Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:02 E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në Gjermania konfirmon koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe NATO-n për të ardhmen e KFOR-it, ndërsa e ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kiço Londo: Arti sipëror nuk ngjyroset!

Forum E martë, 28 Shtator 2021 13:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kiço Londo

Nga Kiço Londo –

Të shtunën në mbrëmje kishim vendosur të organizonim Festën e mbylljes së stinës teatrore 2018-2019 me Jul Cezarin e Shakespeare. Paradite një telefonatë e Drejtoreshës së Zhvillimit Artistik ngjalli alarm. Sinoptika lajmëronte se nga ora 20.00 deri në orën 24.00 do të kishte shi. 100%. Ankth. Ora 20.00 shiu filloi. Një mikesha ime e shqetësuar më merrte çdo 5 minuta “Çdo të bëjmë”? Ora 21.15 minuta, shiu vazhdonte, qielli nxinte. Artistët të shqetësuar më pyesnin dhe prisnin një vendim. Shumica sugjeronin ta shtynim “Ia dhe pushoi, po të filloi në mes të shfaqjes? Çdo të bëhet?” Ishim në kurth, të sfiduar. Publiku kishte ardhur. Padurimi i artistëve u rrit. Për t’i ndaluar shqetësimet e artistëve i fola mikeshës time, aktore, me ton. Hesht (të nesërmen i kërkova ndjesë për tonin). Duhet të merrja një vendim. Ta anulloja?! Mu duk tradhti ndaj frymës dhe frymëzimit. Duheshin nxjerr njerëzit  jashtë sheshit dhe duhej mbyllur “dera”. Por ai që e do shtëpinë e tij, nuk e mbyll dhe ca më pak nuk e vjedh.

E vendosa.

“ Në 21.30 fillojmë. Gati të gjithë ” më panë si të çmendur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shfaqja fillon. Shiu hesht. Qielli u ça. Një ylber nate me ngjyrë të kuqe i uroi shfaqjes sukses.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në momentin që u shfaq Cezari me gruan e tij në të kuqe, një yll u shfaq në qiell.

Shpirti e mposhti natyrën.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” triumfoi edhe këtë radhë. Shfaqja e Ivica Buljan me aktorët që atë natë u mobilizuan si asnjëherë tjetër, shkëlqeu.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

TKEKS e mbylli stinën teatrore me rekorde. 478 shfaqje. Shfaqje për fëmijë, shfaqje për adoleshent dhe shfaqje jo për fëmijë dhe jo për adoleshent. Ne jemi një nga 12 teatrot zyrtar që ka Shqipëria aktualisht. Kemi një organik minimale, 21 vetë. Nuk kemi as punonjëse sanitare në organik dhe marrim 2.5% të buxhetit Kombëtar që jepet për Artin Skenik. Ndërkohë që zhvillojmë 60% të aktivitetit skenik Kombëtar në një vit.

Si ndodh kjo në TKEKS?

Së pari, sepse TKEKS është kthyer në një bërthamë krijimtarie dhe idesh.

Së dyti, sepse TKEKS e ka shikimin mbi horizontin e së tashmes dhe së përditshmes.

Dhe së treti, se punët e mëdha fillojnë nga ëndrrat dhe jo nga buxhetet.

Tre ditë përpara premierës së Jul Cezarit, TKEKS festoi me një tjetër premier dinjitoze . Me ‘Zogu i Zi’. Një vepër që ka përmasat e një tragjedie të antikitetit. Shfaqja jonë, fitoi shumë pikë, duke mos e trajtuar marrëdhënien e një vajze 12 vjeçare me një burrë 41 vjeçar si pedofili. As vajzën si viktimë. Ky ishte variant më interesant për shfaqjen. Shfaqja jonë , zbuloi një rrugë drejt sensit të pastërtisë dhe distancës që krijon pastërtia .

Këto ditë ka pasur shumë debate dhe opinione për Jul Cezarin e TKEKS, në rrjetet sociale dhe në media. Shumë vetë, kanë shprehur opinion e tyre për shfaqjen dhe natyrisht që kjo është e drejtë e gjithësecilit. Por ngjyrosja e shfaqjes në të kuqe, blu apo ndonjë ngjyrë tjetër, nuk bën gjë tjetër veçse tenton ta zbres shfaqjen nga vendi i nderit që ajo meriton dhe që tashmë e ka. Në ndonjë rast , këto shkrime , me krijuan problem edhe me miqtë e mi më të mirë. Thuhej se unë Bruti , i kisha dhënë një mësim të mirë Cezarit. Qesharake. As Teatri kur mori vendim dhe ca më pak Ivica Buljan që e realizoi shfaqjen, nuk kanë pasur parasysh asnjë figurë reale të jetës politike në vend. Kjo do të na bënte dritë shkurtër.

TKEKS ka ardhur në jetë për të provokuar mendime të mëdha dhe është shndërruar në një ëndërr për të gjithë. Ai kurrë nuk do të jetë një vrasës me pagesë.

Investuam mjaft energji krijuese e kapital mendor –intelektual , për evolucion artistik, për t’i dhënë skenës një Jul Cezar, që qëndron natyrshëm midis dy autorëve. Autorit të tekstit, Shakespeare, dhe regjisorit të shfaqjes, Ivica Buljan. Çdo interpretim tjeter kritik, publicitar, jashtë këtyre dy pikave bazë të produksionit tonë teatror, është varfërues, çorientues, spekulativ. Kjo shfaqje me të gjithë përbërësit e saj të cilët kanë dhënë më të mirën e tyre të mundshme në periudhën përgatitore-konceptuese, nuk ka nevojë të sakrifikohet në kontekste të tjera jashtë artistike.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 14 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…
Para 14 minutash

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 16 minutash

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 30 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.