Kim Mehmeti: Shqipëria po merret peng nga shërbimet e huaja sekrete

Shkrimtari dhe publicist i njohur Kim Mehmeti, shprehet i shqetësuar pas vizitës së ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në Izrael, disa ditë më parë.

Sipas tij, Xhaçka ka shkuar në Izrael për të diskutuar rreth hapjes së Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë.

“Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një “vlerë” Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria!

Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?””, shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?