje aspak me personat per te cilet jane ngritur bustet por me vete objektet. Pasi forma e pare e idhujtarise qe u shfaq ne toke ishte adhurimi i busteve qe u ngriten ne perkujtim te njerezve te mire e te devotshem qe kishin jetuar me pare. Nuk po zgjatem me argumentimin fetar te kesaj qe po them sepse nuk eshte ky vendi apo koha por do te qendroj edhe pak ne nje detaj tjeter.
Skender Beu a eshte heroi kombetar i shqipetareve apo kalores i krishterimit dhe heroi i Venedikut?
Shumices se shqipetareve ne raste te rralla ju bie fati te mbajne ne xhep per disa ore ndonje monedhe 5.000 lekshe me fytyren e heroit te Venedikut, Skender Beut, i cili edhe pse komandant i larte ne ushtrine osmane preferoi te behej khauarixh e te ngrinte shpaten kunder perandorise qe u kujdes deri sa arriti te behej Bej. Nuk i mjaftoi kjo por u be edhe heretik duke u kthyer nga musliman ne katolik dhe me pas luftoi per interes te Venedikut. Per shkak te tradhetise se tij e luftuan edhe te afermit e tij si rasti i Hamza Kastriotit. Ai nuk luftoi vetem per llogari te Venedikut por edhe per Mbreterine e Napolit madje sherbeu edhe si komandant i kryqezatave te Papa Piu i Dyte e per kete mund te lexosh direkt ne Ëikipedia.
Piktura te Skender Beut me kapelen karakteristike te Venedikut i gjen te publikuara ne materiale te ndryshme historike te vendeve evropiane. Jo me kot edhe qeveria shqiptare e ka printuar edhe tek monedha 5.000 lekshe. Duke qene se u pagua dhe sponsorizua nga Venediku prandaj edhe ju dha titulli kalores i krishterimit. Per kete mund te lexoni shkrimet e Marin Barletit, Fan Nolit, Virgjil Kule, Aurel Plasari etj etj.
Shkurt muhabeti ai ka bere lufte sektare dhe kjo nuk perputhet me pretendimin e viteve te fundit se Shqiperia shquhet per tolerancen fetare. Ose do mburren shqiptaret me legjenden e Skender Beut ose me mitin e tolerances dhe harmonise fetare. Te dyja bashke nuk pertypen dot se te ngecin ne fyt. Mua personalisht me vjen rëndë qe te kem per hero nje mercenar qe luftonte per flori ne hesap te kryqezatave te krishtera. Jam musliman dhe kjo bie ndesh me besimin tim.
Edhe pse busti i Skender Beut sot shikon pothuajse ne drejtim te Fushe Krujes edhe pse ai ska pas lidhje me Fushe Krujen por me Krujen. Megjithate drejtimi i bustit eshte ne mes te drejtimit te Krujes dhe Venedikut. Madje busti ka kthyer menderen ne drejtimin e kibles se muslimaneve dhe kjo eshte nje fyerje e rende per muslimanet.
Çuditerisht nese do te shikosh harten satelitore do te gjesh se Shqiperia ndodhet ne vijen ajrore qe lidh Venedikun me Meken. Rastesi e çuditshme por qe ka vendin e saj ne kete histori.
Gjithe keta pseudo-intelektuale qe sot kane marr zjarr dhe jane te gatshem te behen heronj, muslimanet duhet tju thone: Ndal Bek se ka hendek.
Nuk na interesojne shume axhendat tuaja venedikase prandaj mos na u hiqni shume nacionalist dhe patriot te medhenj. Per nje cope gurri te gdhendur apo bronxi te derdhur mos na u hiqni sikur jeni te gatshem te beheni si Riçard Zemerluani. Beun tuaj nese e doni aq shume mund ta vendosni edhe mbi çatine e Bashkise apo Kullën e Sahatit ne menyre qe te dali edhe mbi nivelin e xhamise Hetem Beu. Nuk na behet shume vone. Por mos harroni se ne muslimanet e sotem ketu kemi lindur, kemi gjak shqiptari edhe ne, nuk jemi as turq e as arab, nuk punojme as per turkun e as arabin, jemi myslimane dhe adhurojme Allahun, vetem Atij i perulemi dhe vetem Atij i frikesohemi. Ai na e dha jeten dhe vetem Ai na e merr.
Lexova neper media se ka pasur kercenime edhe ne adrese te myftiut te Tiranes. Une personalish i vë pak faj edhe atij. Nese do kishte vazhduar faljen ne bulevard nuk do ta kishin kercenuar. Meqenese mori persiper nje iniciative te tille te pastudiuar, tani duhet t’i duroje edhe pasojat.
Nese ju jeni te gatshem te beheni heronj per te mbrojtur nje statuje bronxi kjo sdo te thote se mund te na e hypni ne qafe. Apo do t’i shkelni edhe ligjet qe vete keni miratuar? Edhe kjo nuk me duket çudi pasi diçka te ngjashme e ka deklaruar ish-ministri i jashtem Dhimiter Bushati para nja dy vitesh e kusur. Madje çudi si nuk i paska dal edhe ai ne mbrojtje Skender Beut.
