Koment për ambasadorët e le…..!

Zgjohuni të lodhur dhe shlodhuni gjatë ditës Ambasadorët e Leshit! Mos harroni asnjëherë, kush ju vuri në ato poste këto katër vjet!…

Nga Mal Berisha

Një ish-Ambasador ç’izolacionist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse e kam dashur me zemër punën e diplomatit, sot jam shumë i lumtur që nuk isha në sallën ku u fyen njerëzit më eminentë të shoqërisë shqiptare, Ambasadorët, Shkelqesitë e vendit tim!

Swiss Digital Mobile Reklama

Besoj se shprehem në emër të tërë diplomatëve dinjitozë që patën nderin të shërbejnë për hapjen e Shqipërisë dhe nxjerrjen e saj nga izolimi diktatorial, por që u pushuan nga puna nga qeveria e viteve 2013-2017.

Nuk e di sesa e meritojnë atë fyerje që iu bë sot të gjithë Ambasadorët shqiptarë, por vërtetë ndjeva dhimbje,  jo pse ne nuk jemi më në këtë shërbim diplomatik, por se vendin tonë e paskan zënë Ambasadorë prej leshi të cilët e paskan ri-izoluar Shqipërinë që ne e hapëm me aq përkushtim.

Zgjohuni të lodhur dhe shlodhuni gjatë ditës  Ambasadorët e Leshit!

Mos harroni asnjëherë, kush ju vuri në ato poste këto katër vjet!

Duroni çdo fyerje që t’ju bejnë dhe  mos pipëtini, pasi keni vetëm një zgjedhje:

Ma mirë Derra te kënaqun sesa Sokrate te vujtun!

Unë për vetë pata zgjedhë Sokratin.

Zoti Kryeministër! Ambasadorët nuk janë drejtorë hipoteke apo të legalizimeve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?