Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Imitimi tinzar i qasjes franceze, injorancë e djallëzi?!

Forum E shtunë, 9 Maj 2020 16:56
Imitimi tinzar i qasjes franceze, injorancë e djallëzi?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas një konsultimi profesional, dhe debatesh të gjata e intensive me kryetarët e bashkive, grupet e interesit, shoqërinë civile, parlamentin, opozitën, Presindenti dhe Qeveria franceze, përmes një procesi gjithëpërfshirës e transparent kanë ndërtuar hartën COVID-19 ku klasifikohen sipas 2 kritereve themelorë (në fakt ekziston edhe një kriter i tretë që lidhet me kapacitetin e departamenteve për të kryer teste) të 101 departamentet e vëndit sipas tri ngjyrave: a) e gjelbër, b) e verdhë dhe c) e kuqe. Ministria e Solidaritetit dhe Shëndetsisë, me një transparencë ekstreme ka vënë në dispozicion on line për të gjithë qytetarët gjithcka duhet (kriteret, të dhënat për përhapjen e virusit, numrin e shtretërve të zënë dhe të lirë në cdo departament, e tjerë) që ata të kenë mundësi të gjejnë ngjyrën e departamentit ku jetojnë, punojnë apo kanë interesat e tyre. Asgjë e mbajtur e fsheshtë dhe asgjë e transmetuar me urdhër të verbër, as nga Ministri i Shëndetsisë, as nga Kryeministri dhe as nga Presidenti. Nga sondazhet rezulton se 60 përqind e francezëve e miratojnë në parim këtë qasje, pavarësisht vërejtjeve të shumta…Konkretisht, dy kriteret themelore (shih foton) e përdorur për të përcaktuar hartën me tre ngjyra janë: i) Dinamika e epidemisë e matur përmes qarkullimit të virusit; dhe ii) tensioni në sallat e terapisë intensive e matur përmes përqindjes së zënies së shtretërve në këto salla. Ekziston edhe një kriter i tretë për “kapacitetin e departamenteve për të kryer teste virusologjike dhe gjurmuar rastet e personave në kontakt me ata që kanë rezultuar “pozitiv”; por sipas këtij kriteri të tretë, të gjithë departamentet janë klasifikuar “të gjelbër” sepse sasia e testeve është e centralizuar nga qeveria. Kjo është qasja që ka aplikuar Franca, një qasje profesionale, gjithëpërfshirëse e ekstremisht transparente. E megjithatë vërejtjet, sygjerimet e debatet nuk mungojnë edhe sot, dy ditë para nisjes në datën 11 maj 2020, të “hapjes progresive e të diferencuar” apo thënë ndryshe “lehtësimit të masave karantinuese për tu mbrojtur tashmë prej 9 javësh nga kriza sanitare.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

FRANCA

Franca në datën 8 maj ka pasur i) 176079 të infektuar, ii) 82012 raste të mbyllura (26230 të vdekur e 55782 të shëruar) dhe iii) 94067 raste aktive. Ndryshe, në Franca janë 47 % e rasteve të mbyllura dhe 53 % e rasteve janë aktive. Mund të thuhet se Franca ka nisur procesin e lehtësimit progresiv e të diferencuar të vëndit kur ndodhet pothuajse në mes të epidemisë (pa e arritur ende atë) sepse ka mbi 50 % të rasteve ende aktive, pra të infektuar që kanë nevojë të marrin trajtim derisa të shërohen.

SHQIPËRIA

Shqipëria në datën 8 maj ka pasur i) 850 të infektuar; ii) 651 raste të mbyllura (31 të vdekur dhe 620 të shëruar) dhe iii) 199 raste aktive. Ndryshe në Shqipëri, janë 77 përqind e rasteve të mbyllura dhe 23 përqind e rasteve ende aktive. Mund të thuhet, se nisur nga ky parametër, Shqipëria është shumë më e “avancuar” se Franca në kuptimin se është më “afër” fundit të epidemies, duke pasë përshkruar mbi ¾ e rrugës; në këtë kuptim Shqipëria e ka kaluar mesin e epidemisë rreth datës 10 prill 2020. Në një farë kuptimi marrja e masave lehtësuese për Shqipërinë është në kohën e duhur (madje e vonuar), ndërkohë që procesi i lehtësimit të masave shtërnguese paraqitet shumë më i domosdoshëm se në Francë, po të kemi parasysh se gjëndja ekonomike e vëndit, bizneseve dhe familjeve shqiptare është katastrofike dhe kriza sociale është në prag të shpërthimit. Imagjinoni kur Franca që ndodhet në mes të epidemisë (pa e arritur ende atë) e ka shqetësimin e hapjes së ekonomisë dhe prandaj ka nisur masat lehtësuese, se cfarë do të mund të thuhej për Shqipërinë e cila për më tepër ka kaluar ¾ e kësaj epidemie?!

IZOLIMI ABSURD I SHQIPTARËVE S’KA ASNJË LIDHJE ME QASJEN E FRANCËS?!

Qasja e Francës është imituar me një injorancë djallzore, dhe mbi të gjitha ky imitim është kryer në mungesë të plotë profesionalizmi, pa asnjë konsultim e tinëzisht, pra në mungesë të plotë transparence. Pa asnjë konsultim . Pa asnjë studim. Pa asnjë plan apo kalendar veprimi. Dhe mbi të gjitha duke lëshuar urdhëra “marrëzie” nga bunkeri për mbylljet pa asnjë bazë në fund-javë, duke mbajtur të izoluar 6 qytetët kryesore të vëndit, Tiranën, Fierin, Durrës Shkodrën, Krujë dhe Kurbin, pra duke izoluar rreth 1,2 milion qytetarë ose rreth gjysmën e popullsisë së vëndit për më shumë se 9 javë?! Ky është një urdhër absurd… aq më tepër që e gjitha Shqipëria nga të dhënat për përhapjen e virusit, por edhe sipas kritereve të Francës, duhet të ishte e gjitha e gjelbër. Ky është një urdhër marrëzie ekstreme që ska asnjë lidhje me qasjen franceze pavarësisht se djallëzisht bëhen përpjekje për të krijuar idenë se gjithcka po kryhet në Shqipëri është sipas qasjes franceze?! Ky është mashtrimi i trashë i rradhës për të mbajtur të izoluar shqiptarët nga marrëzia apo frika ekstreme e një hipokondriaku që përpiqet tja përcjellë sëmundjen e tij të tjerëve duke tentuar t’i mbajë në tutelë me urdhëra autoritarë!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.