Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sesi funksionon Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e tregon lokal “Panorma”

Forum E mërkurë, 29 Shtator 2021 14:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga  Kim Mehmeti –
Nuk besoj te ketë në Maqedoni ndonjë qytetarë të moshës madhore, i cili të jetë befasuar nga akuzat se Prokuroja Speciale ka bashkëpunuar me zhvatës dhe kriminelë. Apo se në Maqedoni ka ndonjë nevojtarë për dëshmi shtesë për ta kuptuar se ky shtet është në duart e ‘bokëve trediqi’ e ‘musave katriqi’, të cilët pasi i mbushin çantat me euro, me mikeshat e miqtë e tyre, bëjnë politikë me brekët nëpër këmbë.
Nuk besoj të ketë në Maqedoni ndonjë qytetarë që nuk e dinë se çdo burrështetas i këtij vendi, duke mos përjashtuar as Kryeministrin e tij të sotëm, ka grupin e vetë të ‘këshilltarëve’ shqiptarë, ‘këshilltarë’ të rangut të lartë në piramidën e rrugaçërisë dhe krimit. E të cilët më së miri e dinë si mund t’i zhvatësh shqiptarët dhe si mund të mbash të heshtur dhe anësh ndershmërinë dhe mençurinë shqiptare. Pra si mund të vazhdosh ndërtimin dhe drejtimin e shtetit sipas formulës se sa më i ulët është morali dhe dinjiteti i shqiptarët, aq më lartë atë duhet ta ngjitësh në piramidën shtetërore.
Më duket e pamundur të ketë në Maqedoni ndonjë shqiptar të moshës madhore që nuk e dinë se drejtuesve komunal të BDI-së u lejohet të kenë grupin e vetë të rrugaçëve e kriminelëve muskulorë, me ndihmën e të cilëve ata do i plaçkitin dhe do i mbajnë të heshtur bashkëkombësit e tyre. Pra që nuk e dinë se shoqëria shqiptare në Maqedoni që moti është zhytur dhe kalbet në baltën e kriminalizimit të saj të plotë, ku as që mund të bësh karrierë profesionale e le më politike, pa mbështetjen e grupeve kriminale, por që nuk i pengon askujt, sepse kështu e do ‘interesi shtetëror’.
Është e pamundur të ketë në Maqedoni ndonjë shqiptar që ende e ka të paqartë pse Kryeministri i sotëm i vendit aq u angazhua në zgjedhjet e fundit vendore që BDI-ja të mos e humb sundimin mbi komunat shqiptare. Pra të mos e ketë kuptuar se këtë e bëri pse e dinte se kush e kontrollon rrugaçërinë dhe krimin shqiptarë, dhe se kështu edhe ai do bëhej bashkë shfrytëzues i kësaj rrugaçërie dhe i këtij krimi.
S’është për ta besuar se në Maqedoni  ka ndonjë qytetarë që nuk e dinë se ky vend është atdhe i rrugaçërisë dhe nëntokës politike dhe se, institucionet shtetërore shërbejnë vetëm si mbulesë për kriminelët e rrugaçët që u shërbejnë politikanëve.  Pra, nuk është për ta besuar se në Maqedoni ka ndonjë qytetarë të moshës madhore që nuk e ka kuptuar se ky shtet është varrezë masive e ndershmërisë dhe vlerave personale.
Dhe jo vetëm kaq, por nuk besoj se në Maqedoni ka ndonjë të rritur që nuk e ka kuptuar sa e rrezikshme është të jetosh në këtë shtet, ku të gjithë flasin për ligjshmëri dhe drejtësi, por ku të dënon apo të nxjerrë nga burgu vetëm bandit partiak i lagjes tënde, e jo ligji dhe gjykatësi.
Më në fund, se si funksionojnë shtetet si Maqedonia, Kosova e Shqipëria, më së  miri e shpjegon rrënimi i restoranit ‘Panorama’ në Porto Palermo, i cili do mund të punonte deri në fund të sundimit të ‘Rilindjes’, po qe se pronari i tij nuk do i terrorizonte turistët spanjoll. Rast që shpalosë  të vërtetën se në këto vende, kriminelët dhe të jashtëligjshmit nuk e pësojnë atëherë kur e shkelin dhe pse e shkelin ligjin, por kur i rrezikojnë karrierat e patronëve të tyre politik, kur e shpalosin sekretin si funksionon drejtësi nëpër këto banane shtetet, në këto vende ku institucionet shtetërore nuk kanë për qëllim zbatimin e ligjit, por mbulesën e rrugaçërisë dhe nëntokës kriminale politike.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 12 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 13 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 13 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.