Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:02 E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në Gjermania konfirmon koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe NATO-n për të ardhmen e KFOR-it, ndërsa e ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kompleksi politik i Arben Malajt, dhe “kostumi apolitik” i tij

Forum E martë, 28 Shtator 2021 19:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama (Zëvendëskryetar i LSI)

E ndoqa me vëmendjen e zakonëshme praninë dhe fjalën me shumë emocion njerëzor dhe qytetar të mikut e kolegut tim të hershëm në Partinë Socialiste e më pas, të Arben Malajt, individualitet me kontribute të vyera politike e qeverisëse, në protestën qytetare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga vjedhja shtetërore me ligjin antikushtetues të Kuvendit, dhe më vjen mirë ta gjej atë qëndrim koherent me natyrën, angazhimet dhe përgjegjësitë qytetare, publike e politike të tij.

Duke qenë në një mendje me të se: “Podiumi i Teatrit Kombëtar nuk mund të keqpërdoret për asnjë përfitim politik nga asnjë parti politike”, siç shkruan Beni në një status të bërë publik në profilin e tij në fb, e gjej me vend gjithashtu të saktësoj se shprehja “nuk mund të keqpërdoret”, nuk do të thotë të mos mirëpërdoret, edhe politikisht po aq sa publikisht, edhe shqiptarisht po aq sa edhe intelektualisht, për të mbrojtur jo thjeshtë një ndërtesë, por një kauzë që ka në themel mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të interesit publik, përkundër një praktike kriminale vjedhjeje e shpërdorimi, në rastin konkret edhe ndaj të gjithë hapsirës publike ku gjendet Teatri Kombëtar, që fatalisht e mjerisht implikon në këtë vepër kriminale edhe partinë e solidaritetit njerëzor, të humanizmit e drejtësisë sociale, të cilës unë dhe Beni iu dedikuam me gjithë fuqinë e shpirtit në kohë ndryshimesh të mëdha e luftërash të padrejta që na imponoi rregjimi antipopullor poskomunist.

Për këto arsye, por edhe si një qytetar i angazhuar tërësisht në politikë në 30 vjet me rradhë, i jap vetes të drejtë të debatoj miqësisht me qëndrimin më të fundit të Arben Malajt, pasi më duket i çuditshëm kompleksi i tij politik në Benin “apolitik” ndaj rolit të politikës në jetën e vendit.

“Ju kam thënë se kam frikë se mos politika ju vjedh kauzën”, thotë Beni, teksa iu drejtohet artistëve në statusin e vet, pa na thënë se çfarë duhet të bëjmë kur pushteti po vjedh e vret jo vetëm kauzën që e artikuluar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nuk është më vetëm e artistëve, por e të gjithë artdashësve dhe e gjithë qytetarëve, por po vjedh edhe pronat e hapsirat publike, po vjedh qytetin dhe biografinë historike e kulturore të tij?

Nëse politika nuk është e angazhuar në të tilla kauza të mëdha e në krah të qytetarëve, përse duhet e kujt djallin i shërben?!
Ndaj, “këshillën” e ndjerë natyrisht e krejt të sinqertë të Arben Malajt, e gjej jo të pavend, por të gabuar dhe të dëmshme.

Politika ka detyrime dhe përgjegjësi për të përmbushur përballë qytetarëve dhe vendit.
Por nëse ajo u shmanget këtyre përgjegjësive, sidomos sot kur vendi është në zgrip e demokracia e dhunuar, kur qeverisja është tërësisht e kriminalizuar dhe institucionet të kapura, kur kriza kushtetuese, parlamentare, qeverisëse dhe mbi të gjitha kriza e besimit po vret shpresën tek e ardhmja, kur tjetër duhet të angazhohet e të ballafaqohet edhe politika me qytetarët? Kur tjetër duhet të dëshmojë ajo që është mision shërbimi ndaj interesave të vendit?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kompleksi i “politizimit” që synon t’a mënjanojë angazhimin e politikës si institucion në sfidat e shoqërisë e të vendit, nuk bën tjetër, por favorizon më tej abuzivizmin e kriminalizimin e qeverisë, zgjat agoninë dhe e bën atë bashkëfajtore po aq sa ata që pasi vodhën me mbështetjen e grupeve kriminale zgjedhjet, po e përdorin pushtetin për të vjedhur pasurinë publike e kombëtare.

Ndaj miku im Ben, mos ji i kompleksuar nga angazhimi politik, sepse i tillë je edhe kur do të prezantohesh si apolitik.
Mos ji i kompleksuar as prej përdorimit politik e me angazhimin qytetar edhe të politikanëve, të podiumit të Teatrit Kombëtar apo tek banorët e Unazës së Re e gjetiu, gjithkund ku shfaqet babëzi e makutëri, vjedhje e shpërdorim kriminal i pushtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E sa për atë këshillën tjetër që na thua se: “Publikisht kam këshilluar bëni kujdes nga çdo politikan sepse ata kanë shpirt kafshërore dhe për fitore politike te vrasin”, ma do mendja se nëse e lexon sërish, duhet të ndjehesh keq e i penduar, sepse as ti dhe as unë, e si ne edhe dhjetëra të tjerë që fati apo dëshira e tyre ua imponoi të zgjedhin si profesion politikën, nuk kemi asnjë shenjë a premisë të atij që ti pa e ditur ndoshta e quan “shpirt kafshëror”.

Edhe nëse në formësimin e kësaj shprehjeje je nxitur prej aksionit politik e të paligjshëm të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste për shkarkimin tënd nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë, prapë nuk mendoj se ata janë dëshmi e shpirtit kafshëror të politikanëve.

Politikanët, njësoj si artistët apo edhe si ekonomistët, si mjekët e inxhinierët, por edhe si bujqërit e blegtorët, si studentët e pedagogët, si punonjësit e policisë dhe, edhe si ata që për shkak të kundërvënies ndaj ligjit janë brenda qelive të burgut, janë më së pari njerëz krejt të zakonshëm e qytetarë të ketij vendi.

Por, nëse ka ndër ta me “shpirt kafshëror”, kjo nuk është arsye për t’i përfshirë të gjithë nën një emërues e për shkak të kësaj paradigme të kërkojmë që politika të bëjë sehir e të mos iu përgjigjet sfidave qytetare e atdhetare, sa herë thërritet në apel e kur i duhet ti përballojë këto sfida.
Politika është angazhim, është përgjegjësi, por është edhe detyrim për të gjithë ata që i janë dedikuar asaj.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 9 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…
Para 9 minutash

Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, reagon edhe Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për…

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës
Para 11 minutash

Fundjavë fantastike për legjionarët kuqezi, Shehu dhe Shpendi gjejnë rrugën e rrjetës

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 25 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.