Kush na rrënoi dinjitetin!

Nga Zef Bushati – Mund të jesh i varfër, shumë i varfër por jeton me dinjitet. Të tjerët kanë respekt për ty. Mund të kesh shumë para, mund të jesh i pasur por të mungon dinjiteti, të tjerët të nëpërkëmbin, të përçmojnë, nuk kanë respekt për ty, të përbuzin, të quajnë mashtrues, drogaxhi, kriminel, i korruptuar, gënjeshtar, i pabesë. Te tjerët të largohen, nuk dëshirojnë të flasin me ty. Dhe ti nuk e kupton ende arsyen? Mendon se je njeri korrekt. Se shikon familjen tënde dhe punon me ndershmëri. Por përsëri të tjerët të nënqeshin dhe të thonë si me shaka: Përsëri u kapën 3 tonë kanabis në brigjet e Italisë. Dhe ti nervozohesh me veten e turfullon pa zë, sa shumë kanabis paska pas Shqipëria, sa shumë drogë që nuk mbaron kurrë? Pak më tutje një tjetër të thotë se u arrestuan ish-deputetë për korrupsion, se pritet të arrestohen zyrtarë të lartë për korrupsion, se ka ministra pa moral e të korruptuar, ka prokurorë e gjykatës të korruptuar, ka në popull të korruptuar dhe ti përsëri nervozohesh. Me kë? Me popullin tënd?

Përsëri takon një tjetër që të tregon se një djalë 10-vjeçar vrau me thikë vëllain e tij 13-vjeçar, se një burrë vrau gruan për prostitucion, se një makinë shtypi një plak që kalonte rrugën, një nënë me fëmijë e përplasi një veturë, se në aksident vdiqën tre vetë, se njeri qëllonte me armë, se tjetri bëri luftë me policinë. Se kriminaliteti po bën namin, se krimi i organizuar drejton shtetin, se politikanët janë të lidhur me kriminelët, se kryeministri, se ministri, se kreu i opozites, ….se se. Shqiptarët po ikin nga Shqipëria, se Shqipëria po popullohet me refugjatë që vijnë nga Afrika dhe Azia, se Shqipëria do bëhet shtet multi-etnik dhe shqiptarët do jenë minorancë në shtetin e tyre. Se na ikën infermierët, mjekët, se kush do na i vizitojë fëmijët dhe pleqtë kur të sëmuren, se varfëria po bën kërdinë, mjaft-mjaft se nuk po duron dot. Si të duket vetja? Se ti je i pasur, se ti ke para shumë. Të duket vetja me dinjitet? Po kërkon edhe ti të largohesh se nuk duron dot, kërkon të ruash dinjitetin? Po kush ta rrënoi dinjitetin se ti e kishe atë? Puna, taksat, tatimet? Jo? Po kush? A, e kuptova. “Gjobat Marramendëse”.

Po, po, sa dal në rrugë gjobat më ndjekin nga pas, sa shkoj në punë gjobat i gjej mbi tavolinë, sa shkoj në kafe më presin gjobëvënësit që më kërkojnë para, po çmendem, nuk duroj dot më. Jam bërë si budalla. Mik ruaje dinjitetin. Çfarë dinjiteti më kërkon të ruaj, unë mezi po ruaj mendjen. Po mirë more Mik, a e di se kush e ka fajin, a e di se kush ta rrënoi dinjitetin? Po. Vetvetja. Se hesht dhe nuk flas, se rri në kafe e nuk protestoj, se lejoj Qeverinë dhe Politikën që të na rrënojë gjithçka, deri edhe dinjitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?