Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:51 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj! Tania Visirova, balerina pariziane që jetoi në hijen e Mbretit Zog: Dashuria sekrete, dhuratat mbretërore, toka në Xhafzotaj dhe përpjekja për pension nga shteti…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri që kërkon të kapë edhe universitetin

Forum E premte, 24 Shtator 2021 09:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Shezai Rrokaj

Para dy ditësh kryeministri organizoi një takim në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Pyetjes së drejtuar si rastësisht nga një studente për shkarkimin e rektorit ai u përgjigj: “Nuk është mbret, por është më rehat se çdo mbret. Unë besoj personalisht, që ligji aktual i arsimit të lartë, fuqia që ligji i jep të gjitha strukturave të tjera janë të mjaftueshme pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që e patë vetë kur bëheni bashkë që rektori të reagojë brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, dhe do të vendosë një standard tjetër sjellje të rektorit dhe rektoratit me gjithë pjesën tjetër. Se ka ndodhur protesta dhe i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe rrezik akoma nuk e di, është rektori. Kjo është pikëpyetje në radhë të parë për ju si studentë.”

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 39 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51

Nëse gjatë ditëve të protestës kryeministri u rrek për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për t’i kundërvënë studentët me profesorët, këtë radhë, me studentët e ekonomikut, ai bëri një hap tjetër për ta kapur universitetin.
Pas goditjes që u bëri universitetetve me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe VKM-të e dhjetorit, kryeministrit nuk i del inati i protestave dhe vazhdon të mbajë përgjegjës për to stafin akademik dhe drejtuesit për gjendjen ku është arsimi i lartë.
Në fakt universitetet kanë përgjegjësitë e tyre, të cilat studentët i artikuluan thjesht dhe qartë, por është e papranueshme retorika e tij arrogante për t’ua hedhur pjesën e madhe të “mëkatit” IAL-ve. Kjo edhe sepse tani ai është në gjysmën e mandatit të dytë dhe asgjë nuk e shfajëson nga përgjegjësia për të ndëshkuar këdo që ka shkelur ligjin, edhe për problematikën e brendshme të universitetit.
Mirëpo arroganca e tij prej autokrati dhe goditja me skeptrin e pushtetit (mbreti i vërtetë) ndaj universiteteve është në thelb shenjë e një mungese vizioni për bashkëpunim me to për krijimin e një sinergjie dhe partneriteti në dobi të vendit.
Dhe kjo nuk është hera e parë kur ai, me gjithfarëlloj epitetesh si: ‘sharlatanë, bisht i fundit i kavallit apo edhe agjensi funeralesh’, shkelmon botën e dijes, porse këtë radhë ai u bëri thirrje publike studentëve të ngrihen në protestë kundër rektorit, duke dalë përtej funksioneve të veta si dhe duke cënuar autonominë universitare.
Arsyeja e këtij shkrimi nuk është assesi të marrë në mbrojtje emrin e përveçëm Mynyr Koni i cili, për hir të së vërtetës, duhet të kishte pasur më shumë kurajë publike, si i zgjedhur prej profesorëve dhe studentëve, për të mos lejuar ‘baltosjen’ qeveritare ndaj universitetit, duke ndarë qartë përgjegjësitë e veta nga ato të qeverisë apo qeverive për gjendjen ku ndodhet arsimi i lartë (UT-ja).
Por figura e rektorit të universitetit më të madh në vend është dhe duhet të jetë e respektueshme nga shteti, gjë nuk përbën rast për kryeministrin. Ai bëhet palë me ‘kundërshtarë’ brenda llojit, mjafton që e keqja të zhvendoset prej tij diku, brenda universitetit. Shfrytëzon koniunkturat e brendshme të ‘sherreve të vogla”, organizon takime të sajuara me skenarë të njohur, si e si ta heqë barrën nga qeveria duke bërë pakte të rëndomta, dhe duke u bërë thirrje studentëve kundër rektorit. Nëse studentët dhe pedagogët kanë probleme me rektorin ata janë aq të dijshëm saqë të mos kenë nevojë për sfinafutës të llojit të ulët.
Në vend që të merret me inskenime të tilla të padobishme për askënd, kryeministri duhet të japë shpjegime se përse nuk e bën 5% të PBB-së buxhetin për arsimin, siç ka premtuar në Strategjinë e Arsimit në vitin 2014, sikundër e kanë vendet e tjera dhe ku IAL-të të kenë 2% në vend të 0,5%? Përse nuk e rishikon Ligjin e Arsimit të Lartë, sikundër e kanë kërkuar studentët dhe pedadogët? Përse nuk përgjysmohet tarifa për Masterin si për Bachelorin, megjithëse edhe aty një pjesë nuk do ta ketë këtë të drejtë? Çfarë përgjegjësie kanë IAL-të për librarinë online, kur në dijeninë time të sigurtë, vetë ministria i ndalonte me pretendimin se do ta jepte ajo këtë shërbim? Lidhur me plagjiaturat, qeveria nuk subvencionoi për aparaturat e nevojshme për ‘diagnostikimin’e tyre dhe se nuk janë bërë ndryshimet ligjore për ndëshkimin e ‘kopjacëve’. Kështu ligji parashikon vetëm rastin kur padia bëhet prej personit të cilit i është ‘vjedhur’ e drejta e autorit, që do të thotë se institucionet duhet të ‘presin’ derisa të provohet me gjykatë plagjiatura, pastaj të veprojnë. Ku është Pakti për Universitetin për të drejtat që rrjedhin nga Karta e Studentit? A e di z. kryeministër se deri sot qeveria nuk u ka dërguar universiteteve pjesën e humbur të financave nga përgjysmimi i tarifës me të cilën ato kryejnë shpenzime operative dhe pagesa të tjera si orët e mësimit etj.? Po për këto çështje përse nuk bëzan?
Kurse sa për gjuhën shqipe po i kujtoj kryeministrit se në UT, me propozim të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, me vendim senati ka 7 vite që gjuha shqipe (lënda ‘kulturë gjuhe’) është futur në të gjitha fakultetet. Por kjo nuk është zgjidhja, z. kryeministër. Çështja e përvetësimit të gjuhës standarde është pasojë e një problematike komplekse në vitet e tranzicionit ku barrën kryesore të përgjegjësisë e mban shkollimi parauniversitar. Por, për fat të keq, të gjitha qeverisjet, përfshirë edhe tuajën, nuk e kanë pasur vetëdijen e duhur për dëmin e pariparueshëm që i është shkaktuar shoqërisë sonë.
Më në fund nuk mund të mos e përmend çështjen lidhur me sa u tha në krye për mbretin në këtë skenë teatri absurd: atë të rektorit (mbret me pupla) apo kryeministrit (mbret me skeptrin në dorë) që godet universitetin, i rrethuar nga oborrtarë sfinafutës dhe një popull lajkatar.
Sidoqoftë, kumti i kryeministrit në këtë skenë ka edhe më shumë se kaq: ai me siguri është prelud i synimit për të kapur edhe postin e rektorit të ri në zgjedhjet e ardhshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 7 minutash

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog
Para 9 minutash

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje
Para 10 minutash

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asn...

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 26 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.