A sinqerisht po e beni gjithe kete zhurme per te mbrojtur nje statuje qe askush nuk e cënoi apo mos valle po pregatisni ndonje skenar per te arrestuar disa besimtare te tjere dhe t’i akuzoni per organizim aktesh terroriste? Tani jemi mesuar edhe ne, cdo vit arrestohen hoxhallare e besimtare qe akuzohen dhe denohen pa fakte.
Nje pjese prej jush i eshte trashur shume zverku apo barku me rrogat e majme qe merrni nga taksat tona prandaj ikni shikoni punet tuaja e mos provokoni ndjenjat tona. Po ju kujtoj nenin 265 te Kodit Penal te cilin ju pretendoni se eshte i shenjte dhe i bindeni dhe e respektoni, flet per nxitjen e urrejtjes dhe grindjeve fetare etnike dhe racore. E dijmë mirë se ai nen e shtrin efektin dhe zbatohet vetem mbi besimtaret muslimane por gjithsesi po jua kujtoj.
Reagojnë në Facebook ndaj kryeministrit Rama për mbulimin e bustit të Skenderbeut:
Duket se debati i shkaktuar ditën e Kurban Bajramit për të ashtuquajturin ‘mbulim’ të statujës së Skënderbeut vazhdon ende, ku tanimë i kërkohet kryeministrit Edi Rama të reagojë në lidhje me këtë ngjarje.
Komentuesit kanë shfrytëzuar një postimit të kreut të qeverisë lidhur me një shkrim të “Wall Street Journal” për Gjirokastrën, për të marrë sqarim pse ditën e Bajramit gjatë faljes së Kurban Bajramit në sheshin ‘Skënderbej’, statuja e tij ishte e mbuluar.
Disa prej komenteve në adresë të Ramës
Presim nje pergjigje nga ju zoti kryeminister pse u mbulua Skenderbeu jam shqiptar dhe nuk me intereson feja po boni kujdes se gjonat nuk po shkojn mir me gjith ato xhamija thirrini trurit se x ndryshe ju fusim flaken e gjith parlamentit se faji eshte i juaji ok flm.
Paska veshur kepuce kjo tregon qe edhe ti reflekton, tani thuaje ndonje fjale per mbulimin e skenderbeut se jan zhgenjyer shume njerez
Photo of The day per mua do te ishte kur te Shkoni ti Perkuleni me nder Shtatores se Skenderbeut.. ju Z.Rama dhe te gjithe Imamet e tjere,na e bet gjakun uj edhe neve nga larg atdheut,,, TURP ,
Zoti kryeminister ne shqiperi eshte bere e nevojshme nje ligje per mbrojtjen e figurave kombetare
Shpresojm te na japesh nje pergjigje per skandalin qe ndodhi ne tiran u mbulua Skenderbeun nga nje grup moracakesh se nuk din akoma nga e ka prejardhjen Shqiperia
Turqia na konvertoi ne mysliman si thoni na do bota katolike e krishtere ?!.Jo harrojeni s .kemi c te bejme jemi popull I pafate keshtu do shkojme duke u endur pas politikes verbale zoti na ndihmofte si kombe
Ore mashtrus zgjidh pse u mbulua busti i skenderbeut .. ato pleshta arb turka muti se bani kta para poullit me nzjerr
Bukur po dukesh dhe jam krenare qe e kemi nju burr shteti sikur ty. Po tu kisha lutur sinqerisht nje sqarim per skandalin qe u be dje ne sheshin e Skenderbeut. Radikalizmi na ka rrethuar jo vetem ne kosove po edhe shqiperi. Te lutem merni masa dhe hjeki keta plehra arabe , sepse ne jemi evrop dhe jo azi. Ne jeni shqiptare.
Nje gabim shume i Madh per mendimin tim, nuk mbulohet Heroi Kombetar i Shqiperise ku eshte Simboli, Gjigandi Historik i popullit shqipetar duke perfaqesuar Shqiperine me flamurin kuq e zi ne dore. Ku ne sot mburemi Luftetari une Kombetar me flamurin kuq e zi me Shqiponje dy krenare. Kjo gje eshte e turpeshme. Kush e mban pergjegjesine !!!!?????
Si nuk te vjen turp ,qe ne mes te tiranes mbulahet Skenderbeu ti poson ne france per suksesin e shkaterimit te kombit ,sa bukur na mashtrove me votat
Zoti kryeministër kam një pyetje : si mund të rrini pa reaguar për imamin e tiranës i cili do dhe heqjen e Gjergj Kastriotit me mire si lejoni diçka te tillë…nuk kam asnjë problem me asnje fe në vendin tim dhe ne botë por kur ulin Heroin e kombit tim nuk mund të rri kështu…Përse vjet nuk kishin problem për bustin e Gjergj Kastriotit dhe festuan festën e tyre kurse sivjet u prishka pune? Nuk ka burrë te luaj GJERGJ KASTRIOTIN nga froni tijë…është shembull për gjithë botën kurse në e injorojme ashtu…mendohuni pak ju lutem. Apo u shite dhe ti si Berisha për lek dhe i ke dhene turkut gjithe te drejtat?