Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kurthi me sistemin e ri tatimor

Forum E premte, 1 Tetor 2021 09:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jorida Tabaku –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Implementimi i sistemit të ri tatimor do të prodhojë jo vetëm paqartësi ligjore por edhe kosto shtesë dhe të fshehura për biznesin. Këtë mendim kishin që ditën e parë që dëgjuam dhe dolëm në deklaratë kundër PPP-së 16 mld lekë që u fitua nga kompania kroate në mnëyrë anti-ligjore një vit më parë. Qeveria, më saktë ish ministri, nuk guxoi të mohonte faktet por vazhdoi të hidhte baltën e përhershme ndaj të vërtetës.

Mund t'ju interesojë

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 10 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 11 orësh
Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 11 orësh

Sa me shumë kohë kalon aq më e qartë është paligjshmëria, vjedhja dhe abuzimi me sistemin e ri të fiskalizimit. Sot një vit pasi ky tender i kaloi në mënyrë anti-ligjore kompanisë kroate NEOS askush nga fusha e biznesit apo ministrisë nuk ka dijeni se çfarë do të ndodhë me programin e ri dhe se si do të zbatohet tek biznesi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përtej paqartësive ligjore që nisin nga mungesa e një legjislacioni e deri tek mungesa e protokolleve teknike për implementimin e programeve dhe gjuhën e implementimit, një tjetër problem për biznesin lidhet me koston e fshehur.

Siç kuptohet transferimi i procedurave në një sistem do të thotë ksoto për biznesin jo vetëm në blerjen e sistemeve apo adaptimet e tyre por edhe në koston e trajnimit të punonjësve të tyre.

Një nga kostot e fshehura që nuk përmendet nga qeveria lidhet me atë që quhet “Firma Dixhitale”, e cila ndodhet në një USB. Qeveria Rama përmes VKM-së të datës 12/01/2018 do të përcaktonte krijimin e “Firmës Dixhitale” që do të vendosej brenda një USB Token, kjo firmë do të kishte vlerën e 7300 lekësh dhe do të ishte e vlefshme për 1 vit kalendarik. Implementimi i sistemit të ri fiskal do të shoqërohet pashmangshmërisht edhe me firmën dixhitale që do të firmosë faturat e transportit.

Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 USB Token (Frima Dixhitale) në vit për çdo vit. Kosto vjetore e këtij biznesi do të rritej me 43.800 lekë në vit.

Në rastin e shembullit më sipër nuk është marrë një biznes kompleks që nis me prodhimin, magazinimin dhe shpërndarjen e produktit por një biznes i thjeshtë dyqan shitje.

Kjo kosto e lartë e cila i shtohet peshës së rëndë të kostove të biznesit në Shqipëri është shumë herë më e madhe se sa në Kroaci apo Itali. Në rastin e kroacisë kohëzgjatja e firmës dixhitale është 3 vjet dhe jo një vit siç është në rastin tonë.

Biznesi do t’i duhet ta blejë këtë kasë që me gjasë do të jetë Monopol i AKEP (ky i fundit do ta marrë me tender nga një tjetër monopol) dhe kështu mbi 100 mijë biznese në Shqipëri do t’i duhet të nxjerrin para të tjera nga xhepi për të paguar koncesionet dhe tenderat e qeverisë. Por pa qenë të sigurtë nëse këto USB Token (pra Firma Dixhitale) do të jenë të përdorshme edhe në kasat aktuale fiskale.

Këto e shumë faktorë të tjerë që lidhen me hapesiren që i kanë dhënë kompanisë kroate për të kryer ndryshime ligjore, ndryshimin e sistemit të kasave, kostot e mirëmbajtjes 60 deri në 80 euro në vit e bëjnë këtë një aferë më të madhe se ajo që kishim parashikuar.

Ky sistem i ri nuk është vetëm se një kurth i qeverisë aktuale që në emër të luftës kundër informalizimit. Ne do të luftojmë për të formalizuar dhe dixhitalizuar transaksionet financiare të biznesit por fushata të tilla që mbulojnë korrupsionin dhe sisteme korruptive të cilat gjobisin e bastsin biznese thjesht për të justifikuar vjedhjen me sistemin e ri të tatimeve janë thjesht vjedhja e rradhës. Të cilën kësaj radhe do ta paguajnë shqiptarët dhe bizneset!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.