Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur lufta mbaroi – Çfarë ndodhi më 8 maj 1945?

Forum E hënë, 8 Maj 2023 15:05
Kur lufta mbaroi – Çfarë ndodhi më 8 maj 1945?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sabine Oelze

Më 8 maj 1945 hyri në fuqi pa kushte kapitullimi i Wehrmacht-it gjerman. Por me këtë jo në mbarë Rajhun mbizotëroi paqja. Dhe shumë gjermanë këtë ditë as që e perceptuan si çlirim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Skënder Minxhozi: Ku është populli dhe ku janë 78 mijë studentë?

Para 10 orësh
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 13 orësh
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 15 orësh

“Lufta ka marrë fund. Armët kanë heshtur.” Këtë fjali shkruan Hildegart Theinert në ditarin e bashkëshortit të saj më 9 maj 1945, ditën, në të cilën në mbarë Gjermaninë u shpall kapitullimi i Wehrmacht-it gjerman. Pak pas kësaj mësuesi i latinishtes Johannes Theinert në qytezën Glatz në Silezinë e poshtme qëllon fillimisht gruan e më pas edhe veten. Por le t’i tregojmë ngjarjet me rend.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Berlin-Karlshorst, 8 maj 1945, ora 23:45. Feldmareshali Wilhelm Keitel nënshkruan kapitullimin pa kushte të Wehrmacht-it gjerman. Të paktën kjo është data zyrtare e dokumentit. Por në fakt Keitel e vendos emrin e tij në dokument më 9 maj – ndërsa nënshkrimi i tij është thjeshtë një përsëritje formale e asaj, që ishte vulosur një ditë më parë në Reims. Atje koloneli i përgjithshëm Jodl kishte deklaruar “kapitullimin pa kushte të të gjitha forcave të armatosura në tokë, në ujë e në ajër … para komandantit suprem të forcave aleate të ndërhyrjes e njëkohësisht edhe para komandës supreme të trupave sovjetike”. Të gjitha veprimet luftarake duhej të ndërpriteshin më 8 maj në orën 23:01′.

Me insistimin e Stalinit, kjo është teza më e përhapur, ceremonia megjithatë duhej të përsëritej në Berlin. Sepse sipas tij në Reims nuk kishte qenë i pranishëm asnjë përfaqësues i nivelit të lartë të Ushtrisë Sovjetike. “Kjo sigurisht ka luajtur një rol”, thotë Margot Blank nga muzeu gjermano-rus në Berlin-Karlshorst. “Por thelbësore ishin rezervat e palës britanike. Ajo tërhiqte vëmendjen, se në fundin e Luftës së Parë Botërore udhëheqja ushtarake gjermane nuk kishte kapitulluar, por ajo kishte dërguar qeverinë civile, për të deklaruar më pas: ne jemi në fushëbetejë të pamposhtshëm.”

Frika nga kjo legjendë therëse i nxiti britanikët, që të pranojnë propozimin e Stalinit, thotë Blank. Kapitullimi i ri gjerman nënshkruhet prej komandantëve supremë të Wehrmacht-it: komandanti suprem Keitel për Wehrmacht-in në tërësi, koloneli i përgjithshëm, Stumpff për aviacionin dhe admirali von Friedeburg për flotën detare të luftës.

Nënshkrimet në Reims dhe në Karlshorst realizohen në marrëveshje me presidentin e Rajhut Karl Dönitz. Qëkurse Hitleri më 30 prill ka vrarë veten, Dönitz është pasuesi zyrtar i diktatorit. Qeveria e tij në detyrë e Rajhut që pas arratisë nga Berlini ndodhet në Flensburg – e kthehet këtu edhe pas nënshkrimit në Karlshorst. Qeveria e Rajhut zyrtarisht mbetet në post. “Nuk ka kapitulluar Rajhu gjerman, por Wehrmacht-i”, deklaron Johannes Hürter nga Instituti i Historisë bashkëkohore në Mynih. Më 23 maj fuqia britanike pushtuese arreston Dönitz dhe të gjithë anëtarët e qeverisë – kjo edhe me insisitimin e amerikanëve, të cilët kanë dëgjuar, se edhe pas 8 majit njerëzit për shkak të vendimeve të gjyqeve ushtarake gjermane vazhdojnë të ekzekutohen.

Ora zero për njerëzit në Gjermani nuk troket vërtetë më 8 maj. Për Esther Bejarano ora zero nis në fund të prillit, kur ushtarët rusë takohen me ushtarët amerikanë. Në entuziazëm e sipër ato së bashku djegin një fotografi të Hitlerit. Bashkë me ta janë edhe disa vajza hebreje, të cilat kanë mundur të arratisen prej marshimeve të vdekjes mespërmes Rajhut gjerman. Njëra prej tyre është Esther Bejarano. “Ata të gjithë kërcenin rreth kësaj fotografie dhe unë i shoqëroja me muzikë”, kujton sot 90 vjeçarja. Eshtë hera e parë, që ajo luan fizarmonikë me dëshirën e saj, pasi muzika në orkestrën e Auzhvicit kishte qenë shansi i vetëm i mbijetesës së saj. “Ky ishte çlirimi im. Ne tani e dinim që jemi njerëz të lirë.”

Të gjitha kampet e përqendrimit dhe të shfarrosjes çlirohen deri më 8 maj. Por ku duhet të shkojnë tani njerëzit? Shumë sillen vërdallë në Gjermani, në kërkim të të afërmve, të tjerëve prej rraskapitjes u duhet të qendrojnë edhe javë të tëra pas çlirimit në kampin, ku kishin qenë kaq kohë të izoluar. Në Bergen-Belsen britanikët krijojnë një kamp për personat e zhvendosur.

Njerëzit e uritur më 24.04.1945 duke kërkuar për ushqime dhe veshmbathje nëpër rrënoja në RegensburgNjerëzit e uritur më 24.04.1945 duke kërkuar për ushqime dhe veshmbathje nëpër rrënoja në Regensburg

“Në ish-Rajhun gjerman qarkullonin miliona të paatdhe, displaced persons, punëtorë të detyruar, robër lufte, refugjatë, ish-të burgosur në kampe përqendrimi apo shfarosjeje”, thotë profesori i historisë Hürter. “Ekzistonin emocione nga më të ndryshmet. Që nga ndjenja e çlirimit e deri tek frika.” Çifti Theinert ka frikë. Frikë prej hakmarrjes nga fituesit, sepse më së voni pas bisedës me një ish-nxënës, ushtar i kthyer nga fronti i Lindjes, ata mësojnë për krimet e gjermanëve.

“Shumë njerëz kishin ndjenjën e fajit dhe të implikimit ndaj dhe kishin frikë nga ajo që mund të vinte më pas”. Në librin e tij “Bir, më premto, se do ta qëllosh vet veten”, Florian Huber përshkruan vetëvrasjen më të madhe masive në historinë e Gjermanisë, ku përfshihet edhe fati i çiftit Theinert. Ai dëshmon, se vetëm në qytezën Demmin në Pomerani kanë vrarë veten rreth 700 deri në 1000 vetë, në një zonë me vetëm 15.000 banorë. Në Berlin u pesëfishua numri i vetëvrasjeve në vitin e fundit të luftës krahasuar me një vit para tij. Edhe në Glatz të Silezisë së poshtme, mësuesi dhe gruaja e tij nuk ishin të vetmit që bënë vetëvrasje. “Janë vetëm pak çaste, e paskëtaj gjithçka merr fund, gjithçka – për gjithmonë!”, shkruan Hildegard Theinert pak para se i shoqi ta qëllojë. Vetëm një ditë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.