Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Krishtlindja: Qeniet njerëzore festojnë por nuk kuptojnë

Forum E premte, 25 Dhjetor 2020 14:26
Krishtlindja: Qeniet njerëzore festojnë por nuk kuptojnë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dr. Bledar Kurti –

“Homo sapiens” njihemi ne, qeniet njerëzore, që në latinisht do të thotë “të mençurit”. Por, teksa mençurinë tonë e kemi vënë në zbatim prej 6 mijë vitesh për të shpikur, krijuar, ndërtuar, etj, nga ana tjetër njerëzit nuk kanë lënë gurë e statujë pa puthur me shpresën për të sjellë fat; kanë varur hudhra e patkoj në shtëpi për mbarësi; kanë varur simbole në qafë e rreth dorës për t’u shenjtëruar; kanë hyrë me këmbën e djathtë në shtëpinë e re, zyrën e re, në klasë gjatë provimeve, e plot marrëzira të tjera iracionale ndonëse ne e mbajmë veten si racionalë. Dhe gjatë shekullit të fundit, edhe pse më moderni i të gjithë epokave, kemi humbur aftësinë për të kuptuar domethënien e vërtetë të Krishtlindjes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 22 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

1 trilionë dollarë është industria e Krishtlindjes çdo vit në SHBA. Imagjinoni dhjetëfishin e kësaj shume që shpenzohet në mbarë botën. Njerëzit marrin hua, kredi në banka, shpenzojnë pa limit, blejnë dhurata e shtrojnë gosti për këtë festë ndërkohë që foshnja e Krishtlindjes, arsyeja e kësaj feste, lindi në një grazhdē, sepse në han nuk kishte vend për të.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë që në këtë ditë të pasurit bëhen edhe më të pasur pasi bizneset e mëdha arrinë fitime marramendëse, e si për të shplarë ndërgjegjen bëjnë ndonjë gjest bamirësie, Krishti, pra arsyeja e kësaj feste, nuk u ul kurrë me pasanikët. Madje një pasanik që iu afrua për ta ndjekur Krishti i tha të hiqte dorë nga e gjithë pasuria e tij. Sigurisht që pasaniku nuk e bëri.

E teksa në këtë festë njerëzit vetëushqehen me bindjen se bamirësia të shpëton shpirtin, vetë autori i Krishtlindjes tha se bamirësia nuk të çon në Parajsë përkundrazi Perëndia as t’a njeh gjestin tënd human nëse nuk ke besim. Sepse nuk ka të bëjë me paranë apo dhuratën që jep. Ka të bëjë me zemrën.

Për Krishtlindje tregëtia lulëzon si kurrëherë ndërsa vetë Krishti i shkelmoi tezgat e tregtarëve në tempull pasi kishin përdhosur emrin e Atit të Tij.

E teksa njerëzit e rëndësishëm të botës postojnë foto dhe urime pranë bredhit të mbushur me dhurata, oxhakut me zjarr, e shtëpive luksose, lajmi i lindjes së Krishtit iu dha nga një engjëll barinjve, kategoria më e varfër, më e parëndësishme në shoqësinë e kohēs, aq e parëndësishme sa që as në gjyqe nuk pranohej dëshmia e tyre.

Jezus, në hebraisht Yeshua, do të thotë shpëtimtar, dhe ky është mesazhi i vërtetë i Krishtlindjes: shpëtimi i zemrës së njeriut.

Nuk është një ditë për t’u dehur por për t’u kthjelluar. Për të kuptuar.

Lindja, jeta e pamëkatë, vdekja dhe ringjallja e Krishtit është historia e vërtetë e Krishtlindjes.
Është historia më e madhe e dashurisë e të gjithë kohëve. As Romeo dhe Zhulieta nuk ka të krahasuar. Historia e dashurisë e Hyjit që përuli veten duke u bërë njeri për t’u sakrifikuar për dhe nga duart e njerëzve. Është mesazh për zemrën e njeriut. Për të besuar dhe për të dashur siç deshi Ai.

Nuk është për të të uruar të bëhesh i pasur, për të patur një punë më të mirë, për të të dalë lotaria amerikane, apo për të marrë një vilë apo shtëpi të re, por për të patur një zemër të re. Një zemër të transformuar. Një zemër si foshnja që lindi në këtë ditë i cili nuk mori asgjë por vetëm dha. Dha e dha pa kursim madje edhe jetën e Tij. Kjo ishte dhurata më e madhe për njerëzimin. Dhuratë që mjafton për të gjithë jetën, pa patur nevojë për asnjë dhuratë tjetër me vlera njerëzore.

Nëse njerëzimi arrin ta kuptojē këtë atëherē arrin të kuptojë Krishtlindjen, mesazhin e saj të shpëtimit dhe shpresës, në të kundërt e nesërmja do jetë njësoj si e djeshmja. E humbur dhe e pashpresë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 2 orësh

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 2 orësh

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.