Duhet të bëhemi gati për luftë me islamin politik
Ne duhet të bëhemi gati për luftë me islamin politik. Është një nga bombat që mund të hedh në erë këtë vend, nëse injorohet dhe lejohet të depërtoj si një formë e re sundimi mbi dështimet e 25 viteve…
Nga Mero Baze
Duhet të pranojmë se Shqipëria është nën agresionin e një pakice militantësh islamik, të cilët po testojnë guximin për të ndarë shoqërinë.
Edhe pse duket si tepërim, në fakt janë shenja të qarta të një islami politik. Nuk kanë lidhje me myslymanët shqiptarë, qofshin këta praktikant apo thjeshtë respektues së origjinës së fesë së tyre. Ka lidhje me një përpjekje për ti futur në betejë, myslymanët e Shqipërisë me identitetin e kombit shqiptar dhe dhe për të bërë fenë, pikë referimi për shoqërinë tonë. Ajo që ndodhi me Skënderbeun e tregoi qartë testin e tyre.
Pjesa zyrtare e myslymanëve shqiptarë, e mohoi gjestin e mbulimit të heroit, se nuk e ndjente atë si një detyrim, dhe u distancua prej saj. Natyrisht ha debat fjalori i tyre, kjo dhe për shkak të kulturës së tyre, por e qartë ishte që u distancuan.
Një pjesë tjetër debatuan si njerëz normal, se duke u kapur tek fakti se në një pjesë të sheshit mbulohej pamja e Skënderbeut, por kjo ishte aksident.
Por ama një pjesë bëri shumë kujdes të mbulonte Skënderbeun, edhe pse ai në fakt nuk u mbulua fizikisht. Ishin ata që thanë se ne jemi myslymanë dhe nuk duhet të falemi para busteve apo portreteve. A thua s enuk e dinin q ëpo faleshin në Sheshin Skënderbej.
Këta janë ata që janë të qartë çfarë po bëjnë. Janë ata që po trajnojnë myslymanët shqiptarë të ndjehen një herë myslymanë , pastaj shqiptarë dhe akoma më pak, njerëz me mite kombëtare.
Këta janë bërthama e islamit politik në Shqipëri, drejt të cilët po penetrojnë dhe plot ish pushtetarë që mendojnë se mund të rikthehen si jençierë në pushtet. Janë pak, por janë militantë politikë, janë misionarë dhe janë agresivë. Kërcënojnë gazetarë, si rasti i Xhungës dhe disa gazetarëve të tjerë, që i kanë injoruar sms e tyre, kërcënojnë në debate publike, testojnë të thyejnë “mite” shqiptare dhe të lartësojnë Islamin si identitet të shoqërisë sonë, dhe bëjnë gjithnjë kujdes të identifikojnë probleme te rënda sociale të shoqërisë sonë, duke dhënë si zgjidhje islamin politik.
Disa imamë janë arrestuar nën akuzën se kanë nxitur të rinj shqiptarë të shkojnë në ISIS dhe të marrin pas dhe familjet e tyre. Por dhe ata kanë kërcënuar nga burgjet, kanë kërcënuar gjyqtarin e çështjes dhe shtypin që ndjek gjyqin. Dhe tentojnë të duken si heronj.
Këta të tjerët që ngrejnë kokën në ngjarje të tilla si këto të ditëve të fundit, po ashtu janë agresivë ndaj atyre që duan ti konsiderojnë shqiptarë, më parë se myslymanë.
Shqipëria duhet të adoptojë një legjislacion të ri që lidhet me Sigurinë Kombëtare dhe rreziqet e reja për të. Islami politik është një prej tyre. Greqia i heq shtetësinë disa qytetarëve shqiptarë me origjinë greke për një plan rregullues në Himarë, duke gjykuar se cenojnë interesat kombëtare të Greqisë, ndërsa ne jemi toleranët ndaj atyre që në emër të fesë, apo etnive të tjera, tentojnë të bëjnë ligjin në këtë vend duke na treguar se çfarë duhet të bëjmë. Cdo vend në botë, qofshin dhe ata më demorkatikët, kur janë përballur me rreziqe politike që cenojnë sigurinë kombëtare, kanë reaguar. Amerika nuk është e lumtur për Mcartizmin, por e ka bërë atë. Shumë vende Evropaine si Franca, Gjermania përfshi dhe fqinjin tonë Greqinë, kanë legjislacion dhe për propagandnë raciste, antisemite, profashiste etj. Ne duhet të bëhemi gati për luftë me islamin politik. Është një nga bombat që mund të hedh në erë këtë vend, nëse injorohet dhe lejohet të depërtoj si një formë e re sundimi mbi dështimet e 25 viteve. Duhet ta bëjmë këtë, së pari për të mbrojtur myslymanët shqiptarë në paqen e tyre me veten dhe Shqipërinë. Dhe më pas për të siguruar që të mos cenojmë asnjë grimë, një nga identitetet më me vlerë që na nderon para kombeve të tjera, harmonia fetare.
Titulli është i redaksisë. Titulli origjinal: “Rreth kërcënimeve nga islami politik”. Marrë nga gazeta “TemA”