Lёvizja Gylen dhe mediet gjermane
Gylen ka njё imazh pozitiv nё Gjermani. Pёr kёtё punojnё edhe gazetarё, tё cilёt janё vetё simpatizantё tё lёvizjes. Yunus Ulusoy nga Qendra e Esenit pёr Studimet pёr Turqinё ёshtё i sigurtё: Rrjeti i lёvizjes Gylen ka zhvilluar edhe nё Gjermani njё strukturё pushteti, qё nga jashtё as nuk mund tё kuptohet dhe as nuk mund tё kontrollohet. Tё gjithё forcёn e saj lёvizja ia kushton krijimit tё njё imazhi tё ri si njё shoqatё pёr demokracinё. Duket se imazhi ka mbёrritur edhe nё medat gjermane. Zёrat kritikё pёr mungesёn e transparencёs brenda lёvizjes apo nёnshtrimi i kёrkuar prej Gylenit nёn “tё vёrtetёn absolute tё kuranit” pёrmenden shumё rrallё.
Perceptimi jo kritik i lёvizjes Gylen nё Gjermani ka tё bёjё me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, thotё Ulusoy. “Ai ёshtё pёr njё stil autoritar de antidemokratik drejtimi dhe ёshtё njё person i urryer nё opinionin gjerman. Nё imazhin pozitiv tё lёvizjes Gylen kontribuojnё edhe gazetarёt gjermano-turq. Qendra organizative dhde ideologjike e lёvizjes Gylen nё Gjermani deri nё kohёn e puҁit ka qenё nё Gjermani nё koncernin mediatik World Media Group AG (WMG) me seli nё Offenbach mbi Main. Kjo sipёrmarrje publikonte gazetёn “Zaman-Europa”, menaxhonte njё sёrё televizionesh dhe ishte pёrgjegjёse pёr gazetёn online Deutsch-Türkische-Journal (DTJ). Pёr shkak tё vёshtirёsive financiare pas prishjes mes Erdoganit dhe Gylenit WMG u detyrua tё pushojё nga puna tё 250 ish-punonjёsit e vet.
Nё fillim tё vitit 2018 territori i sipёrmarrjes me shtёpi botuese dhe studio u shit, thotё ish-kryeredatori i Zaman-Europa. Ai vet ёshtё tani i papunё, na thotё. Tё tjerё ish-kolegё janё nё situatё tё ngjashme.Sipas mendimit tё tij dhjetё pёrqind e ish-punonjёsve tё WMG nё Gjermani tani punojnё nё media tё tjera si gazetarё apo nё industrinë e reklamave. Njёri prej gazetarёve tё Zaman punon tani nё gazetёn rajonale “Die Rheinpfalz” nё Ludvigshafen. Lidhur me konfliktin mes Erdoganit dhe Gylenit unё nuk raportoj thotё ai. “Tani unё nuk kam mё asnjё lidhje me lёvizjen Gylen”, pёrbetohet ai duke iu pёrgjigjur me shkrim kёrkesёs sonё.
Por strukturat e rrjetit tё Gylenit funksionojnё ende
Agjencia e reklamёs dhe medias “Pinien Art & Media” nё Hilden tё Renanisё Veriore-Vestfalisё shkruan nё faqen e saj: “Investiguesit tanё punojnёnё mёnyrё precize, serioze dhe tё pastёr. Mbledhin fakte, tё dhёna dhe kanё informacione nga dora e parё: Investiguesit tanё furnizojnё me informacin njё sёrё revistash politike nё mediet publike si dhe ato ndёrkombёtare.”
Njёri ndёr katёr themeluesit ёshtё sipёrmarrёsi i shtypshkronjave Erkan Köktas. I pyetur ai e konfirmon anëtarёsinё e tij nё lёvizjen Gylen si dhe angazhimin e tij tё dikurshёm pёr shoqatёn e sipёrmarrjeve tё Gylen, Fidan. Nё kolegjumin e Homepage (lexuar me 10.6.2018) pёr pёrmbajtjet redaksionale janё pёrgjegjegjёs dy ish-punonjёs tё Zaman, Hüseyin Topel dhe Fatih Aktürk.
Topel dhe Aktürk pёrmenden si bashkёthemelues po ashtu si Köktas. Ata punojnё edhe si autorё tё jashtёm pёr medie tё ndryshme gjermane,ndёr tё tjera edhe pёr emisionin e ARD-sё, Monitor, ku ёshtё raportuar pёr lёvizjen Gylen.
Pjesa e ARD-sё, WDR e konsideron si jo problematik angazhimin e Topelit si autor me materiale lidhur me ithtarёt e lёvizjes Gylen: “Zoti Topel qysh nё fillim tё bashkёpunimit me redaksinё Monitor e ka bёrё tё qartё hapur, se ka lidhje me ithtarёt e lёvizjes Gylen. Ai e ka komunikuar angazhimin e tij tё mёparshёm pёr ‘Zaman’ e po ashtu edhe pёr agjencinё (Pinien Art & Media, shёn. red.).
Edhe pёr kanalin e dytё televiziv publik nё Gjermani ZDF Topel bashkёpunon nё emisionin “Frontal 21” si dhe nё redaksi tё tjera.
Edhe Aktürk ka punuar ndёr tё tjera pёr revistёn online cicero-online, platformёn online tё Huffingtonpost si dhe pёr Südwestpresse (swp), ku ai shkruar lidhur me politikёn e represionit tё Erdoganit. Nё dy artikuj nё vitin 2017 nё deklarata edhe pёrkrahёs tё lёvizjes Gylen, tё cilёt janё nё listat e spiunazhit ose kanё probleme pёr tё hyrё nё Gjermani. Lexuesi nё asnjё radhё nuk merr informacion, qё vetё autori ka punuar pёr Zaman nё Dyseldorf, ёshtё anёtar i Gylen dhe ka bashkёthemeluar agjencinё Pinien Art & Media. Redaksia pёrgjegjёse nuk ka pasur dijeni pёr afёrsinё e tij me Gylenin. Por pёr tё tjera arsye bashkёpunimi ёshtё ndёrprerё me tё. Vetë Aktürk nuk i ёshtё pёrgjigjur pyetjes pёr aktivitetin e tij gazetaresk dhe afёrsinё me lёvizjen Gylen./dw/