Ku është Aleanca e Grave Deputete
Nga Luan Rama*
Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?!
Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!…
E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!
***
Një vajzë e dhunuar dhe Aleanca e Grave Deputete, si shëmti e Kuvendit ku edhe unë jam deputet!
Në Kuvendin e Shqipërisë ekziston edhe një forum; Aleanca e Grave Deputete.
Do të duhej të ishte mbledhur menjëherë sapo u mësua se Xhisiela Maloku është dhunuar, por nuk është mbledhur!
Do të duhej që të mblidhej e të tundte Kuvendin e Qeverinë, gjykatat e prokurorinë, po nuk e ka bërë!
Do të duhej t’i gjendej në krah e ta merrte në mbrojtje Xhisielën e dhunuar, por e ka lënë atë të braktisur e të vetme përballë opinionit e pushtetit!
Do të duhej të iniconte një aksion qytetar në të gjithë vendin kundër dhunës e barbarisë ndaj grave, por Aleanca e Grave Deputete hesht si shëmtia e Kuvendit ku edhe unë jam deputet!
Sa turp!
*Zëvendëskryetar dhe deputet i LSI