Ish-kreu i Shërbimit grek: Britanikët zyra rekrutimi në Athinë dhe baza në Korfuz kundër regjimit të Enver Hoxhës
Respublica
“Pyes veten sa të rinj nga zona e Kifisias që u bie të kalojnë rregullisht nga rruga “Othonos” me shtëpitë aristokrate të një epoke tjetër e dinë se pas luftës së Dytë Botërore diku atje ekzistonte një bazë stëvitore e kundërshtarëve të regjimit në Shqipëri. Zyra e MI6 në Athinë që drejtohej nga Pat Ëhinney luajti një rol ndihmues në këtë operacion. Në Kifisia (vila “Maneta”) shërbeu si qendër e rekrutimit të shqiptarëve. Në Korfuz (vila “Bibeli” në veri të ishullit MI6 instaloi një stacion komunikimi me të dërguarit në Shqipëri që udhëhiqeshin nga Alan Hare, që e njihte territorin nga vitet e luftës. Në Ishujt e Qetë në Korint, shërbimet britanike kishin ngritur një bazë transmetimi dhe propaganda kundër regjimit të Enver Hoxhës dhe qeverive të tjera komuniste. Nga vitet 1950-1954 Ishujt e Qetë kaluan nën kontrollin e CIA-s”. Ky është një fragment i shkëputur nga libri me titull “Veprimi Sekret” me autor 73 vjeçarin Pavlo Apostolidi, ish-kreu i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës greke ku flitet sesi britanikët menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ngritën zyra në disa pika të Greqisë, si Athinë, Korfuz dhe Korint, madje duke rekrutuar edhe shqiptarë që ishin kundërshtarë të udhëheqësit komunist.