Kjo është Gruaja që mban Europën bashkuar

 

Kancelarja gjermane është personaliteti drejtues më i fuqishëm i Evropës, vlerëson revista e SHBA. Numrin 2 të listës së "Time" e zë kalifi i vetëemëruar i terroristëve, al-Bagdadi.

"Kancelare e një bote të re", e quan revista Angela Merkelin në nderimin që i bën. Në krizat aktuale ajo ka treguar aftësi drejtuese, e argumenton vendimin e saj revista. 61 vjeçarja është angazhuar në luftë kundër falimentimit të Greqisë, krizës së refugjatëve dhe pas atentate terroriste të Parisit, shkruan revista. "Te Merkeli bashkësundoi një kod tjetër vlerash – njerëzorja, mirësia, toleranca, për të treguar si mund të përdoret fuqia e madhe e Gjermanisë për të shpëtuar, dhe jo për të shkatërruar. Rrallë mund të shohësh një udhëheqës gjatë procesit të zhveshjes nga një identitet i vjetër dhe i mundimshëm nacional". Edhe sjellja e saj në konfliktin e Ukrainës me Rusinë është karakterizuese për kancelaren, veçon revista.

"Mund të jesh dakord me të apo jo. Por ajo nuk zgjedh rrugën e lehtë," shkroi kryeredaktorja Nancy Gibbs. "Për faktin, sepse ajo kërkon nga vendi i saj më shumë se çdo të guxonin të kërkonin shumica e politikanëve, për angazhimin e saj kundër tiranisë dhe oportunizmit dhe për qendrimin e saj dinjitoz moral në një botë, ku kjo mungon, "Time" e zgjedh Merkelin personalitet të vitit."

Numrin dy në listën e klasifikimit të "Time" e zë i vetëemëruari Kalif i organizatës terroriste "Shteti Islamik" Abu Bakr al-Bagdadi. Pas tij vjen miliarderi Donald Trump, i cili konkuron për të vënë kandidaturën si President i SHBA për Republikanët si dhe fushata e të drejtave të njeriut të SHBA, "Black Lives Matter".

Swiss Digital Desktop Reklama

Me titullin "Person i vitit" revista zgjedh çdo vit njerëz që për mendimin e redaksisë e kanë ndryshuar botën më shumë atë vit. Titulli "Person i vitit" jepet çdo vit që në vitin 1927. Merkeli është që prej gati 30 vjetësh femra e parë, që nderohet me këtë titull. Dhe nga të gjithë të zgjedhurit ajo është e katërta grua që e merr çmimin, siç veçoi vetë revista. Gjermani i fundit që i nderuar me këtë titull ishte Willy Brandt në vitin 1970.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?