Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lajthitje e Tiranës: ‘Mini Shengeni’ do shpëtojë shqiptarët nga kurthi i historisë!

Forum E shtunë, 3 Tetor 2020 17:41
Lajthitje e Tiranës: ‘Mini Shengeni’ do shpëtojë shqiptarët nga kurthi i historisë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Shaban Muarati-
Thagma më e re e absurdit qeveritar shqiptar u dëgjua në takimin e qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës në Tiranë në 2 tetor, ku në hartimin kryeministror të mikpritësit u shpall se “mini Shengeni” serb do të shpëtojë shqiptarët nga kurthi i historisë.

Për levantinët kozmopolitë të qeverisë së Tiranës quhet “kurth i historisë” kërkesa e shqiptarëve për njohjen nga Serbia të shtetit të pavarur të Kosovës, kërkesa për dënimin e Serbisë për spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar në Kosovë, mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës, reparacionet për agresionin serb në Kosovë, kërkesa për marrëdhënie vëllazërore dhe kufij të hapur pa policë e pa dogana me Shqipërinë, dëshira për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, etj.

Dhe që budallallëku qeveritar të thyejë rekorde, u deklarua në mes të Tiranës se “mini Shengeni” serb do të bëjë atë që nuk e bëri dot presidenti amerikan Trump në 4 shtator, dhe as udhëheqja e BE në Bruksel në 10 shtator, se do të na çojë drejt njohjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia.

Përçartja në nivelin më të lartë qeveritar kulmoi me teorinë e re që shqiptarët do të arrijnë bashkimin midis tyre vetëm në “mini Shengenin” serb, që don të thotë kur të bashkohen si dy republika jugosllave.

Si nuk u ndodh dikush në sallë t’i kujtonte propagandistit më entuziast ballkanik të “mini Shengenit” serb se Kosova dhe katër shtete ish-jugosllave të Ballkanit Perëndimor e kanë provuar “mini Shengenin” në Federatën komuniste Jugosllave, ku i kanë patur katër liritë e famshme, që po shiten tani si zbritje në tokë e parajsës ballkanike.

Anëtari i ri Shqipëria, që me dajre e me lodër u bashkua me “mini Shengenin” jugosllav të Serbisë, më kot shtiret sikur kur nuk e din se ku po e fut kryet.

Dikush nga fjalimshkruesit e tij patetikë duhet t’i kujtojë kryeministrit shqiptar deklaratën e presidentit të sapo zgjedhur serb Vuçiç në 6 prill 2017, kur i shpalli shtypit amerikan se projekti i tij i zonës ekonomike të përbashkët “është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë”.

Kur Beogradi në 1946 i diktoi Shqipërisë nënshkrimin e marrëveshjes skllavëruese të zonës ekonomike të përbashkët, të monedhës së përbashkët, të doganave të përbashkëta, të lirisë së forcës puntore, etj., pra projektin parardhës të “mini Shengenit”, që e bënte Shqipërinë Republikë të Shtatë të tij, e argumentoi me zbatimin e internacionalizmit ideologjik komunist.

Fjalori infantil komunist për projektet serbo-shqiptare, që sjellin lumturinë e fëmijve të fëmijve, dëgjohet sot në 2020 në Tiranë në megafonin qeveritar, njësoj si në 1946.

Por në 2 tetor 2020 kryeministri i Shqipërisë ka shpikur një argument që të le pa frymë për tejkalimin e kufijve të absurdit. Në fjalimin e tij ai i tha qeverisë së Kosovës se duhet të hyjmë dhe të besojmë në “mini Shengenin” serb se jemi më të vegjël se Serbia.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Nuk mund të ketë portret më fyes të mentalitetit të rajait, ku po e katandis Tirana rolin dhe vendin e faktorit shqiptar dhe të dy shteteve shqiptare në rajon.

Gremisja kombëtare ka rritur shpejtësinë dhe kombi vrapon drejt kurthit të hegjemonisë së Serbisë, që është kurthi real i historisë, nga i cili duhet të shpëtojë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.