Ku të përdhunuarat gjykohen, me të rrugës ligj, nga prostitutat…
Nga Luan Rama –
Ku të përdhunuarat gjykohen, Me të rrugës ligj, nga prostitutat…
Në këtë vend ku banditi prej kryetarit të partisë bëhet deputet a ministër, e pastaj të gjithë, ministra e deputete shërbëtorë të krimit, ku trafikanti e krimineli bën moral e pafytyrësinë e shet para kamerave për krenari, ku kryeministri merr në mbrojtje horrat, e si zëdhënës i tyre kërcënon kundërshtarët politikë e iu kanoset punonjësve të shtetit që denoncojnë kriminelët, nuk mbetet tjetër veç të kujtojmë vargjet e poetit kur prej dhembjes e dëshpërimit shprehej:
“Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë,
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë,
Dhe viktimës i kërkon shpagim.
Ku të përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj, nga prostitutat,
Ku të marrë e t’urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin rrahin gjokset dhe mburren,
Se luftuan vrimash si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u turren,
Për t’u hequr me nxitim patkonjtë”.
KOHA JONË SONDAZH

